NJË DEKADË E ARSIMIT SHQIP QË SHËNOI EPOKË
(Arsimi shqip në komunën e Klinës gjatë viteve ’90)
Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, zhvilloi Sesionin shkencor me moton: “Arsimi shqip në komunën e Klinës gjatë viteve ’90-ta”. Sesioni u mbajt në Qendrën Rinore në Zllakuqan. Ligjëruan: Rexhep Osmani, Bajram Shatri, Halim Hyseni, Prend Buzhala, Refki Krasniqi, Ndue Shabani, Hajdin Morina, Mikel Gojani, Lekë Lekaj, Nikollë Gojani, Lekë Mrijaj e Suzana Gjergji. Sesionin e drejtoi Pal Canaj, kryetar i Forumit.
Në emër të komunës përshëndeti Marqe Tanushi, zëvendëskryetare e KK të Klinës, nga komuna e Istogut Adem Gecaj (drejtues i LASH gjatë viteve ’90). Folën edhe pronarë të shtëpive shkolla. Për shkaqe objektive dhe shëndetësore, shumë referues nuk arritën të vinin, por kumtesat e tyre dhe ato të ekxuarat, do të botohen në një vëllim të veçantë.
1.
(Fragment nga kumtesa ime):
Edhe në komunën e Klinës, si në gjithë Kosovën, Shkolla shqipe nisi të thurte e të ndërtonte një kapitull të ri historie, që dallon, për shumëçka, nga zhvillimi e organizimi i arsimit në vendet e tjera. Alternativa që zgjodhi arsimi shqip, ishte alternativë e lirisë, alternativë e rezistencës, alternativë e sistemit shkollor të pavarur (të pavarur nga prangat ideologjike-shtetërore, nga njëra anë dhe nga sistemi i dhunës hegjemoniste, nga ana tjetër); ishte alternativë e realizimit të shtetësisë së Kosovës. Shkollarët morën notat e para, mësimet e para, librat e parë, dëftesat e diplomat e para të një shkolle të brendaçliruar: notat e lirisë, mësimet e lirisë, librat e lirisë, dëftesat e diplomat e lirisë.
Vërtet, burgosjet e mësimdhënësve e të nxënësve nuk kishin pushuar për një dekadë rresht gjatë viteve ‘80, për të arritur kulmin dhuna e regjimit serbe, në ato fundvite, me sulmin ndaj emrit të gjimnazit “Luigj Gurakuqi” dhe me helmimin e gjimnazistëve që më 1989. Klina ishte eksperimenti i parë e shënjestra e parë e këtyre sulmeve. Por edhe rezistenca ishte e madhe: mospajtimi, protesta e nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, nuk pushoi asnjëherë.
Kush mund t’i numërojë mësuesit e burgosur, të diferencuar, të përjashtuar e të diskriminuar? Në Klinë ata ishin me qindra. Regjimi mënjanonte libra shqip nga bibliotekat shkollore, cenonte planprogramet shkollore, fyente dhe njolloste figura të shquara të traditës historike dhe kulturore shqiptare, hiqte emra shqip nga shkollat dhe i zëvendësonte ata me emra sllavë, me vandalizëm të pashembullt përdhoste, rrënonte dhe hiqte bustet e figurave të shquara shqiptare nga shkollat. Egërsia e shovinizmit serbomadh po shfaqej që në fillim, kur po mbylleshin shkollat nëpër Kosovë, kur ua ndalonte të ardhurat arsimtarëve e shkollave shqipe, kur qindra e mijëra nxënës shqiptarë detyroheshin të bridhnin rrugëve, sepse regjimi pushtues ua ndalon shkollimin. Me një fjalë, në kushtet e një diskriminimi të gjithanshëm ndaj shkollës e arsimit shqip, Mësuesi shqiptar ishte rrezikuar në ndjenjat e tij njerëzore e kombëtare, i ishtë cenuar liria e personalitetit si edukues e si njeri. Numri i nxënësve ishte zvogëluar, kur dihej se më 1990 kishte mbi 11 e 200 mijë nxënës, kurse në vitin shkollor 1994/95, kishte 9370 nxënës.
Beteja e veprimtarëve të lëvizjes politike e kombëtare të kohës ishte e madhe, për të mos i lënë arsimtarët të shpërnguleshin. Më kujtohet, kur arritëm t’i bindim 56 arsimtarë, me ketra të gatshme për shpërngulje, që të qëndronin në procesin mësimor. Vetëm dy prej tyre u larguan.
2.
Rrathët e dhunës po shtrëngoheshin, kur shkolla shqipe këtu po përjetonte vite të vështira, që nga keqtrajtimet, arrestimet masive të arsimtarëve e nxënësve e deri edhe te vrasjet, që morën hov gjatë viteve 1998-1999, kur për dy vite këtu pati rezistencë luftë të armatosur në krye me UÇK-në. Dhe nuk ishte e rastit përse rreth 78 dëshmorë ose kishin qenë nxënës e arsimtarë të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” ose ishin nxënës të saj.
Mirëpo, përkundër këtyre fakteve të dhimbshme e tragjike, mësuesi ynë nuk rri duarkryq: ai ka formuar Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Jugosllavi «Naim Frashëri». Kjo Lidhje u formua edhe në Klinë, të cilës i prinin Selman Ethemi, Mikel Gojani etj. siç dihej, LASH e zhvilloi veprimtarinë e vet deri më 1995, së bashku me Aktivin e Drejtorëve.
Mbi një bazë të re isntitucionale, u krijua edhe Këshilli Komunal për Arsim në Klinë, në maj 1995, për ta institucionalizuar në të gjitha segmentet edhe arsimin shqip. Drejtues të këtij isntitucioni ishin, përpos meje (PB), edhe profesorët Hasan Gashi (inspektor arsimi) e Gjergj Skeli, profesor i gjuhës shqipe e jurist, që përkujdesej për administratën e KKA e të të gjitha shkollave, këshilltarët pedagogjikë Hajdin Morina (për Gjuhë e Letërsi Shqipe), mr. Dodë Daka (profesor universitar), për matematikë, për mësim klasor qenë angazhuar dy pedagogë: Adem Dakaj dhe Ramdan Bacaj, kurse Vere Dedaj ishte zyrtare për arsim. KKA themeloi edhe sektorin për kulturë, të cilin e drejtonte profesori e piktori Idriz Berisha.
3.
Solidariteti i popullit në ndihma ishte i madh, siç ishte viti shkollor 1994/95, kur prindët, për meremtimin e shkollës fillore në Klinë, mblodhën rreth 4300 DM, kurse në Ujëmirë 1000 dm, edhe pse në kushte të rënda sociale. Enkas për ta ndihmuar arsmin shqip, mërguarit tanë në Perëndim, posaqërisht ata që themeluan shoqatën “Dukagjini” në Zvicër, ndër ta u jemi mirënjohës veprimtarëve atje, si Ismet Limanaj, Nikollë Skeli e Bardhec Berisha etj. e që bashkëpunuan ngushtë me KKF e KKA.
Nisën për herë të parë një varg veprimtarish, siç janë garat komunale të matematikës, ekspozitat figurative të nxënësve, garat komunale të recituesve etj. do theksuar se nëa to vite gjashtë shkolla botonin revistat e tyre, me punime të nxënësve e të arsimatrëve, siç janë revuista “Vatra” e shf “Motrat Qiriazi” në Klinë, “Mëngjesi” e shf “At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan, revista “Afërdita” shf “Zenel Hajdini” në Ujëmirë, emrin “Qëndresa” e kishin revistat në shf të Gllarevës, Jagodës dhe Jashanicës.
Me këtë staf drejtues erdhën edhe drejtorët e ri të shkollave. Gjimnazi “Luigj Gurakuqi” ato vite funksiononte në pesë punkte. Në vitin shkollor 1991/92 shtëpitë e prindërve u bën shkolla, siç ishin në punkrin e Zllakuqanit shtëpitë e Ndue Lleshajt, Pashk Përnokës, Mark Lleshajt e Mark Lazrit; kurse ndër vite shtëpia e Pashkut qe shndërruar në një shtëpi-shkollë të vërtetë. Ndërsa nxënësit e Klinës patën mësuar nmësuar në vitin shkollor 1991/92 në shtëpitë e Shaban Dragidellës e të Sadik Berishës (Grabanicë), në vitin shk 1992/93 e 93/94 shtëpi shkolla ishin ato të Ismet Zogajt e Selman Hotit (Zajm), Hajdin Kyreziut (Përklina, Klinë). Do ëlrnendur faktin që më 1991 veprimtarët e LDK-së në terren evidencuan mbi 500 lokale, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidës së kohës. Kurse gjimanyistët tjwrë vazhdonin mësimet në lokalet e shkollave fillore në Ujëmirë, Glalrevë e Sferkë.
I gjendur pa pagë dhe pa mjetet e domosdoshme për të udhëtuar, arsimatri ynë nuk u la mënjanë, por u ndihmua vazhdimisht, edhe nga shoferët e firmave të autobusëve që ga viti 1992 e deri pas luftës, siç janë firmat”Benita” e “Marklin”, pastaj “Gjonikomerc”, “Ujëmiri”, “Qazatrans”, ashtu sikundër ndihmuan edhe format e autobusëve jashtë komu nës së klniës, në drejtimet për në punktin e Gllarevës.
Mësimi në ato vute zhvillohej në 24 shkolla, nga të cilat 14 ishin shkolla amë fillore. Në ato vite, pas vitit shkollor 1995/96, u themeluan edhe dy shkolla të plota fillore, siç ishte ajo në Siqevë, e ku në irganizim u dalluan arsimtarët Sadri desku, drejtor e Muhamet Raci, shkolla kishte 240 nxënës. Ditët m e punës e objekti kushtuan rreth 87 mijë e 835 DM.
4.
Në vitin shkollor 1991/92 shtëpitë e prindërve u bënë shkolla, siç ishin në punkrin e Zllakuqanit shtëpitë e Ndue Lleshajt, Pashk Përnokës, Mark Lleshajt e Mark Lazrit; kurse ndër vite shtëpia e Pashkut qe shndërruar në një shtëpi-shkollë të vërtetë. Ndërsa nxënësit e Klinës patën mësuar nmësuar në vitin shkollor 1991/92 në shtëpitë e Shaban Dragidellës e të Sadik Berishës (Grabanicë), në vitin shk 1992/93 e 93/94 shtëpi shkolla ishin ato të Ismet Zogajt e Selman Hotit (Zajm), Hajdin Kyreziut (Përklina, Klinë). Do ëlrnendur faktin që më 1991 veprimtarët e LDK-së në terren evidencuan mbi 500 lokale, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidës së kohës. Kurse gjimanyistët tjwrë vazhdonin mësimet në lokalet e shkollave fillore në Ujëmirë, Gllarevë e Sferkë.
I gjendur pa pagë dhe pa mjetet e domosdoshme për të udhëtuar, arsimatri ynë nuk u la mënjanë, por u ndihmua vazhdimisht, edhe nga shoferët e firmave të autobusëve që ga viti 1992 e deri pas luftës, siç janë firmat”Benita” e “Marklin”, pastaj “Gjonikomerc”, “Ujëmiri”, “Qazatrans”, ashtu sikundër ndihmuan edhe format e autobusëve jashtë komu nës së klniës, në drejtimet për në punktin e Gllarevës.
Mësimi në ato vute zhvillohej në 24 shkolla, nga të cilat 14 ishin shkolla amë fillore. Në ato vite, pas vitit shkollor 1995/96, u themeluan edhe dy shkolla të plota fillore, siç ishte ajo në Siqevë, e ku në irganizim u dalluan arsimtarët Sadri desku, drejtor e Muhamet Raci, shkolla kishte 240 nxënës. Ditët m e punës e objekti kushtuan rreth 87 mijë e 835 DM.
5.
Arsimi shqip u zhvillua edhe në kushtet e luftës. KKA u riorganizua në ato kushte dhe shpërndau një Vendim, në të cilin thuhet: 1. Që assesi nuk guxon të rrezikohet jeta e nxënësve në zonat e luftimeve, 2. Që bashkëunimi të jetë i plotë me secilin faktor (politik e ushtarak) shqiptar e ndërkombëtar në ato kushte, 3. Që të themelohen komisione të shpltimit të dokumentacionit e arkivave të shkollës… AShjkollat që e kanë përfillë pikën 3, e kanë shpëtuar dokumentacionin.
Lufta e fundit mori jetën e 28 nxënësve dhe 18 arsimtarëve. Shumë arsimtarë dhe shkollarë të mesëm ishin luftëtarë të UÇK-së dhe ndër ta edhe dëshmorë, të plagosur e drejtues njësitesh etj. Mijëra të tjerë u dëbuan në eksod. Mijëra të tjerë jetonin nëpër male.
Dhe, shkolla shqipe, së bashku me popullin e saj, agoi në lirinë e saj në Qershor 1999.
(3 qershor 2022)
add a comment