ROMË, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Në korrik, borxhi i administratave publike u rrit me 29,7 miliardë euro, në krahasim me qershorin, duke arritur në gati 2,726 miliardë euro, sipas zbulimeve të Bankës së Italisë në publikimin për financat publike.
Rritja ka ardhur për shkak të rritjes së likuiditetit nga Thesari (36,3 miliardë, në 120,8), të cilat e mbikompensuan tepricën e likuiditetit të gatshëm të administratës publike (7,1 miliardë).
Efekti i diferencave dhe primeve në emetimin dhe shlyerjen, rivlerësimi i letrave me vlerë të lidhura me inflacionin dhe ndryshimi i kursit të këmbimit, e rritën borxhin me 0,4 miliardë euro.
Istat specifikoi se inflacioni ka arritur një nivel që nuk është regjistruar që nga janari 2013 (kur ishte + 2,2 për qind), kryesisht për shkak të çmimeve të mallrave të energjisë, që vazhdojnë të kenë një rritje shumë të madhe, si për komponentin e rregulluar, ashtu edhe për atë të parregulluar./ /ervo/