Vështrim/Analizë

Rehatimet partiake, patronazhi dhe meritokracia (Politikanët e Prishtinës nuk e zbuluan patronazhin por e përsosën atë)

Rahatimet Partiake: Patronazhi dhe Meritokracia
Politikanët e Kosovës nuk e zbuluan patronazhin, por e përsosën atë!
Në vitin 1829 ish-gjenerali Andrew Jackson fitoi zgjedhjet Amerikane, dhe ende pa përfunduar ceremonia e betimit të tij si kryetar, ai drejtoi vëmendjen drejt rehatimit të partiakëve dhe të afërmëve në ‘punë të shtetit’. Gjatë kësaj periudhe Kryetari kishte fuqinë e largimit apo emrimit të shërbyesve publikë sipas dëshirës dhe dërgimi i ‘Letrës së Terminimit’ ishte kushti vetëm për largimin e dikujt nga puna.
Formuluesit e Kushtetutes Amerikane nuk besonin që ndonjë President do të abuzonte këtë fuqi duke punësu bashkëpartiak apo të afërmit e tyre, por se gjithmonë do të emëronin apo largonin nga puna bazuar në meritokraci dhe performancë.
Kur një shokë i kishte kërkuar ‘punsim në shtet’ Presidentit të parë Amerikan George Washington, ai ishte përgjigjur në një letër duke thënë.
“Shoku im, është i mirseardhur në shtëpin time, i mirpritur në zemrën time. Por me gjithë kualitet që ka, ai nuk është njeri i biznesit. Unë, nuk jam George Washington por Kryetari i Amerikës” duke vazhdu tutje “Si George Washington, unë do ti bëja këti njeriu çdo mirësi në fuqinë time, si President unë nuk mund të bëj asgjë për të”.
Gjatë 8 viteve që ishte President, George Washington largoj nga puna vetëm 9 persona, prej tyre gjashtë ishin grumbullues taksave, një ishte gjeograf, një kshilltar dhe një minister i jashtëm. Gjithashtu Presidenti John Adams largoj vetëm 9 persona. Shembulli i mir i George Washingtonit për rekrutim në bazë të meritës dhe paanshmëris partiake u praktikua dhe rrespektua nga shumë pasardhës të ti deri në ardhjën e Gjeneralit.
Cilido sistem që bazohet në kritere subjektive dhe jo në rregulla, procedura, standarte dhe kritere objektive që garantojnë paanësin, drejtësin dhe meritokracin gjasat për manipulim apo abuzim i ka të larta, andaj kjo ndothi në vitin 1829, kur ish-gjenerali u bë President.
Në vitin 1829 ish-gjenerali Andrew Jackson fitoi zgjedhjet presidenciale dhe meqë ishte ish-gjeneral besnikërin dhe dëgjueshmërin i vlerësonte mbi të gjitha, andaj posa fitoi zgjedhjet menjëherë filloj largimin nga puna të atyre shërbyesve publik të cilit kishin kundërshtuar atë gjatë zgjedhjeve dhe filloj zëvendësimin e tyre me antarë të partis së ti, si shpërblimi për votat që ja grumbulluan.
Vetëm në muajt e parë si Presidenti, Andrew Jackson largoj dhe emëroj më shum shërbyes publik sesa të gjithë Paraardhësit eti, për një vit largoj nga puna mbi 2000 shërbyes publik dhe emëroj partiakët eti në keto pozita. Përveç largimit, gjithashtu krijoheshin pozita të reja pa nevojë për të rahatuar dhe shpërblyer sa më shumë bashkëpartiakë.
Presidenti Jackson gjatë mandatit të ti arriti ti largoj dhe emërojë 10% deri 15% të shërbyesve publik ku shërbimi postal ishte më i prekuri. Sidoqoftë numrat kishin pak rëndësi sa kishte rëndësi sistemi dhe standarti që vendosi, ku tash e tutje pozitat në instutucionet publike do të fitoheshin përmes lidhjeve partiake dhe familjare pra nepotizmit e jo në bazë të meritokracis ku konsiderohen edukimi, dija, aftësit e shkathtësit. Pra tash e tutje për të u punësua në instutucione publike më shumë do të kishte rëndësi ‘kë e njef” dhe cilës parti politike i takon, sesa ‘çfarë di’ dhe çfarë mund të bëni.
Në historinë Amerikane epoka e presidentit Jackson njifet si periudha kur filloj ‘Spoils System’ apo ‘Sistemi i Zhvatjes ose Plaçkitjes’ i njofur si sistemi i patronazhit, ku partit politike rahatojn bashkëpartiakë dhe të afërmit në instutucionet publike përmes nepotizmit duke anashkalu meritokracin.
Ish-gjenerali e filloj patronazhin por akademikët e mirëmbajtën dhe e zgjëruan atë, përkundër kundërshtimeve të shumta dhe faktit se po krijonte instutucione partiake, joefektive, të njëanshme, të papërgjegjshme, joprofesionale dhe pa nevojë po rriste birokracin federale duke vë në pozita njerëz të paaftë dhe të pazotë për të kryer funksionet e tyre, patronazhi vazhdoj të mbijetojë në Amerikë për më shumë se gjysmë shekulli prej vitit 1829 deri në vitin 1883.
Thuhet se në tre muajt e parë si President, Abraham Lincoln nuk kishte kohë për t’u marrë me ‘Luftën Civile’ sepse ishte shumë i zënë duke pritur Senator dhe Kongresmen të cilët radhiteshin para Shtëpis së Bardhë për ti tregu presidentit Lincoln që bashkëpartiakët dhe të afërmit e tyre, janë ‘Republikan të mirë dhe se kan nevoj për një vend pune’ në instutucionet shtetërore.
Kjo situate s’ishte e mir as për politikanët sepse gjithmonë ishin të zënë duke rahatu në instutucione publike bashkpartiak dhe të afërmit, sa që s’kishin kohë të merreshin me problemet e popullit, por as për shërbyesit publik sepse gjithmonë detyroheshin të angazhohen në aktivitete partiake dhe një pjes të pagës ta ndanin për financimin e partis.
Por përkrahesit e patronazhit, thonin se është e drejta e asaj partie politike që fiton zgjedhjet të bëj me pushtetin si të dojnë dhe të punësoj në shërbimin publik kan që dëshiro, siq kishte thënë Senatori nga New Yorku William Marcy thënien e moqme që Romakët thonin kur fitonin “To the victors goes the spoils” apo “Tek fituesit shkon zhvatja apo plaçkitja” pra ne kemi fitu, ne bëjm si duam.
Përkrahja për patronazhin ishte aq e fortë sa që Amerikës do të i nevoiteshin mbi gjysmë shekulli për zëvendësimin e patronazhit me meritkraci. Ku pas thirrjeve për krijimin e një sistemi të paanshem, të drejt, jopartiak dhe të bazuar në meritokracipër për rekrutimin e shërbyesve civil në vitin 1883 Kongresi American miratoj ‘The Pendleton Civil Service Act’ ligj i cili krijoj ‘Komisionin e Shërbimit Civil’ dhe mandatoj atë për zëvendësimin e patronazhit me meritokraci përmes krijimit të ekzaminimeve dhe testeve objektive për rikrutimin e shërbyesve publik.
The ‘Pendlton act’ ishte shum i rëndësishëm sepse tash e tutje ‘çfarë din’ do të ishte më e rëndësishme sesa ‘kë njef’ apo cilës parti politike i takon, por Kongresi Amerikan nuk u ndal me këtë dhe në përpjeke për të kriju instutucione apartiake në vitin 1939 miratoj ‘The Hatch Act’ Ligj i cili qëllimin kryesor kishte dipolitizimin e shërbimit publike duke ua ndalua shërbyesve publik të angazhohen në fushata zgjedhore apo aktivitete politike.
Duke marr parasysh rolin e rëndësishem që instutucionet publike luajne në zhvillimin e shtetit dhe faktin që fuqia e jashtme është vetëm reflektim i asaj të mbrendshme, atëherë mund të thuhet se këto ligje ndihmuan Ameriken jo vetëm të krijoj një birokraci apartiake, efektive, të paanshme dhe profesionale por edhe të bëhej superfuqi me ekonomin më të mire ne Botë. Ligjet që sollen meritokracin dhe dipolitizimin e shërbimit publik janë arsye pse sod askush ska nevoj të ketë të ‘njofshëm’ për të marr shërbime nga instutucionet publike apo për të u bërë pjesë e tyre.
Shembulli Amerikës tregon se Politikanët Kosovarë nuk zbuluan patronazhin, por se kan përsosë atë në nivelin që edhe presidenti Jackson ndoshta do të ua kishte lakmin. Në Kosovë patronazhi është pjesë e të bërit politik dhe norm jo vetëm në mënyrën e rekrutimit të kandidateve për instutucione publike, por edhe mënyrën sesi ndahen përfitimet tjera publike si ndihma sociale, tenderat, grantet e bujqesis, apo edhe cilat rrugë asfaltohen.
Pas luftës, partit politike në mungesë të ideologjive të qarta politike dhe ekonomike ku disa deputet në përpjektje për të i u përshtat patronazhit, në mëngjes zgjohen si të djatht, në mbrëmje flejn si të majt, për të u zgju në mëngjes prap si të djatht, dhe në mungesë të ideve për zhvillimin e sektorit privat, politikanët përçafuan patronazhin si menyrë për marrjen e votave, duke u premtu aktivistëve partiakë, të afërmëve dhe votuesve benifite shtetërore dhe rahatim në sektorin publik përmes nepotzmit duke partizu e politizu çdo instutucion publik.
Ka shumë arsye pse sistemin i patronazhit në Kosovë ka qenë në gjendje të lulëzoje, por ndër arsyet kryesore jan mënyra sesi mblidhet buxhetin dhe sistemin i arsimit I cili normalizon patronazhin në shoqëri.
Buxheti: Meqë tarifat doganore jan taks indirekte, atëherë tolerimi për abuzim me fondet publike është shum më i lartë, ndersa këkersa për llogaridhënie është e ulët. Kosova shumicen dërmuese të buxhetit e mbledhë përmes doganave të cilat jan taks indirekte në popull. Çdo product që shitet, përveç TVSH-s, një pse e çmimit shkon drejt doganave apo buxhetit te shtetit, mirëpo në shumicen e popullit egziston bindja që për buxhetin e shtetit të tjerët paguajn dhe jo ata përmes taksave indirekte. ‘As spi ngucem as spo na ngucin’ thot populli
Sipas statistikave, vendet më të varfura dhe më të korruptuara në botë kan tarifat kufitare shum të larta sepse shumicën e buxhetit mbledhin nga to, ndërsa vendet më të zhvilluarat kan tarifat kufitare të ulëta sepse tarifat e larta doganore pengojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike, andaj shtetet e zhvilluara mbledhjen e buxhetit e bëjn përmes tatimit në shitje dhe paga që i bënë qytetarët te jen shum më syhapur sesi shteti tyre shpenzon paran publike.
Sistemi Arsimit: Në Kosovë sistemi edukimit përveçse krijon gjenerata josabordinuse me shumë pak disciplinë dhe përkushtim ndaj punës, pa ose me shum pak vetëdijsim ndaj ambientit dhe shoqërisë, gjithashtu i ekspozon rininë në sistemiin e patronazhit; falja notave, plagjiatura akademike, blerja e diplomave, regjistrimi dhe kalimi i klasave përmes lidhjeve personale, i mëson të rinjët që në moshë të re se sjellja joetike dhe manipuluese sjell përfitime e rrallher pasoja dhe se ska rëndesi ‘Sa di’ por “Kë e njef” dhe cilës parti politike i takon. Në shumicen e rasteve mësuesit fitojn vendin e punës përmes patronazhit, andaj janë mëtë preokupuar me aktivitete partiake sesa obligimet dhe detyrat e tyre të punës.
Në përpjekje për të kënaqur komunat e qeverisura nga pakicat, ligji “Për Arsim në Komunat e Republikës se Kosovës” respektivisht Neni 4 paragrafi 4.1 përveç tjera u jep kompetenca Komunav për “marrjen në punë, pagesën e rrogave dhe aftësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve” kto kompetenca mundesojn rahatime partiake dhe anashkalim ndaj meritocracies për disa arsye;
1. Vlersimi i kanditateve në konkursa bëhet përmes përgjigjjeve të tyre me shkrim dhe intervistave gojore që jan kritere subjektive dhe që u japin mundësi për manipulime komisioneve që pothuajse gjithmonë janë partiakë.
2. Sindikata e SHBASHK-ut e cila ka ndikim dhe fuqi më të madh sesa në kohën e komunizmit dhe e cila diligjohet nga partit politike, refuzon implemetimin e ‘sistemit të performancës’ i cili do të mund të zbulonte dhe përjashtonte mësimthënësit apo drejtorët e paaftë dhe dembela që i ka rahatu partia.
3. Nëse eventualisht ndonjë kandidatë ndjehet i mashtruar dhe ngrit padi civile, gjasat jan që lënda do të vonohet dhe zgjat me vite.
4. Ispektorjati arsimit shumicën e rasteve përbëhet nga të rahatuarit partiak të qeverive qendrore, andaj shpesh ka kuadro joprofesionale që e bën një mbikqyres të dobët.
Kur kombinon të gjitha këto rrethana, atëherë krijon mjedis optimal për rahatime partiake dhe papërgjegjsi, e që bën normale dhe te pritur renditjen si të fundit në PISA sepse mësuesit dhe shëbyesit tjerë publik nuk humbin punën kur përformancen e kan te dobët por kur partia tyre humb zgjedhjet.
Në faktë në keto rrethana sikur ndonjë qeveria komunale të ishte etike dhe te mos shfrytëzonte këto shanse për të rahatu bashkëpartiak apo të afermit e tyre nëpër shkolla, por të emëronte mësues apo drejtorë në bazë të meritës, ajo qeveri do të dëmtonte shanset e saj për të i fitu zgjedhjet e ardhshme, që do te thotë se do të punonte kundër interesit të tyre apo partis, pra kunder vetëvetës.
Pra nuk është problemi me një ose dy individë që veprojnë joetikisht ose në interesin e tyre, por me ligjet dhe procedura që japin hapsir për manipulime dhe kultivimin e patronazhit duke shpërbly klientelizëmin, nepotizmin dhe sjelljet joetike ndersa diskuraju dhe pamundësu sjelljet etike.
Fatkeqsishtë jo vetëm në arsim por situatë e ngjashme është në të gjitha instutucionet tjera publike.
Disa mund të thonë se meqë patronazhi po ua mundëson politikanëve përdorimin e resurseve shtetërore për shkollimin e familjarëve dhe të afërmit e tyre në shkollat më prestigoze në vend por edhe jasht vendit, se ndoshta është vetëm rastësi që familjaret, të afërmit dhe bashkpartiakët e politikanëve po kanë paraqitje më të mire në konkursat për pozita publike. Megjithatë për aq kohë sa kriteret subjektive përdoren për të zgjedhur kandidatët, ky argument është i pavlefshëm.
Përveç se rrit pabarazis, veshtërson mobilitetin social dhe humb besimin në instutucione, sistemi patronazhit është i dëmshëm për shoqërin dhe shtetin sepse drejton energjiin, aftësitë dhe talentin e njerzëve jo drejt ngritjes profesionale apo akademike por drejt dallavereve, manipulimeve dhe aktivitetëve partiake. Pse mi humb 4 apo 6 vite të jetës duke u shkollu kur mundesh me ble diplomen? Pse birokrat me I përfundu obligimet me kohë kur vonesa mund të sjell ndonjë copë ryshfeti për përshpejtimin e procedurave? Pra sjelljet joetike bëhen racionale.
Duke qenë se njerëzit janë qenie racionale dhe gjithmonë kerkojnë menyra më të lehta për ti bërë gjërat dhe arrit qellimet, kur ke një sistem i cili shpërblen bazuar në ‘kë e njef’ apo cilës parti i takon e jo “çfarë di’ atëherë ësht e natyrshme kur njerëzit më shum punojn dhe vrapojnë për aktivitetet partiake dhe drejt njohjes së dikujt që është në pozit, sesa në ngritjen e tyre akademike apo profesionale. Andaj në Kosovë pyetja e parë që dikujt i bëhët kur thot se ka konkuru për punsim në instutucionet publike është ‘a keni intervenu najkun?’.
Patronazhi jo vetëm që krijon instutucione të papërgjegjshme, joefikase, partiake, dhe të njëanshme, por gjithashtu krijon një kulturë të korrupsionit sepse ata që jan në instutucione publike loyalitetin e kan tek partit politike që u përkasin, e jo tek qytetarët që ua paguajnë pagat e që ishte dashur të u shërbejn.
Nën sistemin e patronazhit servilizmi bëhet shkathtësi esenciale sepse pozitat dhe suksesi arrihen përmes ti dhe nëse i takon partis në pushtet, humbjen e vendit te punës e rrezikon vetëm nëse dëmton partin që t’ka rahatu apo humb aftesin për me i grumbullu vota partis dhe shum pak apo fare ska rëndesi përformaca.
Patronazhi është shpjegimi më logjik që Kosova në njërën anë ka përqafua neo-liberalizmin si model ekonomik në përmasen që edhe Milton Friedman do të ia kishte zilin, duke i privatizu edhe monopolet ekonomike, ndersa në anën tjetër ka rrit administraten publike përmes rahatimeve partiake sikur të ishte një vend ku shteti zotëron faktoret e prodhimit. Në sektorin publik individ hyn për ti ndihmu popullit por purfundojnë duke i ndihmu vetëvetes, ndersa në sektorin privat është e kunderta thoshte Friedmani. Ndoshta kishte të drejt.
Me përjashtim të monopoleve ekonomik që mund të përballojnë akomodimin dhe rahatim e ca familjarëve të politikanëve apo militantëve partiak shkaku i mungesës së konkurrencës. Sikur ndonjë biznes private i cili ka përballjën e konkurrencës së tregut të funksiononte me sistemin e patronazhit duke punësuar njerëz të paaftë dhe dembela apo të paguante dikë pa kryer ndonjë detyrë ai biznes do të falimentonte. Por meqë shteti mund te merr kredit, rrit tatimin (doganat) apo shpërndaje gjoba, atëher falimentimi ti është me i veshtir.
Ekonomia e Kosovës nuk pasqyronë dëmet reale të patronazhit, sepse remitancat nga diapora jan tepër të larta. Remitancat përveç se mundësojn importimin e produkteve të shumta dhe pagesën e doganave (buxhetit), gjithashtu mundësojn pagimin e faturave të larta të rrymës, pagimin e transportit për shkuarje në Airport për pritjen e mërgimtareve apo edhe pagesat për homologimin e veturave.
Pasojat kryesore të patronazhit i paguan vet populli i cili ndihmon patronazhiin përmes votës se ti, por më shumë diaspora e cila punon vazhdimisht dhe jeton nën standarte duke sakrifiku për të dërguar remitanca tek familjaret dhe të afermit e tyre. Panvarshisht faktit që diaspora ësht vitale për ekonomin dhe mbijetes, në Kosovë shpesh instutucionet publike keqtrajtojnë atë dhe shoqëria i bën pjes të talljeve.
Efektet negative që patronazhi shkakton në instutucionet publike dhe papërgjegjsin e joprofesionalizmin që krijojn shfaqën në forma të ndryshme si; Humbjen e shpresës dhe ikjes së qytetarëve në mërgim, praninë e mishit të prishur në treg, Epidemin e vjdekjeve në komunikacion, Mungesën e energjis eletrike që ekonomis i kushton 300 milion euro në vit sipas USAID, Pozitën e fundit në PISA, Shkatërrimiit të kompanive shoqërore, Nivelin të lartë të korrupsionit, Trajtimin e shtetit si pronë private, Veshtërsimin për marrjen e shërbimeve të thjeshta si ndojë qertifikatë, në instutucionet publike nëse ski lidhje partiake apo të njofshëm, Shkatërrimit e sistemit shëndetsor, Politizimin dhe partizimin e çdo instutucioni publik, Kualifikimin e Kosovës si shtet të kapur nga organizata dhe qeveri te ndryshme Perendimore.
Nëse Kosova aspiron të bëhet pjes e Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore të cilat përveç sekularizmit përfshijnë edhe drejtësin, barazin, racionalitetin dhe mbi te gjitha meritokracin, atëherë instutucionet e saj publike duhet të u përngjajnë atyre perëndimore të cilat kan instutucionalizu racionalizmin në birokraci sipas ideve të sociologut gjërman Max Weber, i cili duke vërejt së qasja partikulare (me njofsi) ishte e gabuar dhe joefektive, predikoj që për arritjen e efikasitetit, profesionalizmi dhe paanësis, nevojitet aplikimit i praktikave, procedurave dhe kritereve objektive të cilat garantojnë meritokracin dhe minimizonin apo eliminonin qasjet partikulariste, jo vetëm në rikrutimin e shërbyesve publik por edhe në marrëdhëniet e instutucioneve publike me qytetar. Me fjal tjera Max Weber tha se shtet, instutucione apo kompani efikase s’mund të formon nëse çdo gjë shkon përmes lidhjeve personale, dostallakut e haverllakut, por se meritokracia dhe kriteret objektive duhet të implementohen.
Në Perendim i është thënë aq shumë vëmendje meritokracis sa që edhe mësuesve e profesorëve nuk i lejohet krejtësishtë që notat e nxënësve ti japin sipas kritereve subjektive ku mund të anashkalohet meritokracia sepse pa meritokraci ska ardhmëri.
Rritja e pagave në kurriz të sektorit privat në sektorin që veqse kishte paga më të larta është një trajtim i vogël ndaj simptomave, por jo kurimi duhur i sëmundjes së patronazhit. Kurimi është zëvëndësimi patronazhit me meritokraci.
Përpjekja e Ambasadës Britanike për të sjellë meritokracin në instutucione dhe shoqërin tonë nuk është e mjaftueshme sepse nevoitet vetëdijsim gjithë shoqëror për dëmet që sjellë patronazhit, pastaj populli përmes votës mund të kërkon zëvëdësimin eti me meritocraci.
Shembulli Amerikës tregon që politikanët e Kosovës nuk zbuluan patronazhin por se përsosën atë dhe se zëvëndësimi i patronazhit me meritokraci nuk është i lehtë por i domosdoshëm për krijimin e një byrokracie apartiake, efektive dhe profesionale të bazuar në meritokraci sepse kur mbizotëron meritokracia zhvillimi, prosperiteti dhe sukseset nuk mungojnë për këtë dëshmia më e mir është Perendimi…
B.H
Shkenca Politike
La Roche University