Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: LPK – ja nga protestat me gurë deri te Lufta Çlirimtare

Fjala e mbajtur në Akademinë e Vitit të LËVIZJES në Skënderaj, në emër të Shoqërisë Lëvizja

LPK nga protestat me gurë deri tek lufta çlirimtare

Demonstratat e pranverës së vitit 1981,  përkundër rolit të madh që luajtën në vetëdijësimin e popullit tonë dhe pasqyrimin e gjendjes prej të robëruari të shqiptarëve në ish Jugosllavi,  ndikuan dhe ishin një katalizator për organizim më të mirë të rezistencës, të grupeve e organizatave të fshehta të cilit vepronin thuajse nën të njejtën platformë por jo të organizuara si duhet dhe të shkëputara njëra nga tjetra.

Menjëherë pas demonstratave dhe grevave gjithëpopullore të vitit ’81, bartësit e aktivitetit patriotik antipushtues kërkuan njëri tjetrin dhe komunikuan për nevojën e organizimit më të mirë. Për këtë qëllim nga njëra prej orgnizatave të fshehta ishin hartuar «Tezat për Frontin e Republikës» të cilat u bënë materiali bazë i diskutimeve. Pas arrestimeve të shumë veprimtarëve bisedimet vazhdojnë jashtë vendit por gjithmonë të ndërlidhura edhe me grupet dhe organizatat në Kosovë. Si rezultat i këtyre bisedimve, me 17 janar të vitit 1982, formohet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, e cila më vonë nga viti 1993 do të quhet Lëvizja Popullore e Kosovës.

Edhe se nuk arritën ta shohin realitet, formimi i LPK-së është rezultat i punës së palodhshme të veprimtarëve, patriotëve e revolucionarëve të mëdhnjë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla.

UDB-ja gjakatare i vrau këta dëshmorë vetëm pse bashkonin dhe bashkoheshin në një organizim të fuqishëm antipushtues. Me vrasjen e tyre armiqët tentuan të pengonin bashkimin, tentuan të pengonin krijimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Gjaku i tyre i derdhur ishte kushtrim për të iu  dhënë fund ndasive dhe për të vepruar nën një organizim të përbashkët kundër një armiku të përbashkët.

Themelimi i Lëvizjes në Kosovë u prit me entuziazëm tek të gjithë veprimtarët patriot. Pas vitit 1982 rezistenca antipushtuese ishte më e organizuar më e konsoliduar, më e shtrirë në hapsirën gjeografike shqiptare.  Por edhe ndjekjet ndaj veprimtarëve ishin më të mëdha.   Shpeshherë arrestoheshin grupe të tëra veprimtarësh dhe dënoheshin me shumë vite burg. Jo rrallë edhe vriteshin veprimtarët patriotë.

Që nga themelimi i saj,  LPK në Kosovë organizoj  shpërndarjen e trakteve dhe  materialeve sqaruese që shpërndaheshin në konspiracion të thellë.

Në çdo situatë të rëndë traktet dhe materialet tjera të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të shpërndara nepër Kosovë dhe viset e tjera të pushtuara shqiptare, kanë qenë udhërrëfim se si të veprohet kundër okupatorëve…

Vetëm gjatë viteve 1988-1990 në Kosovë dhe në viset e saja, LPK ka shpërndarë 39 trakte, komunikata e proklamata, thirrje të ndryshme për situata të caktuara.

Vazhdimisht gjatë gjithë periudhës deri në vitin 2000, LPK nxorri dhe shpërndau si në botë ashtu edhe në të gjitha viset shqiptare organin  e saj  Zëri i Kosovës. Kurse në Kosovë kohë pas kohe botohej dhe shpërndahej Buletini i Zërit të Kosovës «Rruga e Lirisë »…

LPK vazhdimisht u përpoq që përmes demonstratave në Kosovë dhe vise të sajë të rrisë bahkimim e popullit dhe të dëshmojë para botës përcaktimin në rrugën e lirisë të popullit  të okupuar shqiptarë si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare.

Në të  gjitha demonstratat dhe protestat e organizuara në Kosovë nga viti 1982 deri në vitin 1991, LPK ka pasur ndikimin vendimtar për organizimin e tyre.

Nga viti 1990, në vazhdën e këtyre protestave fatkeqësisht ndërmjet vijës së parë të demonstruesve  dhe aradhave të policisë të Serbisë e Jugosllavisë,  u krijua edhe një vijë tjetër e ndërmjetme vija e pacifistëve që dërgonin delegacione për të shpërndarë protestuesit. Përpjekjet e LPK-së për të bindur masat se duhet vazhduar protetsat ishin të pamjaftueshme në raport me propagandën e fuqishme që kish filluar të bënte e ashtuquajtuara alternativa për të vendosur paqe pa kushte me Serbinë.

Sipas raportit ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë vetëm në vitin 1989 në Kosovë janë organizuar 670 demonstrata kundër pushtuesve në gjithë Kosovën ku thuhet se pas të gjitha këtyre demonstratave qëndron si inspiruese dhe organizatore kryesore organizata «terroriste seperatiste e balliste» Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës» Kështu u raportua në Kuvendin e Serbisë në janar të vitit 1990.

Në Komunikatën e lëshuar nga LPK me 29 janar të vitit 1990 pas kërkesave për të vazhduar protestat në të gjitha format e mundëshme iu bëhet thirrje të gjitha familjeve shqiptare të hasmuara që në vend të ngrehjes së gishtit të krimit të shtrihet dora e pajtimit këtu zuri fill edhe nisma e të rinjëve disa prej të cilëve anëtarë të LPRK për fillimin e aksionit të pajtimit të gjaqeve në të cilin aktivistët e LPK-së patën rolin më të rëndësishëm. Paralelisht me këtë u mor edhe iniciativa e nënshkrimit të një  peticionit dedikuar Kuvendit të Kosovës, me anën e të cilit kërkohej nga deputetët ndonëse të përzgjedhur nga pushtuesit të shprehin në Parlament vullnetin e popullit.

Brenda 3 muajve janë mbledhur rreth 200 mijë nënshkrime që iu dorzuan një grupi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët e pranuan marerialin nga sot heroi i Kosovës Xhemajl Fetahaj.

Vetëm një muaj pas, të shtyrë nga presioni i popullit i protestave të shumta dhe situata e krijuar gjeopilitike pas nryshimeve të mëdha në vendet e Lindjes,  Kuvendi i Kosovës me 2 korrik shpalli deklaratën kushtetuese.

Në gjysmën e dytë të vitit 1990 LPK organizoi kujdestari në të gjitha lagjet e qyteteve  dhe në të gjitha fshatrat e Kosovës, populli pavarësisht në cilin organizim ishte dha përkrahje për këtë iniciativë por më vonë ky rrjet i ngritur u shkatërrua nga LDK dhe disa subjekte satelite të saj.

Gjat vitit 1991 LPK organizoi demonstrata në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Në këto demonstrata merrnin pjesë të gati të gjithë studentët e Universitetit dhe shumë qytetarë të tjerë.

LPK vazhdoi aktivitetin e saj çlirimtar. Në periudhën e viteve nëntëdhjeta ajo ndiqej nga UDB-ja si zakonisht por edhe kishte tendenca të stigmatizimit të saj nga alternativa e krijuar e cila me çdo kusht donte të shuajë çdo rezistencë aktive në Kosovë.

Gjatë periudhës së veprimtarisë së saj deri me fillimin e luftës çlirimtare LPK në Kosovë ka mbajtur dy Konferenca dhe gjashtë mbledhje të rëdësishme prej të cilave,  dy mbledhje  konsultative, dhe katër Mbledhje të përgjithshme me pjesmarrje përmes sistemit të delegimit, nga të gjitha trojet e okupuara shqiptare.

Lufta kundër LPK-së ka qenë permanente. Nga radhët e saj, deri në vitin 1998 kur intensifikohet lufta çlirimatre, nga armë të zjarrit ose në përleshje me policinë dhe ushtrinë pushtuese janë vrarë 17 anëtarë, 2 anëtarë janë vrarë në një aksident të kurdisur të komunikacionit, kurse 6 kanë vdekur në aksidente ose nga vdekja e natyrshme.. ndërkaq ka pasur mbi një mijë anëtarë e veprimtarë të LPK-së që janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e pushtuesve,,,,,

Derisa një kohë të gjatë për LPK-në është propaganduar se ajo është një organizatë reaksionare, nacionaliste balliste etj,  se do të rrëzoj socializmin vetqeverisë e pushtetin e klasës punëtore në planin e brendshëm, në planin e jashtëm është propagandur e kundërta se ajo është një organizatë staliniste e komuniste që synon të sjellë në pushtet diktaturën e proletariatit. Për habi  disa prej atyre që dje na quanin nacionalistë, separatist e  ballistë, të djathtë sot na quajnë komunist e të majtë. Por LPK,  gjithmonë primare e ka pasur  çështjen kombëtare sepse për të luftuar për këtë kauzë edhe është formuar.

Jashtë vendit Dega e LPK ka qenë shumë aktive. Së pari i tërë ai aktivitet i bujshëm i LPK në Kosovë nuk do të kishte mundur të zhvillohet sikur të mos ishin ndihmat e mëdha materiale që dega jashtë vendit i kishte tubuar nga bashkëatdhetarët tanë.

Lëvizja Popullore e Kosovës në periudhën 1982-1999 jashtë vendit në pika të ndyrshme të globit, me qëllim të sensibilizimit të opnionit ndërkombëtare në vendet Evropiane, SHBA dhe Australi ka organizuar me qindra demonstrata duke ndërkombëtarizuar problemin e pazgjidhur kombëtarë dhe duke u bërë zë i fuqishëm dhe i pandashëm i luftës çlirimtare në Kosovë.

Këtu po e përmendi demonstratën dyjavore të organizuar në Gjenevë në vitin 1990, në të cilën morrën pjesë deri në 70 mijë bashkatdhetarë, dhe greven e urisë së veprimtarëve të Lëvizjes në Bon të Gjermanisë për të nxitur sidomos klasën politike që të jetë më aktive dhe më e vendosur karshi synimeve të Serbisë.

Dega e LPK jashtë vendit ka organizuar qindra demonstrata dhe mijëra tubime të protestës dhe informative mbi gjendjen në Kosovë.

Në mbledhjen e IV të përgjithshme të LPK e cila u mbajt në Prishtinë LPK mori vendim për fillimin e  përgatitjes të luftës së armatosur në Kosovë. Fillimisht ajo përshëndeti çdo aksion të armatosur çlirimtar drejtuar kundër pushtuesve dhe pranisë së tyre në tokat tona. Në vitin 1992, filluan aksionet e para të armatosura të organizuara  kundër pushtuesve ato shkuan duke u rritur në vitet 1994 e ’95 ndërsa në vitin 1996 Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë forcë që më nuk mund të injorohej. Ajo i dha goditje të njëpasnjëshme pushtuesve dhe tradhtarëve.

Shqiptarët me rezistencën aktive revolucionare për një dekadë rresht më së shumti ndikuan në shkatërrimin e krijesës artificiale të Jugosllavisë, kurse pas shpërbërjes së saj duke e parë se do të mund të përfitojnë më së paku në rast të aplikimit të mosrezistencës u detyruan që ti hyjnë projektit të ndërrimit të kursit dhe pregatijes për luftë të armatosur kundër Serbisë. Si rezultat i shtypjes , injorimit të kërkesave politike të shqiptarëve dhe rrezikut që edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë shqiptarët do të mbeten sërish të pushtuar veprimtarët e lëvizjes kaluan nga format e shprehejs së revoltës përmes manifestimeve publike në krijimin e Ushtrisë Clirimatre të Kosovës dhe filluan luftën e armatosur e cila u mbështet edhe nga bota demokratike dhe kulmoi me çlirimin e vendit tonë.

Lëvizja Popullore e Kosovës që nga themelimi i saj  e deri në çlirimin e vendit  në kontinuitet ka vapruar dhe ka pasur rolin më të rëndësishëm në luftën  çlirimtare në Kosovë, dhe në luftrat e UCPMB dhe Ushtrisë Çlirimatre Kombëtare në Maqedoni…..

Periudha e historisë sonë kombëtarë nga vitit 1981 e deri ne çlirim të vendit, akoma nuk është trajtuar nga prizmi shkencor. Për ketë periudhë më shumë kanë folur komentatoret se vetë akterët e organizimit të ngjarjeve dhe të luftës.

Padyshim se edhe kjo periudhë do të ndriqohet plotesisht e jam i sigurt se aktoret dhe pjesmarrësit në bërjen e historisë do të ndihmojnë shumë në trajtimin real hiostorik dhe ndriqimin e plotë të të gjitha rrethanave në të cilat LPK ka pasur ndikimin e saj determinues….

Të nderuar pjesmarrës,

Sot 23 vjet pas çlirimit Akoma nuk kemi arritur ta rrubullaksojmë plotësisht pavarësinë e vendit, Akoma nuk kemi arritur të përafrojmë aspiratën tone shekullore kombëtare.  Madje ka tendenca të dukshme që përpjekjet, sakrificat e luftrat e parreshtura të popullit tonë për liri të minimizohen. Një dramë me shumë akte është duke ndodhur me drejtuesit e luftës e të paqes, me heronjët tanë të gjallë të cilët padrejtësisht janë privuar nga liria për të cilën u angazhuan gjatë gjithë jetës së tyre. Pra një pjesë e lirisë sonë mbahet e burgosur. Kjo mbase do të jetë beteja e fundit e Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit,  Nasimit, Hysniut, Salihut dhe Pjetër Shalës, e në të cilën padyshim se do të triumfojnë dhe do të iu kthehen shoqërisë, familjeve dhe vendit faqebardhë si heronjë të vërtetë të këtij vendi.

Sikurse ata edhe ne e ushqejmë shpresën se drejtësia do të triumfojë ashtu siç triumfon drita mbi errësirën.

Pas gjithë angazhimeve, betejave e luftrave shqiptarët gradualisht janë duke e marrë vendin meritor në gadishullin ilirik, për këtë më meritorët mbeten ata që dhanë gjithëçka nga vetja e tyre për lirinë dhe të drejtat tona politike, kombëtare e shtetërore, me Komandantin Adem Jashari dhe familjen legjendare,  ëmblemën e sakrifices për liri familjen Jashari në ballë…..

Lavdi Heronjve dhe të gjithë atyre që dhanë nga vetja për lirinë tonë!

Postimet e fundit !