Shqipëria/Aktualitet

Republika e Shqipërisë ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit

Pas vendimit të Qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, ambasadës së këtij vendi në Tiranë i është dhënë një afat 24 orësh për t’u larguar nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se “Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranin”.

Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko – administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”.

Sipas tij “kjo masë ekstreme aspak e dëshiruar, por krejtësisht e detyruar, është në proporcion të drejtë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik i cili rrezikoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasurisë dhe kaosit në vendin tonë”.