Vështrim/Analizë

Prof. Xhelal Gjeçovi: Donkishotët e historisë

Prof. Xhelal Gjeçovi

Kohët e fundit, në fushën e  historisë ka patur zhvillime, që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit, për mënyrën e organizimit e të menaxhimit, kohën e zgjedhur, pjesëmarrësit në rolin e konsulentëve, efektet që do të sjellë dhe sidomos produktin që do prodhojë.

Në mesin e tyre, kam veçuar një kumtesë mbi luftën të autorëve M. Dëzhgiu e B. Meta, të referuar në simpoziumin “Shqiptarët në historinë e shekullit të 20-të” e të botuar në vëllimin me materiale të këtij aktiviteti. Së dyti, një nismë e prof. Paskal Milos për të riparë e saktësuar aktivitetin e figurave historike, përfshi dhe bashkëpunëtorë të fashizmit.

***

Para ca kohe u njoha me një shkrim me interes të historianit Marenglen Kasmi ku analizohen kryesisht problemet që trajtohen në kumtesën e Dezhgiut e të Metës mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Shkrimi paraqiste interes pasi tema e Luftës vazhdon të jetë edhe sot një problem jo thjeshtë historik, por dhe arenë e luftës politike, me forcat kundërshtare, kolaboracionistët e pasardhësit e tyre, që mohojnë çdo gjë të prodhuar në ato vite prove për mbarë njerëzimin, përfshi dhe shqiptarët, ndryshimin që solli, vlerat e arritjet e mëdha historike, çlirimin dhe pavarësinë, dy shtylla, premisa të domosdoshme per ekzistencën e për -parimin e pandalshëm të kombit shqiptar.

Pas ndërrimit të sistemit, atyre iu  bashkuan dhe historianë të tjerë që, nga origjina e trajtimi që kanë patur para ‘90-tës, s`i lidh asgjë me protagonistët e revanshit ndaj historisë, duke treguar se për interesa e përfitime të çastit, janë të gatshëm të mohojnë çdo gjë nga e kaluara, përfshi dhe veten, punët e realizuara e të botuara.

Angazhimi i historianëve të institutit, kryesisht të periudhave të reja, që janë vënë në garë se kush të hedhë baltë më shumë ndaj historisë, për t’i bërë qejfin Beqir Netës e Uran Butkës, nuk më çuditin. Ato veçse më kujtojnë një këshillë që na jepte prof. Kristo Frashëri, se “nuk ia vlen të merresh me ta, të humbasësh kohën, pasi janë dashuruar me veten e çdo gjë që iu thua, nga njëri vesh iu hyn e nga tjetri iu del. Jeta ka provuar se rreziku njeriut e shoqërisë i vjen dhe nga vetëkënaqësia, kur me to mësohesh e adoptohesh dhe nuk gjen forca për të ndjekur dinamiken e jetës,për të ecur krahas saj, me ritmin e kërkesat e saj, kusht i domosdoshem për të mbetur aktiv e i dobishëm”.

Sapo u ndërrua sistemi disa nga këta, të dashuruar me veten, vrapuan t`i bashkohen lëvizjeve të ndërmara nga “i gjithëdituri” U. Butka, që A. Lalaj e shoqet e saj e thërrisnin “profesor” e grumbulloheshin rreth tij, në terren, në fshatrat e Tiranës, për të dëgjuar leksionet mbi betejat që ballistët paskan zhvilluar kundër okupatorit, ndonëse ato nuk figurojnë të regjistruara gjëkundi, veç në imagjinaten e tij të sëmurë.

Në histori Butka njihet si ”përçarës” i unitetit e i bashkimit të popullit, siç ia tha dhe Marenglen Kasmi, në një debat mbi historinë, ku i ftuar ishte dhe prof.Milo. Askush si ai nuk i ka sjellë dëme vendit dhe historisë me tezat përçarëse mbi luftën civile, një shpikje e etërve, krerëve të PD, për të justifikuar rrugën që ndoqën dhe shpartallimin që pësuan, për shkakun e saj.

Butka u përpoq të reagojë, sic e ka zakon. Por ndryshe nga herët tjera, përballë epërsise e sigurisë së “kundërshtarit” që ia jepte e verteta qe po thoshte, jashtë natyrës, erdhi duke i ulur tonet per të përgatitë një ulje të butë. Por, nuk qe thënë të arrihej kjo. Ndërhyrja e Milos e shpëtoi nga nokdauni, me një manovër që i shkonte për shtat, duke e spostuar e zhvendosur debatin, nga i biri tek i ati, Safet Butka, komandant i njerës nga të parat çeta balliste, që s`ishte pa probleme,por qoftë dhe për këtë fakt të njohur, ka tjetër vend e vlerësim në histori, siç e theksonte dhe prof. Kristo Frashëri, ish nxënësi i tij, ndër të paktët që e kujtonte me respekt.

Punimit të fundit mbi Luftën Civile, Meta vrapoi t`i bëjë reklamë në një të përditëshme, por kësaj here të paktën me një vlerësim të vakët, të matur, që realisht nuk thoshte asgjë. Meta nuk është aq i paditur e i pa informuar, që të përtypë çdo gjë. Ai e di se një punim i mbushur me gëjeshtra, që përsëritet çdo vit, nëprag të datave 17 e 29 nëntor, për të zbehur atmosferën e kremtimit të tyre, që i shqetëson dy zoterinjtë, nuk meritonmë shumë.

Ndërkohë, Miloja shfrytëzoi rastin për të bërë adetin, me vlerësime superlative për Safet Butken, duke treguar se nuk e njeh këtë figurë e kësaj i shtohet dhe dobësia që ka përgjithësisht për figurat balliste.

Sic u vu në dukje, pjesë e aktiviteteve, që synonin  goditjen e luftës, do  të bëhej dhe simpoziumi “Shqiptarët në historinë e shekullit të 20-të”.Për këtë qëllim ,u bënë të gjitha përpjekjet që të miratohej, që  të mereshin ca para, pa u lodhur e krahas tyre, ndoshta dhe famën e lakmuar, pasi vdisnin për nje çikë vëmendje. Po ku? Po ku tjetër, veç në ambientet balliste. Kush i donte e i pranonte me performancën që kishin.Temat e referuara ishin përdorur dhe në raste të tjera.

Aktiviteti, gjykuar nga ato që janë pasqyruar në shtyp është një turp për autorët e institucionin që e shndërruan simpoziumin në një mexhlis ku ballistet e rinj, si Kaba, Lalaj, Dëzhgiu, Butka po e po etj, të shfaqin tërë urrejtjen e grumbulluar e të mbuluar në vite, duke i servirur pjesëmarësve dhe opinionit punime me fryme nihiliste, që mohon çdo sakrificë e meritë të atyre që u ropatën maleve për të kontribuar e ofruar çlirimin e pavarësinë, përfshi dhe udhëheqjen e lartë të luftës, Komandantin e Përgjithshëm Enver Hoxha e bashkëpuntorët e tij, antarët e shtabit të Përgjithshem dhe të shtabeve e komandave te niveleve të tjera, drejtues të njësive partizane, komandantë e komisarët heroikë, etj., duke mos kursyer as të rënët, dëshmorët e atdheut.

Në atmosferën e krijuar, Dëzhgiu, autor i punimit mbi luftën, që të mos i prishte humorin Metës, nuk guxoi t’ia zërë me gojë as emrin kësaj ngjarje, me të cilën ishte marrë gjithë jetën, e tani po e braktiste pa pikë qederi, për të kryer detyrën që i kërkohej, duke mos kursyer të paktën punimet që i qenë vlersuar e botuar.

Krijimin e Akademisë Albanologjike ky grup në formë sekti, që kish kapur institutin e priti me gëzim e miratim, pasi mendohej se do t’u hapej perspektivë për të zënë vende në hierarkinë e institucionit, edhe pse e dinin fare mirë se qe krijuar për t`i bërë karshillëk, e për ta paralizuar e nxjerë jashtë loje akademinë ekzistuese të shkencave, që kishte qenë dhe streha e tyre në vite, pavarësisht se Saliu e quante komuniste. Akademinë që përfaqësonte njerën nga vlerat kombëtare më të spikatura, një ëndër e rilindasit të madh Sami Frashëri që po behej realitet paslufte, me interesimin e shtetit e me angazhimin e një galerie të tërë dijetarësh e shkenctarësh të mëdhenj, me shkollim elitar, në përendim e në lindje, si E.Çabej, A.Buda, K.Frashëri, H.Ceka, L.Omari, A.Puto, A.Uci, S.Pollo, S.Anamali, A.Kostallari, Sh.Demiraj, M.Domi, J.Alibali, N.Jorgaqi, K.Prifti. S.Islami dhe më të rinjt,si M.Korkuti, N.Ceka, S.Pulaha, J.Bulo, B.Beci, Xh.Lloshi, E.Lafe, e veç tyre dhe me mbështetjen e kolegëve nga Kosovsa, studiues të njohur, si Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Ali Hadri, Masar Kodra, Rexhep Ismajli etj. Me vepra dinjitoze në fushat respektive ata kontribuan që të te njihet e te ndryshojnë opinionet mbi Shqipërinë dhe arritjet e saj dhe në këto fusha të dijes, duke i trajtuar e vlerësuar si kontribute në pasurimin e kulturës së përbashkët europiane. Në këto rrethana,Tirana e më pas,më shpalljen e pavaresisë së Kosovës dhe Prishtina do të njihen e afirmohen si qendra të studimeve albanalogjike, që deri atëhere kishin qenë monopol i studiuesëve dhe institucioneve të fuqive të huaja.

Fryma që mbizotëroi në simpozium mjaftonte për të kuptuar ndryshimin që synohej, që do të thoshte jo një ndryshim dosido, kozmetik, por përmbysje totale të historisë, vlerësim pozitiv për nazifashistët e forcat kolaboracioniste, që lidhën aleance me ta, duke u bërë shtojca të formacioneve të tyre dhe dënim e distancim të prerë me pozicionin që zuri Shqipëria, respektivisht Levizja Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u rreshtuar përkrah aleatëve anglo-sovjeto-amerikanë.

Kjo fryme regresive i kishte rrënjët tek trashigimia e Mit`hat Frashërit, udhëheqës i Balit Kombëtar, që e kishte çuar organizatën që themeloi e drejtoi në këtë derexhe. E megjithatë, Butka vazhdon ta cilësojë “gjeni” i kombit, duke shpërfytyruar kuptimin etimologjik të kësaj fjale dhe reagimet  e bashkëkohësve, njërit ndër ta dhe A.Z.Çajupi, që mospajtimin me rrugën e qëndrimet e imponuara Lëvizjes balliste,do ta shprehte me pyetjen proverbiale: “Çfarë je tuj ba, more bej, ku të çon mushka more bej?”. Kurse, figura të njohura inteleltuale të Ballit, si prof. A.Ermenji, F.Quku, I.Luzaj, kanë fajësuar Mit`hat Frashërin për dështimin e misionit të shpallur në dekalogun e famshëm, programin politik të kësaj organizate. Prof. Isuf Luzaj ka shkruar se shkaku i dështimit e i tragjedise që përjetuam ne fundin e luftes, ishte se Mit`hati nuk arriti të shkëputej nga origjina por mbeti deri ne fund rob i klasës së bejlerëve, që cdo gjë e shihtenë prizmin e interesave të saj.

Grupi i ballistëve që kishin kapur Institutin çuditën opinionin me kërkesën këmbëngulëse për të rishikuar e ndryshuar historinë e Ballit, sidomos vlerësimet e historiografisë komuniste mbi aleancat e ndërtuara në vitet e Luftës së Dytë Botërore, duke fajsuar, sipas tyre, pa të drejtë lidhjet e Ballit Kombëtar e, më pas dhe Levizjes së Legalitetit me Fuqitë e Boshtit nazifashist që, njëra pas tjetrës, me agresione blic sulmuan e pushtuan vendin.

Në përgjigje të tyre, Prof.Kristo Frashëri do të botojë punimin “Historia e Ballit Kombëtar”, një perlë e një model i shkrimit të historisë, që s`i kalonte 150 faqe, në të cilat i bëhej një analizë e gjithanshme, objektive krijimit të kësaj organizate, si pjesë e Rezistencës Antifashiste, sic e cilësonte profesori, por që shpejt do të largohej nga progami e misioni i shpallur dhe do të zhytej në kolaboracionizëm, duke thelluar bashkëpunimin me forcat okupatore , në  planin politik e usharak, duke u shkrirë e bërë pjesë e strukturave politike e ushtarake, pjesë e rendit okupues, sic do ta cilësonte dhe prof.Ali Hadri.

Me keqardhje e them se përballë këtyre zhvillimeve po i njihja më mirë kolegët me të cilët  kisha punuar në vite e dekada. Keqardhje sidomos për Anën e Muharremin, që detyrat që kishim na lidhnin më nga afër. Sidomos me Mhuharremin që mosha dhe sektori na bënin edhe më të afërt. Por tani po njihja jo Muharremin, me të cilin kisha punuar në vite e dekada, por një tjetër, të ndryshuar jo pak. Nuk mbetej prapa dhe Ana, që në qetësi, e në fshehtësi, siç e kishte zakon ishte lidhur me ballistët e me U. Butken, simbolin e manipulimit të historisë. Së bashku do të nisin maratonën e emisioneve në televizione, ku në njërin që ndoqa, në Njuz 24, një gjë e saktë nuk u tha, veç shpifjeve të pa skrupullta,të nxjerra nga arsenali i punimeve të prof.Butkës, sa që moderatori Minga, një djal i ri u detyrua të ndërhyjë duke i thënë se deri tani, për gati dyzet minuta, nga 45 që ka në dispozicion emisioni “ke folur vetëm për partizanët,për krimet e tyre. Po krahu tjetër nuk ka patur probleme të tilla”. E më tej “A ka bashkëpunuar Balli me gjjermanët?”  E tronditur nga ndërhyrja e sidomos pyetja qe s`e priste, erdhi dhe pergjigja,e vetmja gjë e duhur dhe e saktë, ne gjithë këtë bisedë. “Po, Balli ka bashkëpunar me gjermanët”. Gjithsesi, paraqitja la shumë për të dëshiruar, rrjedhojë e lidhjeve me ballistët. Populli ka një shprehje kuptimplotë, “më thuaj me kë rri, të të them se cili je”. Të lidhur me ballistet, Muharremi dhe me nostalgjinë për ish mbretin, është vështirë që të mos ndikohesh, të mos marrësh e japësh me ta.

Më ka qëlluar që së  bashku me të madhin Dritëro Agolli të ndodhemi ne nje aktivitet kushtuar Konferencës së Pezës, njëra nga ngjarjet më të mëdha të luftës, pikënisje e luftës së organizuar në shkallë kombëtare. Sa hyra në sallë, pashë Driteroin, që po më shikonte dhe ma bëri me dorë që të shkoja prane tij, në rreshtin e parë. Për një moment hezitova pasi aty zakonisht zinin vend personalitete si Agolli, akademikë e studiues të njohur brenda e jashtë, me të cilët krenohej vendi. Sapo filloi mbledhja, një medemek studiues u ngrit dhe u drejtua në podium, pasi ishte ngarkuar të fliste për ngjarjen.Sikur ta dija, në fjalën e vet të përgatitur me shkrim iu referua një pretendimi të Muharremit, të përqafuar me zell dhe nga Ana, sipas të cilit Fronti Antifashist Nacionalclirimtar nuk u krijua në Pezë me 16 shtator 42, por pas dy vjetësh, në tetor 44, duke ngatërruar Konferencen e Pezës që mori vendimin per krijimin e Frontit dhe hodhi themelet e  bashkimit te popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje, me Mbledhjen e Dyte të KANÇ-it tetor 44, që bëri ndarjen e këshillave në këshilla pushteti, të qeverisjes së zonave të çliruara dhe këshilla Fronti, që do të vazhdojnë të ekzistonin e të veprojnë si organizata masash, detyra kryesore dhe e vetme do të ishte bashkimi e mobilizimi i popullit në luftë, për clirimin e zonave që ende kontrolloheshin nga okupatori, për të  perfunduar çlirimin e plotë të vendit, që ishte punë ditësh. Në këtë rast kemi një përsosje të organizimit e të funksionimit të këshillave në përputhje me kushtet e reja të krijuara me zgjërimin e zonave të lira dhe afrimin e çlirimit të plotë të Shqipërisë e jo krijim të organizatave të reja antifashiste, që dhe ai nuk na e thotë se cilat ishin keto organizata. Une e kuptoje qe ai hallin e ka tek  Lëvizja e Legalitetit dhe Kupi ,për të cillët  kishte debulesë, por ata shpejt do te tregojne vetë se kush ishin dhe ku deshironin të shkonin, bashkë me si vëllain e vet, Ballin Kombetar, dhe, së bashku, dorë për dore tek gjermanet. I kujtoj Muharremit se njeri nga  eksponentët, numri dy i kësaj Levizjeje, Fiqiri Dine, me propozimin e Kupit e miratim te komandes se Lartë gjermane, do të emërohej kryeministër pas dorëheqjes se Rexhep Mitrovices. Të gjitha këto zhvillime, Muharremi besoj se i di, se janë elementare për një historian të periudhës, por bën rolin e të paditurit, duke i anashkaluar, se kështu ia donte  interesi, që t`u duket i reformuar. Këtë synim e dinin me mire se Muhraremi shumica e pjesëmarësve në këtë aktivitet, veteranë të njohur ,që  e kishin perjetuar në atë kohe në menyrë aktive si pjesëmares e kontribues në këto vendime, pa pritur që ato t’ua mesonte Muharremi e tellalli i tij. Të ftuarit, njerez me kulturë, u shastisën nga ato që po dëgjonin dhe shikonin njeri tjetyrin. Kurse Dritëroj i zemëruar m`u drejtua: “Kush është ky moree, po keto s`i thone as ballistët, që pavarësisht rrugës që ndoqën, në radhët e tyre kshin dhe njerëz me kulturë”. Eshte kushëri i tyre, i dashur Dritëro, iu për-gjhgja. Eshtë prodhim i kohës.Ka pak ditë që dhe dhe ky është bërë profesor(!).

Fatkeqësisht e pa vërteta, gënjeshtra shpesh pëlqehet e përqafohet më shpejt nga sa mendohet. Një pamje si kjo që përjetuam e provonte më së miri. Të ashtuquajtur historianë, që prof.Kristo i quante të improvizuar, nga padija e çoroditja që i kish kapluar, për të mos thënë më shumë, pasi shumica e tyre nuk e di nëse  ishin historianë të periudhës jo e jo, e kishin bërë të tyre këtë pretendim absurd. Atyre do t`u përgjigjësha me një shkrim që kisha në dorë, jo enkas për ta, ku u thoja se qëndrimet tuaja nuk më çuditin në këtë rrumpallë që përjeton vendi. Por, të paktën Pezën e Myslym Pezës e mikut të tij, Haxhi Lleshi, si dhe patriotëve të tjerë pjesëmarës në këtë eveniment të papërsëritshëm mos e fyeni, se është gjerdan i artë për ata e për vendin, reagimi i parë, i duhur, i fuqishem ndaj revanshit marramendës të Fuqive të Boshtit, që po e conin botën në buzë të greminës,një reagim që zgjoi dhe politikanët europianë nga gjumi letargjik që të përballeshin me situatën që nazifashistët po i imponon njerzimit, një provë e përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nga shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Çamëri.

Nisma e prof.Paskal Milos për rishikimin e figurave historike

Përsa i përket nismës për rishikimin e figurave historike, të ndërmarrë nga Miloja, në parim askush nuk mund ta kundershtojë për çfarëdo arësyeje qoftë, pasi është një detyrë e përhershme për historianët e studiuesit e fushës së historisë, që e mban shkencën historike të freskët e te aftë që të kryejë misionin e saj.  Më tepër se një detyrë profesionale, ky është një mision në shërbim atdheta

Rishikimi i historisë sipas mendimit tim nuk mund te bëhet as së bashku me të interesuarit, në konflikkt interesi, kryesisht të afërm të figurave që po rishikohen, qoftë dhe ne rolin e konsulentëve, kinse çfarë po bëjmë dhe çfarë po sjellim. Unë nuk kam kurrfarë dyshimi apo paragjykimi për aftesitë e ndershmërinë e atyre që ka përzgjedhur Miloja, pasi një pjesë e tyre i kam njohur në universitet e në akademi. Vërejtja ime nuk drejtohet pra ndaj tyre, por mënyrës së tërheqjes në këtë punë, që është kryesisht, sidomos në raste të tilla, krejtesisht individuale. Po qe nevoja për konsultë, raste të rralla sigurisht, ajo duhej kërkuar e gjetur në fakultet apo institute që lëvrojnë fushën e historisë që e njohin periudhën dhe kanë një emër në këtë fushë, nëse do të bësh histori, e jo me shokë e miq. Terheqja e mendimit apo materialeve që ata i disponojnë, mund të bëhej si zakonisht, duke iu kërkuar që t`i dorëzojnë në arkiva, ose të zotit të punës.

Kjo punë nuk bëhet as me reklamë, apo mburojë në televizion, duke e vënë në pozitë të vështire dhe këtë institucion, që duhet të qëndrojë larg aktiviteteve të tilla që shoqërohen me qëndrime e debate, që mos të krijohet përshtypja se po merr anë e po bëhet palë. Ajo, siç u tha, është një punë krejtësisht individuale, që s’ka nevojë për asnjërin nga këta elementë, në se do të bësh histori e jo llogje kavaje, sigurisht as për të nxitë në mënyrë artificiale kureshtjen e njerëzve, duke menduar se automatikisht do të interferojë në rritjen e interesimit për aktivitetin e famën për autorin apo autorët. Mund të ndodhë kjo, por dhe e kundërta, pasi opinioni sot nuk është ai i kohës së Zogut apo viteve te para pas çlirimit, që të mos kuptojë se ku e ke hallin dhe çfarë po kërkon të arrish.

Kam ndjekur gjithnjë me vëmëndje punët e prof.Milos nisur nga fakti se është ndër historianët me njohuri e kulturë të gjërë, për rrjedhojë nga pena e tij dalin gjithnjë produkte me interes. Natyrisht në një marrdhënie të tillë, për çështje me interes të përgjithshëm, janë të pritshme dhe mos përputhjet në mendime, për shkak të njohjes (mos njohjes) së problemeve të njërës apo tjetrës figurë apo çështje, pra të formimit profesional e të kulturës historike, por dhe të pozicionit e interesave, që ndikojnë e sjellin gjykime e qëndrime të ndryshme.

Me të njëjtën vemendje kam ndjekur gjithashtu dhe puntatat e kësaj nismë sidomos për disa nga figurat me probleme dhe konstatimi im ështe se, krahas qëndrimeve e vlerësimeve korrekte, vihen re dhe elementë, që ndoshta janë të pashmangshëm, pasi secili, ka kulturën e interesat e veta, që shfaqen ose ndikojnë në trajtimin e në vlerësimin e një periudhe apo ngjarjeje historike. Në raste të tilla, secili shfaq veten, prejardhjen, kulturën e formimin, për rrjedhojë dhe mënyrën e vet të gjykimit, të qasjes e te shpjegimit të gjërave, në funksion të qëllimeve që i ke vënë vetes. Por, politizimet e aktrimet, me mimikë e me zë, edhe kur bëhen pa qëllim, mendoj se nuk ka arsye që të mos evitohen, sa te jetë e mundur, aq më shumë që hera-herës shoqërohen dhe me shpjegime apo pohime pa vend.

Në puntaten kushtuar Liri Gegës dhe Dali Ndreut, dy figura të njohura të luftës, e ftuar ishte e bija e tyre, që në kohën e arrestimit të prindërve ishte vetëm tetë vjeç. Qoft dhe ky moment, të cilit do t`i shtohej më pas dhe kalvari i vuajtjeve e përsekucionit, i jepnin gjithë të drejtën që të thoshte çfarë të donte. Megjithatë, nga fundi, rrëfimi i saj dhe mënyra e përcjelljes nga profesori krijuan një gjendje të rëndë emocionale, sa që mendoja e thoja me vete a duheshin servirur skena të tilla që japin pamjen e nje teateri absurd, që krahas dhimbjes sjellin pashmangësisht dhe urrejtje. Ndaj kujt? Besoj se ndaj ballisteve jo e jo, këtë e ka treguar dhe në raste të tjera. Po edhe ndaj Berishës, e ka të vëshitirë. Atëhere mbetet që dufi i urrejtjes spontane që krijohet, sigurisht jo pa arsye, të drejtohet ndaj diktaturës komuniste që ka gjynahet e veta e që sot është në modë dhe gjëja më e lehtë. Çdo teleshikues objektiv mund të shtrojë pyetjen, pse vetëm diktatura komunise, kjo virane siç do ta cilësonte Dritëroi në një rast të ngjashëm, është fiksuar kaq thellë në mendjen e analistëve të çështjeve historike dhe dominon opinionet pro dhe kundër. Po diktatura zogiste para lufte, mos ishte me e bukur? Po dhuna e vrasjet në pusi, pas shpine të luftëtarëve antifashistë me urdhër të krerëve ballistë, sic u vra vëllai i P.Dumes e një shoku i tij nga ballistët e çetës së Kolonjës? Apo masakrimi, djegia e shtëpive, vjedhjet e plaçkitjet e pasurisë së familjarëve që kishin njerëzit të rreshtuar në forcat partizane? Vazhdojme më tej. Po të vrarët në demokraci, në 97-98-tën, më pas në Gërdec, më 21 janar etj,etj., numri të cilëve, sic janë konfirmuar në disa nga strudimet e kryera për këtë temë,  i tejkalon  vrasjet e diktaturës gjatë gjithë viteve të ekzistencës. Nuk po zgjatem se shembuj të tillë kishte dhe në hemisferen përendimore. Ishte koha e diktaturave. Bota sapo kishte dalë nga një lufte shkatërrimtare dhe në kërkim të rrugës e të mjeteve që i duheshin për të kapërcyer sa me shpejt atë, në jo pak vende u mendua se për të kapërcyer situatën e rëndë, sidomos ekonomike, por jo vetëm, ishte qeverisja autoritare. Diktatura e jo demokrcia, e kishte radhën, për momentin ishin në rendin e ditës. Me të u dashuruan politikanë të njohur në Lindje e në Perendim. Demokracisë do t`i vinte radha pas tyre. Deri në vitet 60-të ato ishin të pashmangshme dhe pavarësisht specifikave në vartësi të kushteve historike, në thelb kishin të njëjtin turi, që shfaqej diku më me kujdes dhe dikur me metoda të hapura dhune. Çërçilli, një polkitikan klasi, e mburte J.Stalinin jo vetem për rolin në fitoren mbi nazifashiznmin, por dhe për transformimin e Rusisë nga parmenda tek bomba atomike, sic thoshte ai, që neve na ishte dashur shumë kohe ta arinim. Nje gazetar e kish pyetur: Po dhuna, viktimat e industrializimit e kolektivizimit? Pa to nuk arrihej ajo që dëshirohej, por nuk llogariten kur ke parasysh transformimin që pësoi ky vend, që të fuste tmerrin me atë gjendje në të cilën ndodhej.

Nga teoria e shtetit, lëndë ndër më kryesoret ne fakultet, kemi mësuar se çdo shtet, në thelbin e vet është diktaturë dhe shfaqet si e tillë, në një masë apo një tjetër, diku pak me e zbutur e diku  e vrazhde dhe e ashpër, në vartësi, siç u tha të kushteve të brendshme e të jashtme, por në çdo rast, apo vend, dhuna është prezente dhe përbën-substancen e shtetitt, sidomos ne vendet e prapambetura e pa tradita demokratike, sic ishte Shqiperia. Dhe kështu, diskutimi ka mbetur, edhe pas kaq vityesh, tek Balli Kombëtar dhe diktatura komuniste, që përdoren si tabelë qitjeje, sigurisht jo pa aresye.

Ajo që ra në sy nga rrëfimi i të bijës së prindërve të famshëm ishte pohimi se më kanë thënë njerzit që i kanë njohur dy prindërit, se ata “nuk ishin komunistë, por atdhetarë”.Ishte rasti që profesori të ndërhynte e  të sqaronte se në këtë rast unë nuk shoh ndonjë  kontradiktë se edhe prindërit kanë qenë  komunistë, biles udhëheqës të PK, forcës që organizoi e udhëhoqi luftën që i riktheu vendit pavarësinë e shpallur ne Vlorë me 1912 dhe të asgjësuar në mënyrë barbare nga nazifashistët, miqtë e Uranit e Beqirit. Dhe këtë nuk mund ta mohojë akush. E për këtë duhet të ndjehemi mirë. Komunistët ishin, jo vetëm tek ne, por dhe në vende të tjera, në ballë të qëndresës kundër agresioneve nazifashiste, që kërkonin t`i kthenin popujt në skllevër dhe kësisoj njerzimit i rezervonin zhdukjen në humnerë.

Këtë bënë dhe komunistët shqiptarë, e bënë dhe prindërit tuaj. Dënimet që pësuan pas lufte, me ose pa të drejtë janë një kapituill tjetër, që unë sipas rastit nuk kam mbetur pa i trajtuar. Por ato pavarësisht dhimbjes që u kanë shkaktuar jo pak njerëzve, përfshi dhe pjesëmarrësve, disa dhe me kontribute të spikatura në luftë, që askush nuk mund t`i mohojë. Kjo është një temë që do një analizë më vehte, që historianët sidomos të rinjtë, do ta vazhdojnë. Në këtë pervjetor të rëndësishëm, ata dhe familjaret meritojnë vetëm nderim e mirënjohje, pa iu ngjitur bishta. Edhe ajo që po bën Miloja, inkuadrohet në këto akvitete, por me masë, gjithçka i jepet lexujesit duhet menduar mirë.

Për ndonjë figurë, si për Tuk Jakovën, por jo vetëm, shpjegimet duhet të ishin më të plota kur ke parasysh aktivitetin e tij e të familjes, që së bashku u përfshinë në Lëvizjen Antifashiste që në fillimet e saj, në një zonë të vështirë si Shkodra ku reaksioni ishte në këmbë, për të penguar realizimin e objektivave kombetare që synoheshin.

Tuk Jakova është ndër themeluesit e Grupit të Shkodrës, grupit me përbërje e merita të vecanta, disa nga te cilat une i kam analizuar në punimet e viteve të fundit. Si përfaqësues i tij mori pjesë dhe në Mbledhjen e 8 Nentorit 41, që vendosi shkrirjen e bashkimin e grupeve dhe themelimin e PKSH. U zgjodh anëtar i KQ provizor dhe në Konferencën e Parë të Vendit, mars 43, anëtar i Byrosë Politike. Në grupin e Shkodrës bënin pjesë dhe figura të tjera të njohura, atdhetarë, antifashistë të orëve të para, si Q.Stafa, V.Kushi, V.Shanto, me dy shoket e tij, S.Staveleci dhe Xh.Martini, M.Alimani, R.Alia, nje treshe tjetër heronjësh, P.Rexhepi, B.Kadija dhe J.Misja, për të vazhduar me të tjerë, një rresht i pa fund, A.Demi, M.Mame, N.Spiru, K.Themelko , F.Hoxha, R.Çitaku, N.Hoxha, V.Kapo, F.Shehu, L.Belishova, F.Paçrami,B.Balluku, S.Bekteshi, Q.Gavoci, B.Parruca, Q.Llazani, B.Faslia, Seit Bushati, etj.

Në këte rast Miloja kishte zgjedh si konsulent një zotëri të vërtetë nga Shkodra që e njihte mirë figurën dhe familjen e Jakovëve, që e plotësoi më së miri ekspozene per kete figurë, duke përcjellë me ndjenje e natyrshëm tek teleshikuesi mesazhin që synon aktiviteti, nje meritë pa dyshim dhe e Milos, pa futur spica të tipit :“Fundi Tuk Jakoves ishte kështu apo ashtu”, me te ciliën u hap e u mbyll njeri nga materialet e aktivitetit që u dha në të njëjtën kohë me atë të Milos, një përpjekje e rendomtë për politizim, për të krijuar drama me fatkeqësit e tjerëve. Siç u tha, të paktën sot nuk kërkohet tjetër veç të nderohen e të vlerësohen, siç e meritojnë.

Së fundi, në puntatet e aktivitetit më ka rënë në sy vendi që u kushtohet familjeve të mëdha. Nuk e di se kush ishte i interesuar e ka diktuar qe t`u jepet një hapësirë e tillë, që të trajtohen me detaje, në një puntatë me kohë të kufizuar rrënjët e familjeve  të  ashtuquajtura “të mëdha”, të krijojë kulte pa qenë nevoja, aq më shumë që një pjesë jo e vogël e tyre është vështirë t`i quash të tilla e t`u kushtosh aq shumë vëmendje, kur dihet se si i kanë vënë e si i kanë perdorur pasuritë.

Profesor Aleks Buda, historian ndër më të shquarit, theksonte se histora e Shqipërisë nuk është histori e familjeve të mëdha, pavarësisht se në radhët e tyre ka patur dhe figura të njohura, me preokupime për vendin, por që gjithnjë, në çdo periudhë a ngjarje kanë qenë një grusht, në minorancë, rrjedhoje e kushteve historike të zhvillimit të vendit, por dhe vullnetit të munguar e pa aftësisë e paragjikimeve, për të mbledhur e frymëzuar njerëzit rreth vetes, siç bënë më pas komunistët e nacionalistët, balliste e zogistë, me formacionet që krijuan. Historia jonë është më së pari histori e fshatarësisë, që ka përbërë shumicën në çdo kohë a ngjarje. Pa kontributet dhe sakrificat e saj, nuk e di se si mund të ishte fati i këtij vendi të vogël, por të lakmuar e rrezikuar gjithënjë nga ambicjet e fqinjëve ziliqarë.