Shqipëria/Aktualitet

Qytetarët protestuan në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Qindra qytetarë në Prishtinë protestuan të mërkurën kundër propozimit për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.

Duke mbajtur pankartë ku shkruhej “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan në sheshet kryesore për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë, nga ku kundërshtuan propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.
Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-in (Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë). Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo. Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.