Shqipëria/Aktualitet

Salih Lajçi: Veprimtaria kombëtare e grupeve ilegale në Pejë e rrethinë pas demonstratave të vitit 1981

(Kumtesa e Salih Lajçit, intelektual, veprimtar e luftëtar i dalluar i çështjes shqiptare, është me interes jo vetëm për studjuesit, por edhe për të gjithë të interesuarit për veprimtarinë e organizuar të Lëvizjes kundër pushtuesve të tokave të Shqipërisë Xh. Gj.)

Kumtesë e mbajtur më 5 qershor 2021, në Akademinë për Pranverën Shqiptare ’81 në Pejë

Shkurtore (Abstrakt)

Grupet ilegale që vepruan pas demonstratave të vitit 1981 në Pejë me rrethinë u formuan nga djem e vajza të reja që e kishin një ideal të lartë, lirinë e Kosovës. Anëtarët e këtyre grupeve ishin të rinj në moshë, kryesisht studentë dhe nxënës, disa prej tyre pjesëmarrës të demonstratve të 81-tës.

Veprimtaria kryesore e këtyre grupeve, studentë dhe nxënës të Pejës me rrethinë, para burgosjes, ishte orga­ni­zimi, leximi i literaturës, shpërndarja e trakteve dhe parullave, sigurimi i mjeteve etj.

Në Gjykatën e Qarkut në Pejë janë dënuar 14 grupe me gjithsej 104 veta, dënimet e të cilëve kanë qenë nga 6 muaj deri në 12 vjet, me gjithsej 223 vjet dënime me burg. Pas daljes nga burgu, të gjithë e vazhduan veprimtarinë e tyre në forma të ndryshme, duke u rior­ga­nizuar.

Shumica nga ata ishin orgnizatorë të demonstrave të viteve 1989 e 1990 dhe të lëvizjeve të viteve ‘90-të, si: Pajtimi i gjaqeve, nismëtarë dhe realizues të Fletëqarkores për mbledhjen e nënshkrimeve për Shpalljen e Re­pu­­blikës së Kosovës, nismëtarë dhe udhëheqës të aksioneve të ndry­shme humanitare, pjesëmarrës aktivë në demonstrata kudo nëpër Kosovë e në mërgatë, në greva e në manifestime tjera të kohës etj.

Prej këtyre grupeve dolën disa nga luftëtarët e formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot janë heronj. Djem e vajza, që dolën prej këtyre grupeve, u bënë profesionistë të zotë në fusha të ndryshme, po edhe me tituj të lartë shkencorë. 

Fjalët çelësa: Pejë, grupe, republikë, pavarësi, Kosovë.

Hyrje

Shqiptarët gjatë gjithë historisë u sakrifikuan për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohej nga gjeografia e atdheut. Ishte bërë pjesë e kulturës kombëtare përcjellja brez pas brezi e dashurisë ndaj atdheut. Ndikimi i ngja­rjeve të madha historike u absorbua nga secili brez pasardhës. 

Edhe më 1981, me demonstratat shumë të mëdha e të përgjakshme kundër pushtetit jugosllav, në pranverën e kthesave të mëdha shqiptare, u ndërtua kalaja e vetëmohimit për liri mbi bazamentin e ngritur më herët nga eminentet e çështjes shqiptare në krye me Adem De­ma­çin. Zhvillimet e shpejta dhe të një peshe të paparë deri atëherë në skenën e Kosovës, ishin befasuese vetëm për opinionin joshqiptar. Me rastin e këtyre demo­nstra­tave kishin izoluar personalitete që kanë pasur edhe veprimtari at­dhe­tare të mëparshme.1

Pasi qëllimi i kumtesës sime është ndikimi i brendshëm i 81-tës, po ndalem vetëm në disa analiza që i kam bërë lidhur me veprimtarinë e grupeve ilegale në rrethin e Pejës pas vitit 1982 e deri më1990, si një segment më i ngushtë dhe esencial i veprimtarisë kombëtare.

Në rrethin e Pejës gjatë kësaj periudhe kanë vepruar disa grupe ilegale, fizionomia e përgjithshme e të cilave ishte e ngjashme, edhe si strukturë, edhe si qëllim, edhe si formë veprimtarie.

Emëruesi i tyre i përbashkët ishte ideali i lartë i bashkimit kombëtar, edhe pse ishte krijuar mendësia se duhej  koncentruar në kërkesën për një republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, që duhej të ishte e barabartë me republikat tjera, si hap i mundshëm drejt bashkimit kombëtar.

Vetë parulla “Kosova – Republikë” ishte bërë tmerr për regjimin jugosllav, ngase ajo u shkrua që nga bankat shkollore deri në majat e malit, në lisa, në rrugë, kudo. Edhe pse nuk ishte aspirata e vetme e shkruesve, sa më shumë përndiqej aq më shumë shfaqej ajo, si një aksiomë e veprimit kundër pushtuesit.

Mënyra e veprimit të kësaj shkalle, që ishin shumë larg organizimit të kryengritjes se armatosur, si e pa­shma­ngshme, ishte minimumi logjik politik për t’ia imponuar pushtetit jugosllav kërkesën “Kosova Republikë” si zgjedhje në ato rrethana. Prandaj “Kosova Republikë” do të bëhej program dhe statut i pashkruar i grupeve ilegale, të cilat në praktikën e tyre kishin parësore idenë kombëtare, kurse rrallë ndonjë grup i ishte përkushtuar edhe zhvillimit të programeve ideologjike.

Ndikimi i 81-tës në ngjarjet e mëvonshme ishte i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë. Mënjëherë pas përfundimit të demonstratave dhe si kundërvënie dhunës së egër shtetërore jugosllave që pasoi, pjesëmarrësit e drejtëpërdrejtë të atyre demonstratave, të cilët kishin arritur të mos identifikikoheshin nga policia dhe UDB-ja, ishin angazhuar që të formonin grupet e tyre me qëllim të vazhdimit të veprimtarisë dhe konsolidimit të radhëve.

Sipas një hulumtimi që kam bërë, por jo shumë të detajuar, del se formimi patriotik i antarëve të këtyre grupeve dhe veprimtarëve të tjerë të lidhur me ta, është vazhdimësi e rrugës së trasuar edhe më heret nga ngjarje dhe figura madhore kombëtare si dhe nga patriotët e rrethit të Pejës të brezit paraprak, Mulla Zekë Bërdyna, Sylë Mehmeti, Ramadan Shala, Remzi Baloku, Nezir Gashi, Isa Demaj, Zymer Neziri etj.

Ngjarjet e 81-tes në prak dhe gjatë zhvillimit të tyre, u bënë sinonim i figurave emblematike  të Jusuf Gërvallës dhe Ali Lajçit. Ndërsa në proceset në vazhdim, kryesisht brezi i të rinjve, me një bindje të forcuar në të drejtën e liridashjes, u organizua diku në celula më të vogla e diku në organizata më të mëdha.

Analizë e veprimtarisë së disa grupeve ilegale që vepruan në territorin e Pejës, të dënuar nga viti 1981 deri në vitin 1990

Grupi i parë që u zbulua në Pejë pas Dem­on­stra­tave të 81-tës ishte i përberë nga: Ibish Neziri, Dukagjin Kelmendi, Skender Hyseni, Ethem Çeku, Beqir Ramaj, Xhemë Beqiraj, Muzli Hoti, Riza Dreshaj, Nysret Lipa, Mamujë Loshi, Enver Alushi, Avdi Hoti dhe Ismet Ibër­de­maj. Ky grup ishte i ndërlidhur me organizatën “Fronti i kuq popullor”2.  Qëllimi përfundimtar i këtij grupi ishte që “Ko­sova dhe viset e banuara me shqiptarë në RSFJ t’i bashkohen RP të Shqipërisë3 . Karaktristikë e veprimit të këtij grupi është që  disa anëtarë kanë  vepruar që nga  viti 19794. Ibish Neziri nga ky grup ishte dënuar edhe më pa­rë5.

Shaban Xhaferaj, Xhavit Xhaferaj, Hysen Berisha, Sahit Gashi, Banush Mulliqi, Shaban Shabaj dhe Muhamet Gashi, u arrestuan si grup më 1 nëntor 1981, pasi kishin vepruar rreth rreth gjashtë muaj6 . Ky grup është dënuar sipas nenit 133 të LPJ-së. Anëtarët e këtij grupi i kishin shkruar parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hater, ja me luftë”, “Pa liri, s’ka drejtësi” dhe “Kosova republikë”, në rrugën Pejë-Deçan, në Lubeniq etj.7

Në janar të vitit 1982 ishin arrestuar pjestarët e organizatës “Pavarësia”. Kjo organizatë në thelbin e vet nuk dallon nga grupet e tjera ilegale,  me kërkesën “Kosova–Republikë”8, por platformën e vet e kishte shtruar si kërkesë për Republikë të Pavarur të Kosovës. Kishte përgatitur për botim  revistën “Pavarësia”, “gazetë ilegale e studentëve të Universitetit të Prishtinës”9. Anëtarët e këtij grupi ishin: Halil Berisha, Sali Kelmendi, Ujkan Nikçi, Salih Lajçi, Naser Salihaj, Brahim Dreshaj, Mustafë Lajçi, Tahir Murtezi dhe Brahim Nikç. Shumica kishin qenë pjesëmarrës të demonstratave në Prishtinë dhe organizatorë për zgjerim të demonstratave në Pejë. E ve­ça­nta e këtij grupi ështe se dënimi  u është ngritur nga Gjy­ka­ta e Supreme e Kosovës11 , të gjithëve. Parullat të cilat i ki­shin shkruar ishin: “Kosova Republikë”, “Isuf Gërvalla”, Pavarësi Kosovës” dhe “Rrnoftë Republika”12..

Pos këtyre anëtarëve të grupit të cilët u dënuan me gjykim të formës së prerë, u moren në pyetje edhe shumë të tjerë, u dënuan disa për kundërvajtje, por u ndërpre zinxhiri i zbulimit të anëtarëve të tjerë[1]10.

Grupi tjetër ilegal, i përbërë nga Skëndër Krasniqi, Xhemë Lajçi, Skënder Berisha, Nimon Krasniqi, Hazir Lulaj, Enver Ademaj, Enver Krasniqi, Hysen Lajçi, Xhafer Mulliqi dhe Esat Shala  i  konsoliduar në tetor të vitit 1981, në thelb të veprimtarisë se vet e kishte qëllimin që “me forcë  ose në mënyrë tjetër antikushtetuese ta shkëpusë KSA të Kosovës dhe viset tjera të banuara me shqiptarë në RSFJ, nga territori i RSFJ-së, e t’ia bashkangjes RPS të Shqipërisë”13. Ata “mbajten takime, dhanë betimin14, paguan anëtrësinë,  u interesuan për organizimin e demonstratave dhe përhapen literaturës me përmbajtje propagandistike”15. Të gjithë ishin studentë. U dënuan më  28 shkurt 1983. (shih tabelën)

Grupi i dënuar më 15 maj 1984, i përbërër nga  Selim Lulaj,  Haki Zekaj, Rrahman Haxhiaj, Gazmend Muha­xheri, Shkelzen Muriqi dhe Agron Kuqi në platformën e tyre kishin  “që Kosova të fitojë statusin e Republikës”. Grupi është betuar para flamurit kombëtar dhe ka zgjedhur kryetarin e grupit Selim Lulaj16. Edhe këta të gjithë ishin studentë. Vlen të ceket se një anëtar i këtij grupi, Gazmend Muhaxheri ishte dënuar për herë të dytë viteve 90-ta.

Grupi i dënuar më 25 qershor 1984, me anëtarë Adem Grabocin, Xhemajl Fetahajn, Vehbi Fetahajn, Avdi Avdimetajn, Rexhep Kelmendin, Zenel Kadriajn, Isa Hasanmetajn, Muharrem Fetahajn, Fari Bërdyna, Miftar Fetahajn, Demë Fetahajn, Blerim Muriqin, Musa Hasanajn dhe Adem Kelmendin në boshtin e veprimeve kishin “që me forcë  t’i ndryshojnë kufijtë në mes republikave dhe krahinave autonome në RSFJ”17, si dhe “planifikimin dhe mbajtjen të demonstratave armiqsore në qytetin e Pejës, më datën 11 mars në orën 13”, për shënimin  e përvjetorit të demonstratave të 81-tës në Prishtinë dhe disa vendeve tjera në Kosovë”18. Nga ky grup, Adem Grabovciështë dënuar për herë të  dytë në vitin 198919. Ndër parullat që i kishte shkruar ky grup ishin: “Kosova Republikë”, “Trepca është e jona”, “Lavdi shokëve të rënë në burgje”, “Poshtë tradhëtarët”, “Poshtë serbomëdhenjtë”, “Lironi shokët nga burgu”, “RSK”. Nga literatura u është konfiskuar: “Zëri i Kosovës”, “Fatosi”, “Raporti i Kongresit të PPSh-së”, foto të Enver Hoxhës, “Jeta e re” e vitit 1958, ku ishte botuar pjesë e romanit “Gjarpinjtë e gjakut” e Adem Demaçit etj.20

Organizata patriotike “Ideali” (ose grupi i vajzave pasi shumica e anëtarëve ishin vajza), i përbërë nga Robert Rasaj, Have Shala, Zyrafete Muriqi, Myrvete Dreshaj, Hidajete Kelmendi, Safete Krasniqi, Avni Haxhaj, Zoge Shala dhe Emine Ahmeti, ishte formuar në tetor të vitit 198421. Pasi disa anëtarë kishin ndërmarrë aksione prej rreth dy vitesh më parë22, veprimtaria e kësaj organizate23 ishte zbuluar dhe ishin arrestuar të gjithë anëtarët, më datën 19 dhjetor të vitit 1984. Veprimtaria e saj kishte qenë e dëndur, pas emërtimit të grupit dhe dhënies së betimit24, prandaj edhe mundësia për të rënë në sy kishte qenë e madhe. Aksionet e tyre ishin kryer më datat 2, 4 tetor, 22 nëntor dhe 8 dhjetor 198425. Të gjithë anëtarët e grupit ishin nxënës të shkollave të mesme dhe pothuajse të gjithë të një gjenerate. Veprimtaria e kësaj organizate ishte kryesisht shpërndarja e pamfleteve26, të cilat i kishin hartuar vetë anëtarët e saj. Ata kishin mbajtur takime, kishin grumbulluar material propagandistik27 dhe mjete tjera28.

Ata ishin frymëzuar nga revistat ilegale „Liria“ dhe „Zëri i Kosovës“, nga Televizioni Shqiptar dhe nga edukimi familjar29. Por frymëzimi kryesor kishin qenë demonstratat e vitit 1981.

Grupi “Besa – Besë”30,  i përbërë nga Lulëzim Etemaj, Ramiz Ukaj, Ali Bajraktari, Naim Gjuraj, Arif Bajraktari, Luljeta Zekaj dhe Gëzim Mekuli, i themeluar më 22 tetor të vitit 1983, në platformën e vet kishte qëllim “që KSA e Kosovës në mënyrë antikushtetuese të fitojë statusin e Republikës”31.

9.Grupi “Bashkimi i rinisë komuniste shqiptare”32, i the­me­luar më 6 qershor 1985 në Karagaq, me anëtarët Nezir Nikçi, Rexhep Kelmendi, Rexhë Abazi, Gani Fetaj, Musli Atashi, Xhavit Krasniqi. Të gjithë nxënës, karakterizohet me idenë “ të shpall Kosoven Republikë”33. Ata kishin bërë betimin se “Kush është shqiptar le të betohet se do të luftojë për Republikën e Kosovës deri në vdekje”34 . Ata kishin grumbulluar para për të blerë materiale të nevojshme për grupin35. Ku grup përbëhej nga nxënës të gjimnazit dhe shkollës së artit. Katër prej tyre kanë qenë të mitur36.

10. Sahit Berisha, Feriz Hoti, Zymber Gashi, Salih Kabashi, Ramadan Shala, Rifat Biringjiku dhe Destan Bujupi ishin anëtarë të organizatës “Lëvizja për Republikën shqiptare në Jugosllavi”37  . Qëllimi i veprimtarisë së këtij grupi ishe që “KSA e Kosovës ta fitojë statusin e Republikës”38. Veprimtaria e këtij grupi kishte filluar nga viti 198039 . Këta veprimtarë ishin arrestuar në nëntor 1985. Literatura që e kishte shfrytëzuar grupi ishte: Gazetat “Liria” dhe “Zëri i Kosovës”, vepra “Titistët” e Enver Hoxhës etj. Ramadan Shala, anëtar i këtij grupi ishte i dënuar edhe më parë40. Anëtarët e grupit kanë paguar për anëtarësi41

11. Adem Grabovci, Sami Elshani, Ismet Elshani dhe Bekim Kelmendi42 u arrestuan më 27, 28 dhe 29 mars 1989, në demonstratat e mbajtura në Pejë. Ata kishin rënë në sy për shkak të ekspozimit të dukshëm në domnstrata, ku ishin brohoritur parullat “Kosova Republikë”, Kushtetutën s’e japim”. Për t’iu kundërvënë shpërndarjes së demonstruesve kishin hudhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të forcave policore43.

12. Rexhë Lajçi, Agim Elshani dhe Ismet Buxhovi, nxënës të gjimnazit të Pejës, ishin dënuar si grup me nenin 134/1 të LPJ44, ngase kishin kundërshtuar dhunën e ushtruar nga zëvendëdrejtori i gjimnazit i kombësisë serbe. Ky rast dëshmon më së miri se gjimnazi ishte nën masat e dhunshme.

13. Ndër grupet e fundit të periudhës dhjetëvjeçare është edhe grupi “Besa”45 i formuar nga Arben Kadriu, Adrian Krasniqi, Nusrete Haxhiaj, Begije Muriqi dhe Fahrije Shala, nxënës të gjimnazit të Pejës. Pas një bashkëpunimi prej dy-tri vitesh, në mars të vitit 1990, kjo pesëshe ia jep emrin grupit, bën betimin, cakton pseudonimet dhe parashtron pikat kryesore për të bërë statusin dhe parashtruar qëllimet. Qëllimi kryesor i këtij grupi ishte zbulimi, përcjellja dhe diskreditimi i bashkëpunëtorëve të pushtuesit, si dhe fillimi i sigurimit të armatimit për celulat e para të armatosura për përgatitjen e kryengritjës46. Anëtarët e këtij grupi nuk ishin zbuluar.

Të dënuarit politik të këtyre grupeve ishin të rinj dhe veprimtaria e tyre ishte simbolike në krahasim me dënimet e gjata të cilat iu ishin shqiptuar, por qëndrimi i tyre në mbrojtje të kauzës, të idealit për liri dhe bashkim kombëtar ishte vlera më e madhe e kohës.

14.Gjimnazi i Pejës ishte  bërë vatër e pashuar e veprimtarisë at­dhe­tare. Çdo gjeneratë e maturantëve krijonte  organizata pa­tri­ot­ike ilegale. Nga kjo shkollë është dënuar edhe profesoresha Shege Kelmendi47, e cila kishte qenë frymëzuesja më e madhe e nxënësve të saj për të vepruar në dobi të çeshtjes shqiptare. Po ashtu ishin dënuar edhe profesorët  Bajram Malë Metaj dhe Sejdi Halil Zogaj, që nga viti 1983, të cilët kishin lexuar dhe shpërndarë “Zërin e Kosovës” dhe literaturë tjetër “të ndaluar”. Ata kishin qenë të ndërlidhur me Salih Kabashin, i cili kishte qenë i dënuar paraprakisht. Ishin dënuar më 28 maj 198648. Në Gjykaten e Pejës u dënuan edhe Sali Luka dhe Nezir Fejza dhe Smajl Dinaj me grupin e Gjakovës.

Krahas evoluimit të përgjithshëm të lëvizjes për çlirimin e Kosovës, evoluoi edhe veprimtaria e bartësve të këtyre organizimeve, duke  kontribuar në krijimin e Këshillit të Rrethit të LPK-së për Pejë dhe Këshillit të Rrethit të LPK-së për Rugovë.

Një pjesë u kyçen në partitë politike (Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK, Partinë Parlamentare të Kosovës-PPK etj.). Nga pjestarët e këtyre grupeve patriotike u realizuan shumë nisma të tyre: Pajtimi i gjaqeve, Fletëqarkorja për Republiken e Kosovës, Familja ndihmon familjen etj.

Përmasat e veprimtarisë kombëtare për liri në këtë periudhë, në rrethin e Pejës janë më të gjera. Grupe dhe individë u arrestuan, u keqtrajtuan në mënyrë mizore dhe u dënuan vazhdimisht deri në prak të çlirimit të Kosovës.

Ka vend për studime të hollësishme, duke i ndjekur rrugët e lidhjeve të grupeve dhe veprimtarëve në mes veti, strukturën e tyre profesionale dhe moshore, kohën e veprimtarisë, aktivitetin pas lirimit nga burgu, pjesëmarrjen në luftën çlirimtaresi dhe aktiviteti i tyre psa çlirimit50. Veçanërisht duhet bërë studim të hollësishem për grupe të dënuara nga Gjykatat Ushtarake të Jugosllavisë (në tabelë kam paraqitur të dhëna vetëm për disa veta të dënuar me grupe të ndryshme: Naim Maloku, Binak Dina, Avdi Lajçi, Sylë Dembogaj, Bajram Kelmendi dhe Nufri Leka).

Një karakteristikë e veçantë e të gjitha grupeve është se shumica e pjesëtarëve të tyre ishin ushtarë, komandantë njësishë,  komandantë brigade, eprorë në stukturat e ZOD-it dhe anëtar në SHP, përgjegjës në fondin ‘’Vendlindja thërret’’,  në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi deri në rënien e tyre heroike në vijat e frontit, si Xhemajl Fetahaj, Adrian Krasniqi, Selman Lajçi49, promotorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

          Përfundim

Kërkesa “Kosova Republikë” ishte përfaqësuese e të gjitha kër­ke­sa­ve të të gjitha grupeve të formuara pas demonstratave të vitit 1981, në Pejë, në anën  e sipërme të Rrafshit të Dukagjinit dhe në Rugovë, të cilat qëllimin përfundimtar e kishin subjektivitetin e Kosovës deri në shkëputje dhe bashkimin kombëtar. Anëtarët e këtyre grupeve ishin frymëzuar nga veprimtaria e Adem Demaçit dhe e brezit të 68-tshit, nga Ali Lajçi dhe brezi i 81-shit, nga jehona e vrasjes se Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës dhe nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare që u përndoqen poli­ti­kisht për mendimin e tyre dhe për fjalën e tyre. Në këtë kumtesë kam përfshirë vetëm faktet e përshkruara nëpër aktgjykime dhe aktakuza. Nga ato kam veçuar përmbajtjet e pamfleteve, parullat, tekstet e betimit dhe veprimet organizative.

Nga evidencat arkivore del se janë burgosur 104 veta, në kuadër të 14 grupeve. Disa të burgosur të rrethit të Pejës janë dënuar me grupe që kanë vepruar në rrethet e tjera, por që i kanë dënuar në Gjy­katën e Qarkut në Pejë, si dhe shtat veta i kanë dënuar gjykatat ush­­tarake. Kam përfshirë edhe dy veta të dënuar individualisht, po­ashtu në Pejë, dhe një të dënuar në Sarajevë. Dënimet e shqip­tu­ara kanë qenë  nga neni 136, 134,114 dhe 133 i Ligjit Penal të Jugosllavisë dhe lartësia e dënimit ka qenë nga 6 muaj deri në 12 vjet, që mbërrijnë shifren 223 vjet burg. Mosha mesatare e të dënuarëve ka qenë nga 18-22 vjeç. (Shihni tabelën).

Analizë e veprimtarisë së grupeve ilegale që vepruan në territorin e Pejës, të dënuar nga viti 1981 deri në vitin 1991

Grupet ilegale që vepruan pas demonstratave të vitit 1981 në Pejë u formuan nga djem e vajza të reja që e kishin një ideal të lartë, lirinë e Kosovës. Anëtarët e këtyre grupeve ishin të rinj në moshë, kryesisht studentë dhe nxënës, disa prej prej tyre pjesëmarrës të demonstratve të 81-tës.

Veprimtaria kryesore e këtyre grupeve, para burgosjes, ishte orga­ni­zimi, leximi i literaturës, shpërndarja e trakteve dhe parullave, sigurimi i mjeteve etj.

Në Gjykatën e Qarkut në Pejë janë dënuar penalisht 14 grupe.

Pasi qëllimi i kumtesës sime është ndikimi i brendshëm i 81-tës, po ndalem vetëm në disa analiza që i kam bërë lidhur me veprimtarinë e grupeve ilegale në rrethin e Pejës pas vitit 1981 për një dekadë.

I. Grupi i parë që u zbulua në Pejë pas Dem­on­stra­tave të 81-tës ishte i përberë nga: Ibish Neziri, Dukagjin Kelmendi, Skender Hyseni, Ethem Çeku, Beqir Ramaj, Xhemë Beqiraj, Muzli Hoti, Riza Dreshaj, Nysret Lipa, Mamujë Loshi, Enver Alushi, Avdi Hoti dhe Ismet Ibër­de­maj. Ky grup ishte i ndërlidhur me organizatën “Fronti i kuq popullor”.  Qëllimi përfundimtar i këtij grupi ishte që “Ko­sova dhe viset e banuara me shqiptarë në RSFJ t’i bashkohen RP të Shqipërisë. Karaktristikë e veprimit të këtij grupi është që  disa anëtarë kanë  vepruar që nga  viti 1979. (Ibish Nezirin ngjarjet e 81 e  kishin gjetur në burg).

II. Grupin e dytë, Shaban Xhaferaj, Xhavit Xhaferaj, Hysen Berisha, Sahit Gashi, Banush Mulliqi, Shaban Shabaj dhe Muhamet Gashi, u arrestuan më 1 nëntor 1981, pasi kishin vepruar rreth gjashtë muaj. Ky grup është dënuar sipas nenit 133 të LPJ-së. Anëtarët e këtij grupi i kishin shkruar parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hater, ja me luftë”, “Pa liri, s’ka drejtësi” dhe “Kosova republikë”, në rrugën Pejë-Deçan etj.

III. Në janar të vitit 1982 ishin arrestuar pjestarët e organizatës “Pavarësia”. Kjo organizatë në thelbin e vet nuk dallon nga grupet e tjera ilegale,  me kërkesën “Kosova–Republikë”, por platformën e vet e kishte shtruar si kërkesë për Republikë të Pavarur të Kosovës. Kishte përgatitur për botim  revistën “Pavarësia”, “gazetë ilegale e studentëve të Universitetit të Prishtinës”. Anëtarët e këtij grupi ishin: Halil Berisha, Sali Kelmendi, Ujkan Nikçi, Salih Lajçi, Naser Salihaj, Brahim Dreshaj, Mustafë Lajçi, Tahir Murtezi dhe Brahim Nikçi. Shumica kishin qenë pjesëmarrës të demonstratave në Prishtinë dhe organizatorë për zgjerim të demonstratave në Pejë.

E ve­ça­nta e këtij grupi ështe se dënimi  u është ngritur nga Gjy­ka­ta Supreme e Kosovës. Parullat të cilat i ki­shin shkruar ishin: “Kosova Republikë”, “Isuf Gërvalla”, Pavarësi Kosovës” dhe “Rrnoftë Republika”.

IV Grupi i katërt: Rexhë Lajçi, Agim Elshani dhe Ismet Buxhovi, nxënës të gjimnazit të Pejës, ishin dënuar si grup me nenin 134/1 të  LPJ, ngase kishin kundërshtuar dhunën e ushtruar nga zëvendësdrejtori i gjimnazit i kombësisë serbe. Ky rast dëshmon më së miri se gjimnazi ishte nën masat e dhunshme.

V. Grupi i pëstë, i përbërë nga Skëndër Krasniqi, Xhemë Lajçi, Skënder Berisha, Nimon Krasniqi, Hazir Lulaj, Enver Ademaj, Enver Krasniqi, Hysen Lajçi, Xhafer Mulliqi dhe Esat Shala  i  konsoliduar në tetor të vitit 1981, në thelb të veprimtarisë së vet e kishte qëllimin që “me forcë  ose në mënyrë tjetër ta shkëpusë KSA të Kosovës dhe viset tjera të banuara me shqiptarë në RSFJ, nga territori i RSFJ-së, e t’ia bashkangjes RPS të Shqipërisë”. Ata “mbajten takime, dhanë betimin, paguan anëtrësinë,  u angazhuan për organizimin e demonstratave dhe përhapen literaturë. Të gjithë ishin studentë. U dënuan më  28 shkurt 1983.

     VI. Grupi i gjashttë i dënuar më 15 maj 1984, i përbërër nga  Selim Lulaj,  Haki Zekaj, Rrahman Haxhiaj, Gazmend Muha­xheri, Shkelzen Muriqi dhe Agron Kuqi në platformën e tyre kishin shkruar që ‘’Kosova të fitojë statusin e Republikës”. Grupi është betuar para flamurit kombëtar dhe ka zgjedhur kryetarin e grupit Selim Lulaj. Edhe këta të gjithë ishin studentë. Vlen të ceket se një anëtar i këtij grupi, Gazmend Muhaxheri ishte dënuar për herë të dytë  në vitin 93.

VII. Grupi i Shtatë i dënuar më 25 qershor 1984, me anëtarë Adem Grabocin, Xhemajl Fetahajn, Vehbi Fetahajn, Avdi Avdimetajn, Rexhep Kelmendin, Zenel Kadriajn, Isa Hasanmetajn, Muharrem Fetahajn, Miftar Fetahajn, Demë Fetahajn, Blerim Muriqin, Fahri Bërdynën, Musa Hasanajn dhe Adem Kelmendin në boshtin e veprimeve kishin “që me forcë  t’i ndryshojnë kufijtë në mes republikave dhe krahinave autonome në RSFJ dhe formimin e Republikës Shqiptare ne jugosllavi”, si dhe “planifikimin dhe mbajtjen të demonstratave në qytetin e Pejës, më datën 11 mars”, për shënimin  e përvjetorit të demonstratave të 81-tës në Prishtinë dhe disa vendeve tjera në Kosovë”. Nga ky grup, Adem Grabovciështë dënuar për herë të  dytë në vitin 1989. Ndër parullat që i kishte shkruar ky grup ishin: “Kosova Republikë”, “Trepça është e jona”, “Lavdi shokëve të rënë në burgje”, “Poshtë tradhëtarët”, “Poshtë serbomëdhenjtë”, “Lironi shokët nga burgu”, “RSK”. Nga literatura u është konfiskuar: “Zëri i Kosovës”, “Fatosi”, “Raporti i Kongresit të PPSh-së”,  “Jeta e re” e vitit 1958, ku ishte botuar pjesë e romanit “Gjarpinjtë e gjakut” e Adem Demaçit etj.

   VIII. Organizata patriotike “Ideali” e përbërë nga Robert Rasaj, Have Shala, Zyrafete Muriqi, Myrvete Dreshaj, Hidajete Kelmendi, Safete Krasniqi,

 Avni Haxhaj, Zoge Shala dhe Emine Ahmeti, ishte formuar në tetor të vitit 1984. Të gjithë anëtarët e grupit ishin nxënës të shkollave të mesme.

Veprimtaria e kësaj organizate ishte kryesisht shpërndarja e pamfleteve, të cilat i kishin hartuar vetë. Ata kishin mbajtur takime,kishin berë betimin, kishin grumbulluar material propagandistik dhe mjete tjera.

Ata ishin frymëzuar nga revistat ilegale „Liria“ dhe „Zëri i Kosovës“, nga Televizioni Shqiptar dhe nga edukimi familjar. Por frymëzimi kryesor kishte qenë demonstratat e vitit 1981.

IX. Grupi i nëntë, “Besa – Besë”,  i përbërë nga Lulëzim Etemaj, Ramiz Ukaj, Ali Bajraktari, Naim Gjuraj, Arif Bajraktari, Luljeta Zekaj dhe Gëzim Mekuli, i themeluar më 22 tetor të vitit 1983, në platformën e vet kishte qëllim “që KSA e Kosovës të fitojë statusin e Republikës”.

X. Grupi i dhjettë, “Bashkimi i rinisë komuniste shqiptare”, ishte the­me­luar më 6 qershor 1985 në Karagaq, me anëtarët Nezir Nikçi, Rexhep Kelmendi, Rexhë Abazi, Gani Fetaj, Musli Atashi, Xhavit Krasniqi, të gjithë nxënës. Ata kishin bërë betimin se “Kush është shqiptar le të betohet se do të luftojë për Republikën e Kosovës deri në vdekje”. Kishin grumbulluar para për të blerë materiale të nevojshme për grupin. Ky grup përbëhej nga nxënës të gjimnazit dhe shkollës së artit. Katër prej tyre kanë qenë të mitur.

XI. Grupi i njëmdhjetë: Sahit Berisha, Feriz Hoti, Zymber Gashi, Salih Kabashi, Ramadan Shala, Rifat Biringjiku dhe Destan Bujupi ishin anëtarë të organizatës “Lëvizja për Republikën shqiptare në Jugosllavi” . Qëllimi i veprimtarisë së këtij grupi ishe që “KSA e Kosovës ta fitojë statusin e Republikës”. Veprimtaria e këtij grupi kishte filluar nga viti 1980. Këta veprimtarë ishin arrestuar në nëntor 1985. Literatura që e kishte shfrytëzuar grupi ishte: Gazetat “Liria” dhe “Zëri i Kosovës”, vepra “Titistët” etj. Ramadan Shala, anëtar i këtij grupi ishte i dënuar edhe më parë. Anëtarët e grupit kanë paguar anëtarësi. 

XII .Grupi i dymbëdhjetë: Adem Grabovci, Sami Elshani, Ismet Elshani dhe Bekim Kelmendiu arrestuan më 27, 28 dhe 29 mars 1989, në demonstratat e mbajtura në Pejë. Ata kishin rënë në sy për shkak të ekspozimit të dukshëm në domnstrata, ku ishin brohoritur parullat “Kosova Republikë”, ‘’Kushtetutën s’e japim” etj. Për t’iu kundërvënë shpërndarjes së demonstruesve kishin hudhur gurë dhe koktej molotovi në drejtim të forcave policore.

 XIII. Grupi i trembëdhjetë: Ndër grupet e fundit të periudhës dhjetëvjeçare është edhe grupi “Besa” i formuar nga Arben Kadriu, Adrian Krasniqi, Nusrete Haxhiaj, Begije Muriqi dhe Fahrije Shala, nxënës të gjimnazit të Pejës. Pas një bashkëpunimi prej dy-tri vitesh, në mars të vitit 1990, bënë betimin. Qëllimi kryesor i këtij grupi ishte  sigurimi i armatimit për celulat e para të armatosura për përgatitjen e kryengritjës. Anëtarët e këtij grupi nuk ishin zbuluar

 XIV. Gjimnazi i Pejës ishte  bërë vatër e pashuar e veprimtarisë at­dhe­tare. Çdo gjeneratë e maturantëve krijonte  organizata pa­tri­ot­ike ilegale. Nga kjo shkollë është dënuar edhe profesoresha Shege Kelmendi. Po ashtu ishin dënuar edhe profesorët  Bajram Malë Metaj dhe Sejdi Halil Zogaj, nga shkollat tjera.

Në Gjykaten e Pejës u dënuan edhe Sali Luka dhe Nezir Fejza me grupin e Gjakovës.

Veçanërisht duhet bërë studim të hollësishem për grupe të dënuara nga Gjykatat Ushtarake të Jugosllavisë: Naim Maloku, Binak Dina, Avdi Lajçi, Sylë Dembogaj, Bajram Kelmendi, Zeqë Kastrati dhe Nufri Leka.

Krahas evoluimit të përgjithshëm të lëvizjes për çlirimin e Kosovës, evoluoi edhe veprimtaria e bartësve të këtyre organizimeve, duke  kontribuar në krijimin e Këshillit të Rrethit të LPK-së për Pejë dhe Këshillit të Rrethit të LPK-së për Rugovë.

Një pjesë u kyçen në partitë politike (Lidhjen Demokratike të Kosovës-LDK, Partinë Parlamentare të Kosovës-PPK etj.). Nga pjestarët e këtyre grupeve patriotike u realizuan shumë nisma të tyre: Pajtimi i gjaqeve, Fletëqarkorja për Republiken e Kosovës  etj.

Përmasat e veprimtarisë kombëtare për liri në këtë periudhë, në rrethin e Pejës janë më të gjera.

 Grupe dhe individë u arrestuan, u keqtrajtuan në mënyrë mizore dhe u dënuan vazhdimisht deri në prak të çlirimit të Kosovës.

Një karakteristikë e veçantë e të gjitha grupeve është se shumica e pjesëtarëve të tyre ishin ushtarë, komandantë njësishë,  komandantë brigade, eprorë në ZOD-it dhe anëtar në SHP, përgjegjës në fondin ‘’Vendlindja thërret’’,  në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi deri në rënien e tyre heroike në vijat e frontit, si Adrian Krasniqi, Xhemajl Fetahaj, Selman Lajçi, Ibrahim Nikçi, promotorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas çlirimit, disa anëtarë të këtyre grupeve u bënë kryetarë komune, deputetë në Parlamentin e Kosovës, ministra, profesorë univesitar, dekanë; disa kanë botuar  vepra të ndryshme shkencore dhe publictike.

Përfundim

Kërkesa “Kosova Republikë” ishte përfaqësuese e të gjitha kër­ke­sa­ve të të gjitha grupeve të formuara pas demonstratave të vitit 1981, në Pejë, të cilat qëllimin përfundimtar e kishin subjektivitetin e Kosovës deri në shkëputje dhe bashkimin kombëtar. Anëtarët e këtyre grupeve ishin frymëzuar nga veprimtaria e Adem Demaçit dhe e brezit të 68-shit, nga Ali Lajçi dhe brezi i 81-shit, nga jehona e vrasjes se Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare që u  sakrifikuan në breza.

 Në këtë kumtesë kam përfshirë vetëm faktet e përshkruara nëpër aktgjykime dhe aktakuza. Nga ato kam veçuar përmbajtjet e pamfleteve, parullat, tekstet e betimit dhe veprimet organizative.

Nga evidencat arkivore del se janë burgosur 104 veta, në kuadër të 14 grupeve.

 Dënimet e shqip­tu­ara kanë qenë  nga neni 114, 133, 134 dhe 136 të LPJ dhe lartësia e dënimit ka qenë nga 6 muaj deri në 12 vjet, që mbërrijnë afersisht 223 vjet burg. Mosha mesatare e të dënuarëve ka qenë nga 18-22 vjeç (duke mos llogaritur moshen e  të denuarve për herë të dytë).

Përveç atyre që janë heronj e dëshmorë, sot nuk jetojnë më as Ramadan Shala, Rexhep Kelmendi, Halil Berishës, Qerim Kelmendi, Destan Bujupi….

Ata e lanë borxhin ndaj atdheut, ne iu kemi borxh atyre respektin te përjetshëm.


1 Me vendime të Qe­ve­ri­së së Kosovës, Zymer Nezirin, në prill 1981 e kanë izoluar dy muaj, në burgjet e qarkut në Prishtinë dhe në Mit­rovicë, ku ishte me Binak Ulajn e Zenel Kelmendin, si dhe Mujë Ru­go­va, një muaj, në maj 1981, në Burgun e Qarkut në Mit­rovicë, ku ishte me Zenun Gjocajn.

2 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 169/81, më dt. 22.3.1982.

3 Po aty, fq. 10.

4 Sabile Keçmezi – Basha, Të burgosurit politikë shqiptarë 1945 – 1990, Gjatë viteve 1945-1990 në ish-Jugosllavi shqiptarët kaluan në burgje 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burgim, ’’ Logos-A’’, 2009, Shkup, Prishtinë, Tiranë, faqe 317.

5 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 22/81, më dt. 6.4.1981.

6 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 8/82, më dt. 12.10.1981.

7 Po aty, fq. 2.

0 Në Gjykatën e Qarkut Prishtinë, më datën 20.10.1981, me Aktgjykim   P. nr. 149/81, u dënuan: Ali Lajçi, Riza Demaj, Sylë Muja, Ramë Demaj nga Peja, që ishin disa nga protagonistët e demonstratave të 11 marsit 1981. Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënua edhe Ekrem Kryeziu   nga Peja,   me Aktgjykim P. nr. 73/82  më datë 29.9.1982

8 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Ap. Kzh. nr. 345/82, më dt.16.9.1983, fq.7: “KAS e Kosoves ta  fitonte statusin e republikës”.

9 Po aty.    

11 Aktgjykimi i Gjyaktës Supreme të Kosovës, Prishtinë, Ap. Kzh. nr. 345/82, fq. 7,  më dt. 18.2.1983.

12 Po aty, fq. 4.

10 Disa i kanë dënuar me kundërvajtje: Zymer Salihaj, Haki Nikçi, Qerim Nikçi, Mujë Dreshaj, Rifat Muriqi e disa kanë arritur të arratisen (Muhamet Kelmendi) Shihni: Fletëparaqitje penale, Prokuroria e Qarkut, Pejë, Nr.7/81, më dt. 4.3.1982.

13 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P.nr.20/83, më dt. 2.3.1983, faqe 6.

14 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prishtinë, KP. nr. 218/83, më dt. 5.5.1985, fq. 6: “Betohem se do t’i kryej të gjitha detyrat e nga goja ime nuk do të del asnjë emër”.

15 Po aty, fq. 7.

16 Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, AP-Kz – nr. 106/85, më dt. 26.9.1985,

fq. 4.

17 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 42/84, më dt. 25.6.1984, fq. 18.

18 Po aty.

19 Sabile Keçmezi – Basha, Të burgosurit politikë shqiptarë 1945 – 1990, Gjatë viteve 1945-1990 në ish-Jugosllavi shqiptarët kaluan në burgje 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burgim, ’’ Logos-A’’, 2009, Shkup, Prishtinë, Tiranë, Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë, 1945-1990, fq. 340.

20 Ibish Neziri, Këtu jam për t’i luftuar armiqtë, monografi për dëshmorin e kombit Xhemajl Fetahaj, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2013, fq. 253, 285.

21 Aktgjykim i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 60/85, më dt. 30.5.1985  dhe Aktgjykim i Gjykatës Supreme të Kosovës, AP. nr. 400/85, më dt. 25.4.1986.

22 Aktgjykim i Gjykatës së Qarkut, në Pejë, P.nr.60/85, më dt. 30.05.1985, fq. 5: “Gjatë vitit 1982, e akuzuara Have Shala, prej Hidajete Kelmendit ka marrë revistën me përmbajtje armiqësore “Liria”.

23 Po aty, fq.6

24 Po aty: “Betohem se do të luftoj për rrugën e lirisë së këtij populli në Kosovë dhe formimin e republikës së shqiptarëve në Jugosllavi”

25 Po aty, fq. 6, 7.

26 Citat nga njëri prej pamfleteve: “Po, ne jemi ata që do t’iu dalim ballë për ballë. Do të luftojmë në çdo mënyrë, e edhe me pushkë, deri sa të fitojmë”. Faksimile e pamfletit nga arkivi personal i Zyrafete Muriqit – Lajçit.

27 Aktgjykim i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 60/85, më dt. 30.5.1985, fq.9; Teuta Hadri, Leksikoni i grave të Lëvizjes ilegale për çlirim, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Koso­vës, Prishtinë, 2013, fq.179.

28 Po aty.

29 Po aty.

30 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 99/85, më  dt. 11.7.1885, fq. 5..

31 Po aty.

32 Aktakuza e Prokurorisë së Qarkut, Pejë, PP, nr. 288-85, dt.5.2.1986, fq. 2.

33 Po aty, fq. 9.

34 Po aty, fq. 9

35 Po aty, fq.2.

36 Aktgjykim i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prishtinë, AP-Kzh, nr. 429/86, fq. 2.

37 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 80/86, më dt.18.6.1986, dhe Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, P.nr.84/87, më dt.18.6.1987.

38 Po aty, fq.3

39 Po aty, fq, 5.

40. Po aty, fq, 9

41 Po aty, fq, 9

42 Grupi i dënuar për Demonstratat e vitit 1989, Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, PP.nr.95/89, më dt. 25.9.1989.

43 Prokuroria e Publike e Qarkut, Pejë, Aktakuzë, PP. nr. 61/89, më dt. 6.6.1989, fq. 2, 3, 4.

44 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë,  P. nr. 31/82, më dt. 7.6.1982.

45 Alban Y. Neziri, Nesrete Haxhiaj, Adem Loshi, ‘’Në vend të parathënies’’, në: Arben Sylë Kadriu, Hije kalorësi, përmbledhje e poezive dhe e shkrimeve, përgatitja per shtyp prof. dr. Alban Y. Neziri, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2020, fq.8; Faton Mehmetaj, Adrian Krasniqi-Rexha (Një jetë e një vdekje për atdhe), ’’Zgji­mi’’, Prishtinë, 2001, fq. 16.

46 Begije Muriqi, Kujtime, Pejë, më dt. 16.10. 2009.

47 Aktgjykim i Gjykatës Komunale, Pejë, P. nr. 460/84, më dt. 23.11.1984.

48 Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Pejë, P. nr. 78/86, fq. 4, dt. 28.5.1986.

49 Aktakuzë e Prokurorisë Komunale në Pejë, KT. Nr. 55/91, më

dt. 14.02.1991: “Selman Lajçi dhe të tjerët, si prijës kanë ftuar të tjerët në mosdëgjueshmëri ndaj vendimeve ligjore të organeve shtetërore (të Serbisë, vër. e autorit)”.

50.  Pati nga ata që u bënë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra, dekanë në Universitetin e Prishtinës, profesorë universitar, kryetar komune, këshilltarë komunal, epror të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, sipërmarrës të suksesshëm, disa iu kthyen punës së tyre në mërgim e disa punojnë në institucione të ndryshme duke ushtruar profesionin e tyre.