Shqipëria/Aktualitet

Republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të qeverive

SHKUP, 13 nëntor /ATSH-MIA/-Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillojnë nesër mbledhjen e përbashkëta të dy qeverive.

Pas mbledhjes së mbajtur në 2017 në Pogradec, do të jetë Shkupi që do të mikpresë të hënën kabinetet e dy qeverive.

“Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë, njësoj si me vendet e tjera fqinje, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas vizitës në stacionin policor, në Gazi Babë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me takimin e përbashkët qeveritar me Shqipërinë, Kovaçevski tha se pritet të zhvillohet një takim mes dy qeverive në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive.

“Ministritë tashmë, kanë përgatitur një numër të madh memorandumesh dhe vendimesh për bashkëpunim, të cilat nesër jo vetëm që do të shqyrtohen, por edhe do të nënshkruhen së bashku me ministrat nga Shqipëria”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se mediet do të informohen vazhdimisht për të gjithë rrjedhën e takimit të përbashkët mes dy qeverive

Më vonë, gjatë ditës do të zhvillohet një konferencë për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. //a.i/