Lëvizja\UÇK

Ruzhdi Jashari: Reçaku 15 janar 1999 – 15 janar 2023

Reçak 15 JANAR 1999 – 15 Janar 2023
Janë të fresk[ta kujtimet, emocionet për përjetuesit janë më ndryshe, për dallim nga të tjerët që nuk e përjetuan direkt këtë krim kundër njerzimit! Familjarët e të masakruarëve ishin, shpirtërisht të vrarë. Duart e tyre ishin kthyer drejt qiellit, me lotë e rënkime, për të masakruarit, duke mos besuar në të vërtetën e hidhur, në krimin, në gjenocidin, që Serbia për të satën herë po e përsëriste mbi popullin tonë!
Nuk kishin shkuar reçakasit në Serbi, nuk kishte shkuar UÇK – ja, për ta sulmuar Serbinë..
Ishim në tokën tonë, në trojet tona të përgjysmuara, rrëmbyem armën që patëm pranë, që e bartëm me shpinë, e shumë herë pak fishek e barut kushtoi me jetët tona!
Nuk na armatosi asnjë Fuqi botërore, edhe pse këtu po luftonim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut që ishin shtylla bazë të europerëndimit.
Pra, po luftohej kundër antivlerave që sjellte Rusia e Serbia në Ballkan! Po luftohej kundër okupimit vrastar serb më tepër se një shekull!
Ishim bërë gati të vdisnim për çlirimin e Kosovës.
Në Reçak, ishte gadishmëria për flijim. Ishin ushtarët e UÇK- së që vetëzbatonin një marrëveshje Milosheviç – Hollbruk, për ndërprerje të luftimeve, për tërheqjen e ushtrisë serbe nga Pishat e Shtimës. Tashmë në Kosovë ishte edhe mekanizmi i OSBE-së. Ishte vigjilenca e shtypit të brendshëm dhe të jashtëm, kishte organizata të shumta humanitare. Ishte UÇK – ja, e organizuar tashmë edhe me gjuhën e vet informative, të plasimit të informacionit në të gjitha kanalet e komunikimit. Kishte Radio “Kosova e Lirë”, kishte Kosovapress -in, kishte korrespondentë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, kishte komunikimin e organizuar në kontaktet me diplomacinë ndërkombëtare, në kontaktet me mekanizmat e sigurisë dhe të vëzhgimit.
Edhe në Prishtinë ishte organizuar zyra zëdhënse politike e UÇK- së, që përfaqësohej nga i madhi Adem Demaçi. Jakup Krasniqi ishte shndërru në zë jehone për pushkët e lirisë. Secila zonë lufte kishte zëdhënës informimi e gazetarë dhe pika kontati kominikuese me ndërkombëtarët.
Serbia e mësuar nga akdemia serbe e shkencës, ta shoh mbijetesën dhe rritjen e shtetit serb, në rrena, mashtrime e plasim të pavërtetave kundër shqiptarëve dhe në spastrim etnik të trojeve etnike shqiptare përmes thikës e djegëjes.. kjo kishte ndodhur në të gjitha luftrat e kaluara, me sytë e mbyllur të Evropës, dhe aminin e tyre në konferencat e paqes, tani ishte vetëmashtruar dhe kishte hasur në gozhdë me rastin e krimit në Reçak.
Por, tash ishte pak më ndryshe, ishte edhe një lekcion paraprak në BH, në masakrën e Srebrenicës.
Reçaku nuk numd të kalonte i heshtur, kishte zë jehone, ishte aty WLIAM VOKER. Ishte një Këshill i Ceremonisë së varrimit i fshatit Reçak, nuk mund të luhej me kufomat, ishin ushtarët e UÇK-së, në krye me Shukri Bujën e Ahmet Kaçikun, ku shumë ushtarë sakrifikuan jetët e tyre që të mos përdhosej dinjieti i kufomave dhe një ceremonie mortore. Ishin kërkesat, njerëzore e humane, të bëra botërisht për masmediat ndërkombëtare e vendore të DMPAC, të UÇK- së të ZON, prej 5 pikave.
Ishin Reçakasit, ishin burrat e gratë, ishin pra të gjithë, ishte UÇK – ja, tërë kombi i koordinuar, që ceremonia mortore të ndodhte më 11 shkurt, gati 1 muaj pas masakrës, edhe pse nën tytat e tankset serbe. Ashtu, ndodhi, si i kishte hije një tubimi mortor që do ta bënte kthesën historike, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Gadishullin Ilirik!
Konferenca e Ramhujes kishte filluar punimet, tmerri serb kishte prek ndërgjegjëjen e majeve botërore!
Martirët Reçakas shënuan historinë! Reçaku thërret për unitet, thërret që detyrat e marra e premtimet e dhëna të bëhen realitet!
Të bëjmë llogarit ku ishim, ku jemi e si jemi?
E jona, e popullit e dinjitetshmja UÇK, është dhe mbetet vlera më sublime e kombit tonë.
Vetëm ata që bëjnë shërbime në inters të Serbisë e armiqëve tanë belbzojnë kur i artikulojnë tri shkronjat e arta: UÇK.
Pa hy se si u bë dhe si ndodhi, krijimi i Gjykatës speciale në Hagë, shteti ynë i brishtë dhe mbase i pjekur kombëtarisht, duhet të rishikojë pozicionin kushtetues dhe të drjetës ndërkombëtare të ndërtimit të këtij mekanizmi, ku për trajtim ka bazë raportin e një shërbëtori ruso- serb, të një njeriu të lëvzjes antiamerikane në Europ Dik Marty.
Liria jonë e ardhur mbi bazën e gjakut të derdhur dhe intervenimit humanitar nuk lejon nëpërkëmbjen e vlerave humane të drejtësisë dhe lirisë! Servilizmi e poltronizmi, po na sillen vërdallë, këto të liga duhet të marrin fund.
???!!!
ZGJOHU SHQIPTAR IDEALIST E DIJETAR! NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR!