Portreti/intervista

Rudina Zeqiri: Rafi Halili kushtrim e shpirt lirie

“Unë, Shqiptar Shqipëria, biri i tokës Shqipëri, që më pagëzoi shqiptar: betohem para flamurit dhe kombit tim se do të veproj për lirinë dhe bashkimin e atdheut në një shtet, duke ia falë edhe jetën. Për moskryerjen detyrës apo të dështimit tim, në emër të popullit, pajtohem të dënohem me vdekje. Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria!”(“Kushtrimi i Lirisë” 1981)

U lind më 11.10.1950 në fshatin Gajre të Tetovës, klasën e katërt e mbaroi në fshatin e lindjes, për të mbaruar shkollimin fillor në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, u rit në një famije të fisme punëtore. Si fëmijë ishte i zgjuar, i zhdërvjelltë dhe kurioz për gjithçka që e rethonte.

Shkëndijat e para të atdhedashurisë i ndjeu nga tregimet dhe historitë që dëgjonte nga burri i hallës Bajram Veliu, një person në moshë të thyer trim dhe bujar, në shtëpinë e të cilit në Tetovë, dhoma e burrave vazhdonte traditën ku diskutoheshte për çështjet kombëtare, ku dëgjoheshin histori për, Ilirët, për Skenderbeun, për Ismail Qemalin. Në këto tubime bisedohej kryesisht për vuajtjet e popullit shqiptar, për diskriminimin e persekutimin që ju bëheshte shqiptarëve padrejtësisht.

Për herë të parë për figurën e Skenderbeut kishte dëgjuar nga këto tubime familjare. Kurreshtja e shtynte të kërkonte të dinte më shumë. Dëgjonte e dëgjonte me vëmendje çdo histori, dhe gjatë kësaj kohe entuziazmi i patriotizmit dhe atdhedashurisë arriti majat.

Ai ishte i ri, trup mesatar por kishte zemër luani. Figura e Skenderbeut u bë idoli i tij. Ai gjatë gjithë kohës bluante në mendje se si ka mundësi shqiptarët edhe pse janë autokton në këto troje të jenë aq të shtypur, diskriminuar e të persekutuar . Shpesh pyeste veten: ‘’Përse në shkollë nuk mësojmë për historinë e lavdishme të kombit tonë’’.  Të gjitha këto pyetje bënë që ky i ri shpirt vigan të fillonte të aktivizohej që t’a ndryshoj  këtë realitet të hidhur .

Ai me një kurreshtje të paparë filloi studimet e tija autodidakte për historinë e popullit shqiptar. Krijoi lidhje me atdhetarë në moshë aq të re, furnizohejë me material dhe nuk ngopej kurrë me dije. Njohja me atdhetarët si Faik Daci me shokë ishte motivim i madh për të.

Burim informacioni të rëndësishëm e kishte dhe Radio Tiranën të cilën e dëgjonte me një kënaqësi të paparë. Sa më shumë fitonte njohuri aq më shumë e vriste mendjen:  ‘’Si t’ia bëj që ta kthej çështjen kombëtare në binarët e duhur..?’’

Guximi i tij ra në sy të familjarëve të afërt të cilët edhe e kundërshtonin duke e lutur që të shikoj punën e tij dhe të mos përzihej në këto çështje madhore sepse frika ishte e madhe se mund t’a pësonte ai personalisht por dhe familjarët e tij.

Por ai nuk kishte frikë nga asgjë! Ideali i tij ishte i qartë e i pastër si loti! Ai ëndërronte për Bashkimin Kombëtarë të trojeve shqiptare!  Ai ishte i bindur se shpëtimi i vetëm i shqipëtarëve ishte vetëm ky.

Dhe kjo nuk ishte vetëm një ëndërr për të, ky motiv u bë obligim i tij, ai ndjente nevojën dhe obligimin, rrugën për bashkimin e trojeve shqiptare t’a niste ai nga vetja e tij e më pas të mobilizonte dhe të rinjë të tjerë në këtë frymë.

Nuk ndalej, mendonte e vrojtonte analizonte për hapat e ardhshëm!

Takimi me shokun e tij të jetës Gafur Lokun ishte një ogur i mirë për këtë çështje dhe ai tashmë kishte dhe një si vetja pranë.  I dukej sikur forca e tij dyfishohej dhe më smund t’a ndalte askush!

Ai nuk e kishte idenë se si dukej flamuri kombëtar, flamuri i Skenderbeut, i Ismail Qemalit për të cilin flamur ai digjej nga brenda. I vetmi detaj qe ai dinte për flamurin e tij ishte ngjyra Kuq e Zi.

Momenti i parë kur njohu simbolin e flamurit ishte kur rastisi të ketë në dorë një monedhë leku të shtetit amë Shqipërisë! Simboli i shqiponjës në këtë monedhë i dha ngjyrë e shpirt ëndrrës së tij! Ai përjetoi në atë moment një adrenalinë të paparë sikur të kishte në duar thesarin e gjithë botës! Dhe nuk u përmbajt më, fshehurazi në bankat e shkollës, në një fletë të bardhë nga blloku i vizatimit ai vizatoi flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare dhe këtë flamur prej letre e ngjiti në tabelën (tabelë ku shkruheshin urimet per festat sllave) në hyrje të fabrikës së Tekstilit në Tetovë.
Për herë të parë, përpara flamurit të tij ai dha betimin e tij, se do t’i shërbej deri në pikën e fundit të gjakut denjësisht dhe pa u përkulur.
Rafiu çdo ditë kalonte andej dhe shikonte krenar flamurin e tij sidhe shikonte entuziazmin e popullatës shqiptare të cilët kalonin disa herë andej për të parë fshehurazi sepse përveç entuziazmit dhe admirimit frika e popullatës ishte e madhe. Policia e kishte parë flamurin por nuk e largoi për një javë të tërë me qëllimim për të zbuluar kryerësin e veprës. Pas një jave Rafiu pa që flamuri i tij ishte hequr nga tabela dhe ishte lënë përtokë dhe pa menduar dy herë ai e ngjiti sërish atë.

Dhe ky ishte momenti fatal kur shërbimi sekret e zbuloi!

Ishte në vitin e dytë të shkollimit të mesëm kah fundi i vitit 1967 kur u morrë përherë të parë nga policia jugosllave. Në të njetën kohë policia arrestoi dhe shokun e tij të bankës dhe idealit Gafur Lokun i cili i kishte ndihmuar në këtë çështje.

Në burgjet jugosllave gjatë hetimit ai përjetoi torturat e para nga më çnjerëzoret që mund t’i bëheshin një të riu i cili nuk ishte kriminel por thjeshtë patriot i pashoq!  Sa më shumë që ushtroheshte dhunë ndaj tij ideali i tij forcohej dhe me shumë. Ai tashmë e kishte vendosur që ska kthim mbrapa por vetëm përpara për të prishur Jugosllavinë dhe për të bashkuar trojet shqiptare. Pas hetimit ai merr dënimin me 20 ditë me kusht (dënim për të mitur) kurse Gafur Loku me 10 ditë me kusht.

Pas kësaj Rafiu ndiqej ngado nga policia, dhe në demostratat e vitit 1968 ai me shokët të tij morri pjesë dhe ishte ndër demostruesit më të ri.
Udhëheqësit dhe demostruesit që kishin dalë në demostrata nuk i ndalte askush. Ata ishin në veçanti të revoltuar me fotografin e famshëm aso kohe Srecko Janeski cili kishte djegur flamurin shqiptarë përpara foto-studios së tij Venus.

Popullata iu sul foto-studios dhe i thyen xhamat e lokalit të tij në shenjë revolte!

Dy ditë pas demostratës së 22 Nëntorit 1968 policia arreston për herë të dytë Rafi Halilin me akuzën për pjesmarrje në demostrata të dhunshme, për propagandë armiqësore dhe për përpjekje për ta lartësuar figurën e Enver Hoxhës me thirjet e tij ‘’Rroftë Enver Hoxha’’, ‘’Poshtë tradhëtarët’’.

Pas këtyre ngjarjeve organet e shkollës shkruajnë përjashtimin e tij nga shkolla. Pas kësaj Rafiu në shumë qytete të Kosovës kërkonte mundësi për t’a vazhduar shkollimin e mesëm. Ai  përfundon në Kamenicë ku e mbaron vitin e tretë, kurse vitin e katërt e mbaron sërish në gjimnazin e Tetovës. Pas kësaj kthehet prapë në Prishtinë ku fillon studimet e Juridikut.

Nga qëndrimi në Kosovë gjatë kohës së studimeve ai fiton një frymë të re patriotike.

Gjatë kësaj kohe ai ndodhej në mes Tetovës dhe Prishtinës ku vazhdonte aktivitetin e tij të fshehtë me anë të propagandës ku shpërndante hafishe në rrugët e qytetit të Tetovës.

Në këtë periudhë ai krijoi organizatën e fshehtë ‘’Kushtrimi’’ të cilën më vonë e quan ‘’Bashkimi’’ në të cilën u kyqen si celulë e parë familjarët dhe shokët e tij të cilët ndanin të njejtat bindje me të. Qëllimi i kësaj organizate ishte mobilizimi i shqipëtarëve dhe vetëdijësimi i tyre. Me anë të një memorandumi në emër të 500 mijë shqipëtarëve në Jugosllavi ai iu drejtua pushtetit jugosllav të asaj kohe që gjithë shqipëtarët e Jugosllavisë të bashkohen me shtetin amë Shqipërinë.
Shkak i burgosjes së tretë të Rafiut u bë hyrja në ambientet e gjimnazit të Tetovës nga ku merren armët e shkollës të cilët përdoreshin nga shkolla për paraushtarak. Kjo vepër u organizua nga Rafi Halili, Gafur Loku, Rushit Nesimi, Elmaz Ademi, Ajet Ademi, Nasuf.(nxënës i shkollës) Ismet (nxënës i shkollës)
Pas kësaj ngjarje vijon arrestimi i tretë i Rafiut në më 22.09.1972 i cili merret nga policia jugosllave në banesën e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Fillimisht e sjellin në Tetovë ku e mbajnë 24 orë pastaj e dërgojnë në Shkup ku hetohet.

Dhuna fizike ndaj Rafiut në paraburgim këtë rradhë kishte kaluar çdo kriter njerëzor të cilën imagjinata e një njeriu nuk mund t’a përcepton, si pasoj e saj Rafiu sëmuret rëndë, këmbë e tij ndalojnë së funksionuari dhe frymëmarrja e tij rëndohet aq shumë sa rrezikohej jeta e tij.

Rafiu dërgohet në spitalin e burgut ku qëndron një javë por gjendja e tij vazhdonte të përkeqësohej. Me një vendim të papritur përkohësishtë ai dërgohet në spitalin e Tetovës sepse nuk kishte shpresë për t’u përmirsuar shëndeti tij dhe më e kapshme ishte vdekja e tij .
Gjendja e tij shëndetësore vazhdonte të ishte e rëndë dhe atë e lëshojnë në shtëpi ku vazhdonte trajtimi me mjekim popullor nga familjarët. Pas disa javësh prokurori publik nën shoqërim të policisë në shtëpinë e Rafiut e marrin në pyetje dhe e mbyllin hetimin. Pas katër ditësh shpallet seanca ku dënohet:

Rafi Halili me 7 vite burg.

Gafur Loku me 5 vite burg.

Rushit Nesimi me 5 vite burg.

Elmaz Ademi me 4 vite e gjysmë burg.

Ajet Ademi me 2 vite e gjysmë burg.

Në tre vitet e para të vuajtjes së dënimit Rafiu ka pasur një shëndet të ligë të përmasava që as nuk mund të ecte normalisht dhe të ushqeheshte dhe as nuk mund t’i ndihmonte askush nga të burgosurit sepse atë e kishin vendosur në një qeli me persona me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore kjo e bënte edhe më të rënde vuajtjen e dënimit.
Pas tre vitesh ai e morri veten, shëndeti i tij dukshëm u përmirsua.
Dhe tashmë ai nuk mund të qëndronte indiferent ndaj dhunës që policia jugosllave ushtronte ndaj të burgosurve shqiptarë dhe shumë shpesh gjatë qëndrimit të tij çonte shkresa drejtorisë së burgut si ankesë për kushtet dhe dhunën që ushtrohej ndaj të burgosurve politik. Kërkesat e tij për gjëra elementare si dhe një ndër kërkesat ishte të furnizoheshte biblioteka e burgut me vepra në gjuhën shqipe dhe nga autorë shqipëtarë, poashtu si shenjë revolte ndaj dhunës që përjetonin të burgosurit politik në burg ai hynte në grevë urie dhe ajo zgjaste me ditë e javë të tërra edhe pse shëndeti i tij ligësohej çdo herë e më shumë megjthatë policia ushtronte gjithjë e më tepër dhunë çnjerëzore ndaj tij, si dhunë fizike poashtu edhe psiqike.

Në përjashtim të përjetimeve të tmershme të dhunës dhe terrorit Rafiu mban mend dhe një moment gëzimi dhe ai është moment kur ka takuar dhe është njohur me Heroin e Kombit Rexhep Malën në ambientet e burgut.

Pas përfundimit të dënimit shumë shpejt e dërgojnë shërbim ushtarak në Vipav të Sllovenisë ku edhe atje ndiqet vazhdimisht nga organet ushtarake të ndjekjes OZNA.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak ai një kohë të gjatë qëndroi i arratisur duke e vazhduar dhe e zgjeruar akoma dhe me tej aktivitetin e tij të fshehtë me riemerimin e organizatës si ‘’Organizata Kushtrimi i Lirise’’, ai përgadiste dhe bashkëudhetarët e tij shpërndanin pamfleta propagandistike duke thirur popullin të mos qëndroj duarkryq kundrejtë padrejtësive që i bëheshin nga pushteti jugosllav dhe duke i motivuar ato qe t’i bashkohen luftës për liri dhe për bashkim të trojeve etnike.
Organet e organizates funksiononin aq mirë sa statuti i organizatës ishte i rregulluar në çdo detaj. Anëtarët, përveç betimit që bënin përpara udhëheqësit të tyre, viheshin edhe në sprovë për të dëshmuar besnikërinë e tyre. Organizata funksiononte me sistemin 2-sh, që dmth anëtarët e organizatës mund të njihnin vetëm një anëtarë tjetër të saj dhe asesi më shumë, me logjikën të ruhej diskrediteti brenda organizatës, gjithashu organizata kishte dhe alfabetin e saj të veçantë që në rast nevoje anëtarët të mund të kuptoheshin në mes vete  në ambientet ku do të ketë persona të dyshimt me qëllim të mos merren vesht planet e tyre strategjike.

Gjatë kohës që ai qëndronte i arratisur familjarët e tij përjetonin vizita të shpeshta nga inspektorë sllavë e shqiptarë, të cilët i shërbenin shërbimeve sekrete jugosllave. Presioni që u bëhej familjarëve të tij ishte i tmerrshëm ata kërcënonin prindërit, bashkëshorten, motrën, fëmijët e vegjël që të tregojnë vendndodhjen e tij sepse në të kundërtën do të burgoseshin dhe pushkatoheshin të gjithë.
Me 6 qershor 1982 ai fshehurazi i maskuar si një grua në moshë viziton familjen e tij në Tetovë, por kjo gjë nuk kaloi pa u vërejtur nga shërbimi jugosllav sepse monitorohej e gjithë lagjja nga shërbimi sekret që kishte persona të caktuar që spiunonin hyrjet dhe daljet nga shtëpia e tij.

Bastisja e befshme e policisë në shtëpinë e tij ishte trauma më e rëndë për fëmijët dhe familjarët e tij. Ai e dinte se dorëzimi do të ishte fatal për të dhe nismën që kishte marrë dhe vendosi të përballet me policinë ku me një pistoletë, që e kishte dhuratë nga shoku i tij, Heroi i Kombit Rexhep Malaj, iu sul policisë e cila ishte e armatosur deri në dhëmb. Gjatë kësaj përleshje të përgjakshme ai plagoset rëndë në kokë dhe në këmbë. Dhe në këto momente policia në shenjë hakmarrje marrin peng familjarët e tij të cilët i maltretojnë në mënyrë mizore përpara syve të tij.

Kurse Rafi Halilin e tërheqin zvarrë edhe pse ishte mbuluar me gjak dhe gjasat ishin të vogla të mbijetonte sepse plumbi i kishte depërtuar nga goja në kokë mbrapa.

Pasi e merr policia e dërgojnë në Spitalin e Tetovës ku e përplasin në dysheme e korridorit të spitalit dhe në këto momente ai me ato pak forca që i kishin mbetur me gishtin e tij të lyer me gjakun e tij shkruan në dysheme Rafi – Shqipëri.

Edhe në këto momente i sulen policë dhe personeli mjekësor në spital disa prej të cilëve ishin dhe shqiptarë. Pas trajtimit në spitalin e Tetovës atë e nisin për në spitalin e Shkupit ku edhe atje trajtohet për 19 ditë duarlidhur dhe pas kësaj kohe vazhdon hakmarrja e policëve me të cilët ishte përleshur gjatë bastisjes në shtëpinë e tij. Pas hetimit të tij për herë të parë atë e lejojnë të flet dhe fjalët e vetme që ka mundur t’i thotë përpara gjykatës hetuese kanë qenë: “Nuk e respektoj kushtetutën tuaj” dhe “Lexoni tekstin e Memorandumit që kam shkruar unë!”.

Fillimisht dënohet me burgim të përjetshëm e më pas me 15 vite burg (dënimi maksimal që jepej në ish Jugosllavi) pasi që shumica e 20 dëshmitarëve që dëshmuan ishin në mbrojtje të tij. Burgimi i katërt me rradhë dhe më i gjati. Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës ndaj tij ushtroi dhunë i gjithë personeli i burgut. Dhuna ndaj tij kaloi çdo kriter e ;asë etike, njerëzore e ligjore. Torturat ishin nga më mizoret duke përdorur mjete të ndryshme si dhe kafshë për ta maltretuar deri në pikën më çnjerëzore. Maltretimet dhe presionet ishin edhe në aspektin psikologjik, të tipit të inskenimeve me tregime të pavërteta për familjarët e tij, për gruan, fëmijët, shokët etj. Inskenimet vazhdonin të bëheshin edhe me anë të aktorëve të cilët i vishnin dhe maskonin si familjarët e tij dhe mundoheshin ta degradojnë dhe ta ulin krenarinë e tij në pikat minimale.

Ai mbijetoi përkundër çdo lloj torture që eksperimentonte shteti jugosllav ndaj tij! Pak kohë përpara mbarimit të dënimit më 7 qershor 1992 shokë, familjarë dhe dashamirë të idealeve të tij organizuan protesta ku kërkonin lirimin e tij dhe kthimin pranë familjes. Dy javë më vonë në mënyrë tinzare policia e dërgon Rafiun në shtëpinë e tij duke mos lejuar përballjen euforike me popullatën që e priste me entuziazëm dhe adhurim për veprën e tij epike. Në shtëpinë e tij u vunë masa të rënda sigurie dhe u urdhërua të jetë i kufizuar për çdo takim.

Në vitin 2001 krismat e para të lirisë i priti i ngazëllyer dhe edhe pse me shëndet të rënduar ai mori Sharrin përpjetë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për ta vazhduar rrugën e idealit të tij jetësor.

Sot të takosh Rafi Halilin nga larg thua është një njeri i thjeshtë i cili punon tokën e tij në periferi të qytetit të Tetovës! Por të afrohesh pranë tij sytë e tij të rrëfejnë gjithë jetën dhe veprën e tij. Rrudhat në ballin e tij janë vargjet e lavdisë së tij, shpatullat e tij janë rënduar sikur krejt çka kishte të shenjtë Shqipëria kishte rënë mbi supet e tija.