Reklamimi dhe turri i madhë fetar në Kosovë, e veqmas në Maqedoni, i Bashkësisë Islame, mesazh i keq për shqiptarët në Ballkan-ILIRIDË!
“Boshtin kurrizorë të nacionalizmit shqiptarë, mund t’a thyejmë vetëm përmes çështjes fetare. Sidomos përmes islamizimit masovik të tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon ata nga çështja kombëtare dhe, i armiqëson ata deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim duhet, dhe është i domosdoshëm një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë me Turqinë”.
Nuk ka, as nuk bënë të ketë, tema tabu kur në esencë, vehet në mëdyshje, (e që nuk mund të ndodh kurrë kthimi prapa i akrepave të historisë për kombin tonë) ecja dhe rrugëtimi i përbashkimit tonë kombëtar në Iliridë (Ballkan)
– Kurrë, shqiptarët nuk u piketuan si popull që bëri lufta fetare në llogari të atij apo këtij komuniteti.
– Në botë, populli ynë, njihet si popull me tolerancë të lartë fetare, në këtë drejtim!
– Asnjëher, feja nuk ishte mbi kombin.
– Feja; autoqefalia ortodokse, kleri katolik, bashkësia islame, edhe tarikati rifai (si më i dalluar ndër shqiptarët), gjithëher ishin në shërbim të çështjes kombëtare!
– Por, ky turr shumë i madh që, me çdo kusht, të shpërthejnë ekstreme, brenda një besimi fetar, kur vehabizmi e dersi i jashtzakonshëm, i disa imamëve, e klerikëve pa dallim (atyre ekstrem), shtrihet deria aty sa që, gjeneratat e reja i rrëmbenë, duke vendosur klishe fetare me lloj lloj shpjegime e atribute, sa që fenë tentojnë ta shpjegojnë si diçka mbi kombin. Pra, po e krijojnë te brezi i ri një përshtypje, se “kombi e shteti duhet të jenë në shërbim të fesë”!? Kjo çasje është tejet e dëmshme, nga se kombi ynë, siç thotë populli, ende nuk i ka ndarë “dhentë e dhitë” me pansllavizmin serb! Dhe se kombi e shteti, janë jetike për jetën tonë dhe qenien e shqiptarisë, pra mbi çështjen fetare.
Shteti-kombi fillimisht, mbi të gjitha!
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë (SANU), bëri projekte të fuqishme, për zhbërjen e shqiptarëve nga hapësira jonë gjeografike.
Në pamundësi të zhbërjes së faktorit shqiptar, në Sanxhak (që tani është ndrru struktura kombëtare me metodat e këtij projekti), në trevat e Luginës së Preshevë, Maqedoni e Mal të Zi, i zhgënjyer me mos përmbushjen e programit famkeq, për largimin e shqiptarëve nga këto treva Dobrica Qosiq, Akademiku serb i SANU (Srpska Akademia Nauka i Umetnosti, deklaronë: “NA MUNDI NËNA SHQIPTARE“!
Sepse shqiptarët shtoheshin, përkundër, vështërsive jetësore dhe shtypjes që u bënte Serbia!
Ai poashtu është shprehur si më poshtë:
“Boshtin kurrizorë të nacionalizmit shqiptarë, mund t’a thyejmë vetëm përmes çështjes fetare. Sidomos përmes islamizimit masovik të tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon ata nga çështja kombëtare dhe, i armiqëson ata deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim duhet, dhe është i domosdoshëm një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë me Turqinë”. Nuk donë të thotë që ne t’i prishim raportet diplomatike me Turqin e kësaj kohe, por mbi të gjitha ta mbajmë të lartësuar me prioritetin numër një, çështjen tonë kombëtare!
Sa i përket strukturës së natalitetit, kohëve të fundit, kemi ngecje në këtë drejtim dhe rënie të numrit të nxënësve.
Ndërsa në aspektin e ndikimit fetar punët i kemi edhe më keq. Nga kjo që shohim para syve tanë, kurrë në laicitetin tonë fetarë nuk pati kësi organizime të “iftareve”, nëpër sheshe të qyteteve, një reklamim tepër primitiv e radikal….
Për pagesat e këtyre shpenzimeve, ka shumë shoqata e OJQ, që parat ju vinë nga Turqia e shtetet arabe..! Nuk ka rëndësi kostoja, për ta, ka rëndësi që “iftaret” të jenë gjigante dhe më të organizuara e më masovike se sa në TURQI e ARABI, mesazhi dihet se ku shkon!!! Thuaj se zoti ka nevojë për një reklamë kaq të fuqishme!!?? Kështu i pamë, sheshet; në Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj, Prizren…!
E pamë se sa i fuqishëm ishte grumbullimi i mjeteve në Perendim, për ndërtimin e një Xhamie, ku për një kohë të shkurtër u grumbulluan afër 1.mil. euro, nga shqiptarët, ky akcion i këtill bëri bujë të madhe!!!??
####
Po ku jemi, e si jemi, në rrugtimin tonë në kombëtar? Kah po shkonë trajektorja e shtetit tonë? A janë të kryera punët tona të konsolidimit të shtetit tonë, KOSOVËS? Ku e kemi, dhe a e kemi të ndërtuar strategjinë tonë shtetërore të KOSOVËS, në këtë rrugtim, s’bashku me gjymtyrët tona në TROJET tona e mërgatë? Apo, këto relakse fetare, në gjiun e popullit, po e ushqejnë idenë e kthimit kah lindja, dhe po na japin një imazh se, të gjitha punët dhe gjthëçka në kombin tonë, është punë e kryer, dhe tani “feja e ka prioritetin numër një ndër shqitarët”?! Qofsha i gabuar në këtë mendim, por nga ajo që shihet edhe në dritën e hënës më jep këtë përshtypje, e cila akoma më e mjegulluar shifet nga faktori i jashtëm- ndërkombëtar, i cili e aktivizoi aviacionin NATO-s për ndërhyrje në Serbi, jo pse neve na mungonte feja por, Liria KOMBËTARE, DHE AJO UNIVERSALE E të drejtave të njeriut!
Pra, na është e domosdoshme të mendojmë pak më racionalisht mbi kauzën e pastërtisë dhe dashurisë ndaj KOMBIT, dhe leht konkludojmë se:
Ajo çka nuk u realizua nga Akademia Serbe e Shkencës dhe e Arteve me sukses po e kryejnë disa organizata të ekstremit fetar, (nga Turqia dhe disa shtete arbe) me disa hoxhallarë shqipëfolës, në Kosovë e gjetiu, dhe disa klerikë të ortodoksisë greke në Shqipëri, të cilët janë duke u paguar mirë, nga dikush që nuk i don shqiptarët në përgjithësi, e ata në Kosovë në veçanti! Shihni fotot se si qarkullojnë nëpër rrjete sociale, ku dikush po i arkivonë për luftën diplomatike, kundër shqiptarëve, e veqmas kundër KOSOVËS!
add a comment