SA HERË?!
Sa herë jam e dëshpëruar, flas me vete,
në ndonjë strofë, pyes me trishtim;
Ç’u bëmë ne shqiptarët, pse u shpërndamĕ, si zogjtë e korbit nëpër botë?!
Mendohem, mendohem, e vrarë në shpirt, e vrenjtur në fytyrë, si mos më keq…
Pse të mos jemi të bashkuar,
Në gjirin e Nënës Shqipëri, si dukur?!
Shqiptarët luftuan maleve, punuan fushave me pushkë, kazmë dhe flamur.
Kush na ndahu, na përçau, për dreq,
S’i gjej forcat e ribashkimit, s’ paska më keq?!
Të shpërthej në vargje, të mos ndalem,
Para syve më del i varfër, o Atdhe,
Me lot në sy të shoh moj Nënë.
Pse mbetëm pa Ty, pse mbete pa ne?!
22/8/2022
add a comment