Vështrim/Analizë

Pse po “harrohen” klerikët shqiptarë themelues të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Kur klerikët shqiptarë themelues të Autoqefalisë `harrohen` nga KOASH
Disa ditë përpara KOASH përkujtoi at Paisin një shënjtor grek të respektuar të cilin e përkujton çdo vit ashtu si dhe shënjtorë të tjerë grekë dhe sllavë të kalendarit orthodox. Asnjëherë në këto përkujtimore nuk harrojnë të marrin pjesë të gjithë klerikët e thjeshtë dhe drejtues të Kishave në Tiranë dhe kudo ku janë, në respkt të shënjtorëve dhe Martirëve e dëshmorëve të kishës lindore që sot quhet orthodoksi.
Por KOASH -i ynë i nderuar ka harruar që nga viti `90 e deri më sot pra për 33 vite rresht, të kujtojë martirët dhe dëshmorët shqiptarë drejtues të KOASH-it që nga viti e famshëm 1922 e deri në vitin 1967 kur me urdhër të Diktaturës u prishën kishat , xhamitë teqetë. Llogariten se u mbyllën dhe u prishën 608 kisha ortodokse e manastire, sigurisht së bashku me 740 xhami, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame, pra gjithsej në 2169 objekte klerikale në të gjithë vëndin.Gjithashtu u konfiskuan të gjitha pronat dhe pasuritë e Kishave xhamive dhe Teqeve.
Kjo masakër e madhe për të formuar shtetin e parë ateist në botë , kujtohet nga KOASH por nuk kujtohen Drejuesit klerikalë orthodoksë që jo vetëm krijuan Autoqefaline, por edhe e vazhduan ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e saj duke predikuar Perëndinë dhe Krishtin në gjuhën shqip.
Po kush ishin këta drejtues që sot harrohen jo pa qëllim nga KOASH?
Kush ishin këta drejtues që përnga Hierarkia janë të njëtjë me drejtuesin e sotëm të KOASH-it i cili kujtohet çdo ditë e natë sipas kulturës orthodokse dhe duket sikur nuk ka patur jetë kishëtare para vitit `92 kur u fronësua si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë si Kryepeshkop Fortlumturia Anastas me origjinë arvanitase të largët nga Preveza.
Shumëkush nuk duhet të harrojë asnjëherë se si rilindasit shqiptarë të fesë orthodokse dhanë një kontribut të madh (së bashku me intelektualët myslimanë dhe dy katolikët), si përfirmosjen e Pavarësinë e Shqipërisë ( ishin 13, 11 intelektualë orthodoksë dhe dy katolike, 8 kosovarë dhe 19 intelektualë shqiptarë myslimanë), apo qoftë me krijimin e Hymnit të Flamurit, qoftë me ofrimin e flamurit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nëpërmjet Marigo Possios (Poçi), e cila i qepi thekët e tij, qoftë me propozimin nga dega e Bukureshtit Ismail Bej Qemalit që ta shpallte Shqipërinë të pavarur në vënd të Autonomisë -leje të cilën ja Sulltani deputetit turo-shqiptar HeroiT tonë Ismail Bej Qemalit, me krijimin e këngëve patriotike, me pjesmarrjen në Kongresin e gjuhës shqipe në nëntor 1908, etj.
Po kështu i madhi Fan Stilian Noli predikoi për herë të parë shqip në Shqipëri në 1914 në Druuës jashtë Kishës së Shën Spiridonit (sot nuk egziston u prish në 1967 dhe sot është ish ndërtesa e SHIK-ut), pikërisht për të pritur edhe Princ Ëied-in që erdhi në Durrës ato ditë. Dihet se Fan Noli predikoi për herë të parë shqip në kishën e Bostonit në SHBA që më 1908.
Historia e pesë Drejtuesve Klerikalë të KOASH-it është sa heroike ashtu dhe martire. Përse? Sepse këta drejtues të Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë përballuan deri në 1944 dhe pas çlirimit përballuan edhe presionin e diktaturës komuniste derisa ajo diktaturë i mbylli kishat dhe deklaroi shtetin shqiptar si shtetin e parë ateist në botë.
Kush ishin këta pesë hierarkë që nuk kujtohen dhe as që është vënë si i thonë `tenxherja në zjarr` për ti vendosur në Kalendarin Orthodks këta drejtues klerikale që dissave nuk u dihet as varri?
Këta janë:
Kryepeshkopi i Pare Fan Stilian Noli personi qe e beri Krishtin te flase shqip 1922, u kurorëzua peshkop i Korcës dhe i Shqipërisë në Korçë.
Fan Noli I Madh,ishte organizatori i parë që shpalli Autoqefalinë e Kishës Orthodokse nga Kisha greke, madje duke debatuar ashpër me klerikët grekë të asaj kohe të cilët e shanin gjuhën shqipe si gjuhë të dorës së dytë.Fan Noli i Madh nuk paska vënd në Kalendarin Orthodoks. Turp.
Kryepeshkopi Visarion Xhuvani i dyte 1929-1929,
Kryepeshkopi i trete Kristofor Kissi pas 1937-1948
Kryepeshkopi Pais Vodica 1948-1966,
Kryepeshkopi Damian Kokoneshi 1966-1967 vetëm 6 muaj.
Interesant është fakti se i madhi Fan S. Noli ( Mavromati) dhe i përshpirtshmi, Hirësi Visarion Xhuvani KOASH -i i sotëm nuk i quan si të tijët, sepse sipas tyre ishin para se të vinte TOMOS i cili u miratua nga Kostandinopoja në vitin 1937, pra quhen jo legalë. Kështu që
Hirësi Kristofor Kissi, Hirësi Pais Vodica, Hirësi Damian Kokoneshi quhen të rregullt.
Por të pestë, megjithse në ndonjë rast janë përkujtuar nëpër gazetat shqiptare zyrtare dhe tek gazeta e Kishës `Ngjallja`, asnjëherë KOASH nuk i ka përkujtuar në mënyrë zyrtare sipas rregullit çdo vit, madje as e ka vënë `ujin në zjarr` për ti propozuar si dëshmorë apo martirë shqiptarë të Kishës Orthodoksë Autoqefale të Shqipërisë, madje as një përshpirtje, as një predikim për këta heronj të Autoqefalisë, as një meshë përkujtimore.
Po përse kjo haresë jo e paqëllimshme?
Ndoshta një nga arrësyet është ajo që thotë i urti:… kur dikush duhet të lartësohet ai duhet të ulë ata që ishin para tij…… Arësyeja tjetër janë sigurisht edhe përplasjet e vjetra për dominimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Pas vitit 1992 Kryepeshkopi i Nderuar i sotëm Anastas ndryshoi një nga pikat e statutit duke hequr pikën që `kryepeshkopi duhet të jetë me origjinë shqiptare`, duke hapur mundësinë që mund të zgjidhet në të ardhmen edhe një Kryepeshkop i huaj. Kjo ka shqetësuar komunitetin orthodox. Pavarësisht se u hoq gjithshtu pjesëza nga `Shqiptare` në `e Shqipërisë` tek tog-fjalëshi Kisha Orthodokse Autoqefale….. Duket si ndryshime të pafajshme por në fakt kanë kuptim të thellë.
Merreni me mënd sikur Kisha greke të hiqte nenin se `Kryepeshkopi i Greqisë mund të mos jetë grek`- se ç`do të ndodhte…. Apo edhe për Kryetarin e Kishave orthodokse që e ka qëndrën në Stamboll të hiqet pika që thotë se Kryetari i Kishës Orthodokse që e ka qëndrën në Stamboll (Kostandinopojë) duhet të jetë i krishterë orthodox vetëm me origjinë turke…. Në se hiqet, qeveria turke bën namin….
Kurse për Shqipërinë ..nuk paska problem sipas klerikëve tanë. Indiferentizëm apo presion?
Pra, problemet kryesore janë:
-Prishja e disa neneve të statutit të vjetër të KOASH-it dhe vendosja e disa neneve të reja..
-Harresa e klerikëve të nderuar themelues dhe vazhdues të Autoqefalisë derisa presioni i diktaturës shkatërroi Kishat.
-Presionet indirekte që vijnë nga fqinjët për arësye nga më të ndryshmet, besimtarët e të cilëve këtu në Shqipëri shprehen nën zë se “… ne ( dmth ata) mund ta ndajmë KOASH, se jemi shumë nëse nuk merremi parasysh…..“.
-Pakësimi dhe largimi nga Kisha i shumë pjestarëve të Komunitetit orthodox për shkak të indiferentizmit kishtar dhe mungesës së shqiptarizmit në predikimet në Kishat Orthodokse të Shqipërisë aq sa çdo ditë në predikimet e Priftërinjve është future një frazë e çuditshme që po ta dëgjosh me vëmëndje të shqetësson: `Mbroje o Zot shtetin e Orthodoksëve`… Kush është shteti i Orthodoksve? Përse nuk thuhet; “Mbroje o Zot Komunitetin orthodox të Shqipërisë`? për kë e kanë fjalën ata që e kanë futur me detyrim këtë frazë? Aq më keq kur tek radio ngjallja shumë komente bëhen greqisht sikur Orthodoksia është vetëm greke. Por nuk është ashtu; nëse ka dhe minoritete të tjera, atëhere radio ngjallja le të respektojë edhe gjuhët e tjera si atë greke. Opinioni është se nuk bëhet rastësisht.
Është gjithashtu e vërtetë se Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën shqiptare pas `92 nëpërmjet autoritetit të tij, nëpërmjet lidhjeve me Qndrën Botërore të Kishave, nëpërmjet personalitetit të tij si Profesor Doktor, nëpërmjet manaxhimit të mirë të burimeve njerëzore dhe disiplinës për realizmin e ndërtimit të Kishave. Por ana negative është se kleri i sotëm shqiptar që konsulton Kryepeshkopin nuk e ka ngritur asnjëherë zërin për të rregulluar disa elementë kardinalë të dëmtuar nga diktatura si: ri-vlerësimin e drejtuesve klerikalë shqiptar dhe futjen e tyre në kalendarin orthodox, ri-vendosjen e emrave të vjetër të Kishave ku spikat humbja e emrit të Kishës së famshme të Korçës Kisha e Shën Gjergjit, emri i të cilit ishte dhe mbetet simbol i Korçës. Kjo kishë u shkatërrua dhe nuk u rindërtua as sot e kësaj dite, dhe këtu të lind dyshimi se shmangia e emrit SHËN GJERGJ ka të bëjë me shmangien e të gjitha simbolikave kishtare kombëtare. Shumë nga Kishat e restauruara u janë vënë emra që në Shqipëri nuk kanë qënë më parë. Kjo nuk është gjë e mirë pavarësisht se mund të hajë debat.
Së fundmi KOASH dhe Sinodi i sotëm nuk e ka marrë asnjëherë në konsideratë Promemorien e Intelektualëve Orthodoksë të Tiranës të cilët kërkojnë futjen në Kalendarin Orthodoks jo vetëm të pesë Drejtuesve klerikale të viteve 1922-1967 por futjen githashtu edhe vendosjen në këtë calendar të figures së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, KOASH e hodhi në plehra dhe nuk e shqyrtoi. Kjo bie në kundërshtim me çdo predikim fetar që thotë: `duaje bashkëbesimtarin tënd si dhe veten`, por i quan edhe armiq dhe u përplas dyert surratit kur sugjeron diçka për të mirën e komunitetit.
Kisha Katolike i ka dhënë një titull `Atlet i Krishtit`, sepse Skënderbeu nuk ishte katolik por bashkëpunoi më Vatikanin, por Kisha Autoqefale Orthodokse e Shqipërisë nuk e ka vënë `ujin në zjarr` asnjëherë duke e ditur se familja Kastrioti ishte një familje e ritit lindor, me varret në Manastirin e Hilandarit në Malin Atos, me Stemë dhe Flamur të ritit lindor, pra duhet përsëri të interesohej. Kisha Katolike të paktën i ka rivlerësuar të gjithë 37 klerikët katolikë që vuajtën nga persekutimi komunist. KOASH-i ynë -JO. Përse?
Së fundmi problem i veçantë është Shënjtorja Angjelina Arianiti e cila më të vërtetë është Shënjtore e Shqiërosë dhe e Serbisë dhe në një rang me Shënjtoren katolike Nënë Tereza. Pra Shqipëri ka dy shënjtore nga të dy fetë kryesore shqiptare. Njëra mbivlerësohet tjetra kujtohet shkarazi pa asnjë eveniment.
Pra KOASH dhe Sinodi i Shënjtë duhet të mblidhen urgjentisht që të rishikojë qëndrimin e Kishës Autoqefale ndaj themeluesve dhe mbajtësve të Autoqefalisë të cilët përballuan intrigat dhe presion e fqinjëve kundër Autoqefalisë por edhe presionin e diktaturës deri kur Diktatura shkatërroi kishat.
Problemi që nxjerrin disa klerikë të sotëm të KOASH se pesë klerikët shqiptarë, dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nuk i plotësokan kriteret për tu bërë shënjtorë apo martirë apo dëshmorë, në raport me ata që janë aktualisht në kalendarin orthodox, dhe për tu vendosur në Kalendarin kishtar orthodox shqiptar unë mund tu përgjigjem me këto argumente:
-Kriteret i vendosin njerëzit dhe jo Zoti
-Asnjë martir apo shënjtor grek apo sllav apo kushdo tjetër nuk ka bërë asgjë më shumë për kishën dhe vëndin e tyre sesa klerikët tanë që përballuan intrigat, presionet, vrasjet nga ekstremistët fetarë fqinjë, dhe të diktaturës.
-Sa për Heroin Kombatar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili mund të bëhet martir apo edhe shënjtor, kundërshtarët Klerikale shqiptarë të KOASH-it nxjerrin një pretendim absurd se Heroi ynë kombëtar ka vrarë?!!!! Ky është një turp i vërtetë që del nga goja e një kleriku shqiptar për Heroin Kombëtar. Unë u them, shumë shënjtorët meshkuj që janë në kalendarin orthodox kanë vrarë njerëz por ama Kisha përkatëse i ka bërë shënjtorë.
Atëhere përse KOASH të mos ngrejë një komision për të rishikuar këto probleme? Kjo varet në ndërgjegjen e tyre.
Në fund të fundit KOASH është në Shqipëri dhe i takon komunitetit orthodox të vendosë madje edhe gjithë popullit shqiptar sepse jemi popull që respektojmë fenë e tjetrit dhe se kemi një harmoni të shkëlyer fetare.

Postimet e fundit !