4 Janari 1999, në historinë politiko-informative, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënoi kthesën historike, jo vetëm të UÇK-së, por të mbarë Kombit tonë në Ballkan, dhe Kosovës në veçanti! Ky zë shpërthyes dhe triumfues, njoftonte opinioni kombëtar e ndërkombëtar për rrjedhat e luftës në Kosovë, për objektivin e luftës sonë të drejtë, njerzore dhe të domosdoshme, të pabarabart në teren me forcat okupatore serbe, por me moral të lartë e të vendosur për tu flijuar për liri! Ky ishte zëri autentik, nga malet tona, i RADIOS KOSOVA E LIRË- “JU FLET KOSOVA E LIRË”!. Për një kohë shumë të shkurtër, kjo Radio, do të shtrinte jehonën e vet, përmes eterit, nëpër shtëpit tona, brenda zonave të luftës dhe jashtë zonave, ku UÇK shtrinte kontrollin e vet! U krijua rrjeti i gazetarëve e bashkëpunëtorëve në tërë Kosovën dhe jashtë sajë. Për çdo ditë pune, Radio Kosova e Lirë dhe Kosovapress, u bënë istikame të pamposhtura të luftës për liri! Guximi. besimi e shpresa, sa vinte e shtohej; aty, përtej Ballkanit jehonte, zëri i pushkëve tona, në Europë, Amerikë, Azi e Australi, UÇK, po fliste me zërin e vet autentik.
RKL, po çmontonte me sukses dezionfarmatat për UÇK-në, po tregonte për opinionin publik, krimet serbe, e gjenocidin, që bëhej mbi popullësinë civile, mbi fëmijët, mbi gra e pleq dhe plaqkitjet, rrënimin e ekonomisë dhe taktikën e tokës së djegur, që Serbia shoveniste, bënte në Kosovë! Prandaj, duke parë këto të arritura të UÇK-së, Serbia kundër RKL, ndërmori aksione e sulme të ashpra ushtarake, për shuarjen e zërit të UÇK-së edhe përmes bombardimeve nga ajri, të bëra në Berishë, aty ku ishte selia e radios, por nuk ia arriti që ta shuante këtë zë. Ky zë nuk mund të shuhej dot, sepse ishte zë autentik i trojeve tona shekullore, ishte jehona Skenderbeg-iane e Adem Jashariane, ishte morali i lartë i këti populli për liri, për drejtësi, për humanizëm, i puqur tok me vlerat demokratike të univerzializmit botëror. Kjo luftë përveq çlirimit, kishte mision edhe drejtësin e dinjitetin, vlerat e diversitetin e jetës së njerzëve të lirë e të kulturave të ndryshme.Lëvizja e lirë e njeriut, e kapitalit, e ideve, e shërbimeve, të ngulfatura, nga Serbia karpatiane ishin të huaja për Europen. Serbia, këto vlera i sulmonte dhe donte t’i ngulfaste deri në nënshtrim, përmes tankseve e gjenocidit në Kosovë! Ky zë lirie i Radio “Kosova e Lirë”, nuk u ndal as pas lufte. U ngulfat politikisht dhe u hesht, u sankcionua e sabotua nga ata që nuk do të duhej, nga një pjesë e politikanëve e udhëheqësve të pas luftës, sepse kjo Radio foli ashtu si i pa dhe si i ndjeu gjërat. Bashkëjetoi dhe frymoi, e po frymon çdo ditë bashkë me intelektualët, bashkë me realitetin e masave të gjëra, me frymën e dëshmorëve dhe idealet e lirisë së Kosovës dhe kombit tonë. Pra, pa ia bërë qejfin askujt… URIME KY PËRVJETOR, STAFIT TË RADIKOSOVËS SË LIRË dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Urojmë që ky zë lirie të mos ndalet kurrë!