Shqipëria/Aktualitet

Rama i prerë: “S’ka më ndërmjetësues të huaj”. Sherret ala shqiptarçe s’do t’i zgjidhim më duke folur anglisht

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës, por edhe të gjitha palëve politike në vend, që t’i zgjidhin të gjitha çështjet dhe apo krizat politike e institucionale me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo me ndërmjetësimin e të huajve.

“Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, nuk kemi shkëlqyer në sytë e shoqërisë shqiptare. Shumë sherr e shamata, shumë kohë e mundësi të humbura për të bërë më shumë për shqiptarët. Pasi lënë nam, si kalamaj që luajnë e ka kush e ka në oborr pasi kanë lënë orët e mësimit. Dora jonë është e shtrirë për PD, s’duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që doni, për çdo gjë që dëshironi.

Jemi të hapur të dialogojmë, por me ne nuk do arrini gjë me urdhra e ultimatume, por duke folur me njëri-tjetrin me argumenta e ide, ne mund të flasim për çdo gjë.

Asnjëherë nuk do të pranojmë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat e brendshme. Ato shkaktohen alla-shqiptarçe, dhe do zgjidhen po nga ne, duke folur vetëm shqip me njëri-tjetrin,” tha Rama.