Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Në kujtim dhe nderim të veprimtarit të dalluar të LPK-së, Xhevat Qerimit

Më 10 Janar të vitit 1993, pra, sot e 28 vite më parë, humbi jetën tragjikisht veprimtari i devotshëm për liri Xhevat Qerimi. Xhevati ka qenë një prej veprimtarëve më të spikatur që kishte Lëvizja në anën e Karadakut. Atëherë kur ai ishte i angazhuar më së shumti për të rritur shkallën e rezistencës dhe për të kaluar në fazën e luftës së armatosur, papritur u nda nga ne, duke krijuar një boshllëk të madh në familje, në shoqëri dhe në organizim antipushtues.Xhevati ka qenë intelektual e luftëtar i pakompramis për liri. Për kohë të shkurtër të jetës së tij, me veprat e tij, Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re. Lavdi për jetë e mot veprimtarit të paepur për liri Xhevat Qerimi!