Sport

Rama: Lara Colturi i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski

TIRANË, 20 janar /ATSH/Skiatorja Lara Colturi u shpall kampione bote në garën e Skive Alpine, që po zhvillohet në St. Anton am Arlberg të Austrisë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se, “Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur Kampione e Botës për të reja në Ski”.

“Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, tha Rama.

Ajo u shpall kampione bote në garën e Skive Alpine, kategoria Super G, në Kampionatin Botëror të skive për moshat në Kampionatin Botëror për të Rinj.

Lara Colturi shënoi kohën 1:01.64 duke lënë pas zviceranen Grob dhe italianen Calaba, duke triumfuar midis 37 konkurrenteve.

/gj.m/