Portreti/intervista

Prof. ASOC. DR. Bernard Zotaj: Gjenerali që mbeti ushtar i thjeshtë i atdheut

(Përkujtimore në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Veli Llakaj)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në krye të ushtrisë në kohë të vështirë

Veli Lakaj ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm, kur në ushtri kërkohej zbatimi i parimeve të partisë në udhëheqje, në drejtim, në komandë dhe partia mbi të gjitha. Ishte koha kur zbatohej vija e “masave” dhe llogaridhenia para masës, kur ishin hequr gradat ushtarake, kur ishin hequr dhe dënimet ushtarake në rregulloren e disiplinës. Ishte koha kur ishin vendosur fuksionet e komisarit dhe sekretarit të cilët përfaqësonin të deleguarit e partisë në komandë, kur çdo gjë e udhëheqte partia.

Për më tepër ishte në krye të Shatatmadhorisë shqiptare në një kohë tepër të vështirë, kur duhej të bëhej një reformë rrënjësore kundër “Tezave të Zeza” dhe veprimtarisë armiqësore të grupit “puçist” në ushtri.

Veli Llakaj ishte shquar si një oficer energjik, i aftë profesionalisht, i shkolluar dhe edukuar, si dhe i vlerësuar nga udhëheqja e kohës, për të marrë drejtimin e ushtrisë. Nuk erdhi si shpëtimtar, por kreu detyrën me ndershmëri dhe bëri ndryshime rrënjësoi në stërvitje, në gatishmëri, në fortifikimin e vendit, në edukim dhe në formimin teorik të kuadrove ushtarak. Ishin tetë vite që qëndroi në ktye të ushtrisë, vite dhe periudha të vështira për ushtrinë dhe popullin. Ai u vendos në ballë të punëve që kërkoheshin në ushtrinë e asaj kohe dhe të përballjes me armikun dhe koalicion armiqësh nga të gjitha anët e vendit.

8 vjet në ballë të punëve dhe u ndëshkua…

Pas dënimit të “grupit të puçistëve” për ushtrinë ka qenë një nga periudhat dhe situatat më të vështira të ushtrise, por Veli Llakaj u gjend në ballë të punëve. Edhe pse punoi me përkushtim përsëri mbi të dhe ushtarakët madhorë do të vinte i njëjt fat, i njëjti ndëshkim si ushtarakët e ndëshkuar në vitin 1974. Ai, u cilësua “armik” në një plenium të partisë në vitin 1982 dhe u ndëshkua…

Periudha e gjatë kohore në krye të Shtatmadhorisë shqiptare, puna e tij, situatat që përjetoi dhe përpjekjet e papërsëritshme për zhvillimin e ushtrisë shqiptare, ishin shtysa që detyruan ish ushtarakun Kujtim Boriçi të shkruante librin “Gjeneral Llakaj, shefi i Shtatmadhorisë midis dy puçeve ushtarake”.

Arkivat dhe historianët e historisë së ushtrisë shqiptare, e cilësojnë periudhën mes dy “grupeve armiqësore” në ushtri në vitin 1974 dhe vitin 1982, periudhën më të vështirë të ushtrisë, të mbushura me ngjarje e sakrifica të panumërta.

Veli Llakaj kreu detyrën më të lartë ushtarake në periudhën e tronditjeve të mëdha të shtetit shqiptar. Ai u gjend në krye të përpilimit të dokumentave ushtarake strategjike, në periudhën e kulmit të ushtrisë shqiptare në organizim, gadishmëri, modernizim dhe kompletim, fortifikim, revolucionalizim të arsimit ushtarak etj. Ai ishte drejtuesi i stërvitjeve më të mëdha që kryeu ushtria shqiptare, duke qenë pjesë e rëndësishme e historisë, e karakterit dhe të ndërgjegjes të ushtarakut shqiptar. Në trajtimin e çëshjeve ushtarake, ishte profesionist dhe mjaft objektiv.

Veli Llakaj ishte në këtë periudhë në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ku ka mjaft dokumente të arkivuar, të cilat flasin për një ushtarak dinjitoz dhe të përkushtuar për përgatitjen dhe stërvitjen e ushtrisë dhe të popullit për mbrojtjen e Atdheut. Edhe pse Veliu arriti në saj të punës dhe të veprimtarisë së tij politiko-ushtarake arriti majën e karrierës ushtarake, ai mbeti përherë ushtar i thjeshtë i atdheut të tij. Megjithëse pësoi ndëshkimin me të padrejtë, atdhetari Veli Llakaj e përballoi atë me dinjitet. Nuk pasqyroi dhe nuk reflektoi asnjë mllef dhe nuk u tërhoq nga parimet e idealit te tij.

Veli Llakaj u shfaq me guxim në kohën e demokracisë

Ishte koha kur shumëkush përpiqej të denigronte, të shante dhe shuante vlerat morale dhe arritjet e të kaluarës, ai doli me guxim në mbrojtje të tyre. Ngjarjet, zhvillimet politike dhe ardhja në pushtet e demokratëve në vitet ’90 të shek. XX hodhi shumë baltë dhe denigruan në masë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftëtarët dhe veteranët, Veli Llakaj doli me guxim në mbrojtje të tyre. Ushtarakët u shpërfillen nga regjimi që u vendos në Shqipëri, ishte Veli Llakaj dhe shoqata e ushtarakëve të liruar që protestuan dhe që kërkuan të drejtat që u takonin me ligj. Ishte koha kur politikanë që drejtonin Shqipërinë furnizonin me naftë makinerinë ushtarake serbe dhe bënë pazare me ta, Veli Llakaj i demaskoi veprimet e tyre antikombetare.

Në këtë kohë mjaft politikanë në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë sulmuan UÇK-në, duke e etiketuar terroriste, islamike, agjenture të UDB-së, Veli Lakaj mbrojti me zemër dhe pjesëmarrje forcën çlirimtare të Kosovës. Regjimi i Sali Berishës mori tipare fashiste, Veli Llakaj u ngrit dhe e denoncoi, duke u përballuar me sulmin e egër të regjimit, krijoi dhe veproi nëpërmjet Shoqatës Mbarëkombetare “Bashkimi Antifashist i Shqipërisë”. Në moshën mbi 70 vjeç ai mori rrugën dhe u bashkua si luftëtar në trojet shqiptare të Preshevës-Medvegjës dhe Bujanovcit, duke dhënë kontributin e tij në çlirimin e tyre. Mjaft kuadro deh ushtarkë ju nënshtruan, u servilosën para regjimit të ngritur nga forcat demokratike për të lëpirë një “kockë”, Veli Llakaj i kundërshtoi dhe dolli hapur kundër karakterit jodemokratik të pushtetit që u ngrit në Shqipëri pas viteve 1990.

Origjina e vendlindjes dhe prindrit

Veli Llakaj u lind në fshatin Krahës i Sipërm të Tepelenës, në një familje të njohur në zonë dhe më gjerë. Banorët e Krahësit janë të njohur në trevë sepse kanë disa veçori dhe karakteristika të përbashkëta si mikpritjen, bujarinë dhe trimërinë. Këto karakteristika të çmuara që u kanë rezistuar përpjekjeve dhe luftërave të zhvilluara me pushtuesit, për aneksim dhe asimilim, për të ruajtur identitetin, traditën, zakonet janë kultivuar brez pas brezi për të cilën ata krenohen. Veçori tjetër dalluese e krahëstiotëve është dhe trimëria e cila lidhet me dëshirën për të jetuar i lirë në trojet e tyre, për të ruajtur traditat, zakonet, nderin, dinjitetin dhe pronën e vet.

Këto cilësi i trashëgonte dhe gjyshi i Veliut, Ramadan Llakaj luftëtar në çetat patriotike të kohës të Shahin Kolonjës, Bajo e Çerçiz Topullit në vitet 1901-1908. Edhe babai i tij, Muhameti ishte njeri i ditur, trim dhe me shkollë. Kishte kryer shkollën në Teqenë e Koshtanit te kleriku patriot Baba Ahmeti, për të vazhduar shkollën në Izmir të Turqisë.

Trimërinë Muhameti e shfaqi në luftën për mbrojtjen kundër andartëve grekë në vitet 1913-1914, në atentat kundër komandantit të xhandarmërisë italiane, në Luftën e Vlorës të vitit 1920, në Revolucionin e Qershorit 1924, për të vazhduar gjatë LANÇ-it, si anëtar i këshillit krahinor, partizan në çetën e Mallakastër dhe në çetën “Selam Musai, në batalionin “Baba Abaz”, në grupin e III të Mallakastrës në Zonën e parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër. Pas çlirimit punon nënkryetar i kooperativës bujqësore dhe në pension kryetar i Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore të Krahësit. Ai është vlerësuar me medaljet e Trimërisë, të Çlirimit dhe të Kujtimit. Në këtë mjedis atdhetar lindi, u edukua dhe u shkolluar kuadri i ardhshëm ushtarak Veli Llakaj.

Rrugëtimi i jetës ushtarake

Veliu ka lindur më 18 shkurt 1935 në Krahës të Tepelenës. Që në fëmijëri kishte ëndërruar të bëhej oficer. Ëndrra nisi në vitin 1954, kur ju dha e drejta për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve “Enver Hoxha” në Tiranë. U nis nga Tepelena me një makinë “Zis” të hapur së bashku me Beg Tena, Rebani Shehu, Muharrem Llakaj, Hysen Sakaj, Agim Çipi dhe Enver Pataj, të gjithë për në shkollën ushtarake. Ishte kohe e keqe, me shi dhe stuhi, ndërsa udhëtimi behej në rrugën e vjetër të luftës Tepelenë-Salari-Sevaster-Kotë-Vlorë-Fier-Lushnje-Kavajë-Durrës-Tiranë.

Dha maksimumin në shkollë dhe në përfundim doli me rezultate të shkëlqyera duke marrë gradën e të “togerit”. U titullua oficer dhe u në shkollë në dëtyrën e komandantit të Togës.

Në vitin 1960 emrohet instruktor në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake, më pas kryen Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu” në specialitetin gjitharmësh. Pas përfundimit të Akademisë emërohet shef shtabi në Brigadën e Pestë në Vlorë, për të vazhduar oficer drejtimi në Shtabin e Përgjithshëm, komandant i Brigadës së Parë në Tiranë, komandant i Korpusit Shtatë në Burrel, komandanti i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare në Fier, zëvendësministër i parë i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare për 8 vite rresht.

Në dhjetor të vitit 1974 kryente detyrën e komandantit të Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare, kur Mehmet Shehu i komunikoi detyrën e zëvendësministrit të Parë të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pranë Mehmet Shehut ka punuar për drejtimin e ushtrisë nga dhjetori i vitit 1974 deri në dhjetor të vitit 1981, kur ai vrau veten. Veli Lakaj shikonte tek figura e Mehmet Shehut njeriun e gjithanshëm, tepër i zgjuar, poliedrik, i aftë në politike, diplomaci, ekonomi dhe në mënyrë të veçantë në anët ushtarake. Në fushën ushtarake, e njihnte dhe e zotëronte në perfeksion si problemet operativo-strategjike, ashtu edhe problemet e stërvitjes së vogël. Kur diskutoje me Mehmet Shehun, duhet të mateshe e mendoheshe mirë. Ishte tepër shoqëror e miqësor, human dhe dashamirës me kuadrot e ushtrisë, pavarësisht se dukej i rëndë. Një nga tiparet e rëndësishme të Mehmet Shehut ishte urrejtja e tejskajshme për servilët, konformistet, hileqarët. Ai kërkonte gjithmonë që secili të shfaqte hapur mendimin e gjykimin e tij, ashtu si e ndjente ai. Madje në disa raste, Mehmeti paraqitej tepër dashamirës me ata që e kundërshtonin në mendimet e tij, pavarësisht se si mendonte vete ai.

Të gjitha këto kujtuan miqtë dhe shokët e tij në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Veli Lalkaj, njeriut që luftoi për patriotizëm dhe atdhedashuri, për të ruajtur dinjitetin dhe vlerat e Forcave të Armatosura, për të cilat kishte një dashuri dhe respekt të veçantë.

Veli Lakaj pas la dhe shumë libra, monografi dhe shkrime të cilat janë një vlerë për studimin e rrugës së ushtrisë shqiptare në atë periudhë kur punuan, drejtuan dhe përgatitën mbrojtjen e Atdheut.

Kush ishte?

Veli Llakaj lindi më 18 shkurt 1935, në Krahës të Tepelenës. Në vitin 1951 mbaron shkollën 7-vjeçare në vendlindje. Në vitet 1951-1954 punoi në gjeologji e tregti në Memaliaj. Në vitin 1954 shkon student në SHBO të cilën e mbaron më 1957 me rezultate të shkëlqyera dhe i jepet grada më e lartë, toger. Me mbarimin e shkollës në vitin 1957 emërohet në SHBO komandant toge, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1960. Ndërkohë ka mbaruar dhe gjimnazin “Qemal Stafa”, po në Tiranë. Në vitet 1960-1963 punoi instruktor në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake në MMP; në vitet 1963-1966 kryen AU; në vitet 1966-1967 shef shtabi i Br5S Vlorë; në vitet 1967-1968 oficer drejtimi pranë SHP; në vitet 1968-1971 është komandant i BrLK, Tiranë; në vitet 1971-1972 në Akademinë e SHP dhe komandant i Korpusit të Burrelit; në vitet 1972-1974 komandant i Korpusit të I të Mbrojtjes Bregdetare, Fier; në vitin 1974 emërohet zëvendësministër i parë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1982. Më 13 tetor 1982 në Komitetin Qendror i bëhet gjyqi politik si “puçist” e bashkëpunëtor i Mehmet Shehut dhe dërgohet në Cërrik. Në vitet 1978-1982 deputet i zonës së Kurveleshit të Sipërm në Tepelenë. Në vitet 1975-1982, një nga 5 anëtarët e Këshillit te Lartë të Mbrojtjes.

Veli Llakaj për Mehmet Shehun

“…Kam qenë për 8 vite rresht, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zëvendës i Mehmet Shehut që ishte Kryeministër dhe njëkohësisht Ministër i Mbrojtjes. E kam njohur nga afër Mehmet Shehu, njiheshim e shkonim dhe familjarisht. Ishte dhe mbetet strategu më i madh i ushtrisë sonë. Është folur shumë pas ndarjes së tij nga jeta, për vrasje e vetëvrasje. Ka që thurin dhe e çojnë këtë tragjedi në kufinjtë e legjendës. Kam qenë personi afër tij dhe njeriu që ishte ndër të parët në piramidën ushtarake që u ndëshkuan pas shpalljes së Mehmetit ‘armik‘. Për mua, Mehmeti u vetëvra nga sedra, pasi nuk duronte ta gjykonin në Byronë Politike dhe opinion njerëz të paaftë…!”

Kështu shkruan në ditarin e tij Veli Llakaj, ish Shefi i Shtatmadhorisë Shqiptare në vitet 1974-1982 dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mehmet Shehut.

Gazeta “DITA”