Shqipëria/Aktualitet

Pranverë Shqiptare edhe në Gostivarin tonë të bukur

Këshilli Organizues “Pranvera Shqiptare ’81”, bashkë me veprimtarët e dalluar të asaj ane dhe me komunën, mbajti Akademi për Lëvizjen e vitit 1981, që shënoi kthesën e madhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në këtë, më 12 qershor, u bë edhe përurimi i Shtëpisë Muze për Dëshmorët Naser Veliu dhe Nurie Zeka, të cilët u kujtuan dhe nderuan edhe me një dokumenentar të përgatitur me përkushtim e mjeshtëri nga gazetari dhe veprimtari i pa lodhur, Bekim Adili…Në këto veprimtari të organizuara për Pranverën Shqiptare ’81 ishte ftuar dhe mori pjesë edhe veprimtari, politikani, luftëtari e prijatari për liri e bashkim kombetar, Ali Ahmeti (sot Kryetar i BDI – se). Në orën 13 vizituamë Shtëpinë Muze të Naser Veliut në fshatin malor, Sërmnovë. Na priti i vëllai i Dëshmorit, Luani, me familjarë e me shokë e miq të shumtë që kishin ardhur për ta nderuar e kujtuar Dëshmorin dhe Shtëpinë e Tij Muze. Për Shtëpinë Muze dhe për Dëshmorët foli Hydajet Hyseni, Kryetar i Këshillit Pranvera Shqiptare ’81…Nga ora 14 u mbajt Akademia në amfiteatrin e hapur, buzë lumit Vardar, në Gostivarin tonë shqiptar e mikpritës. Nga Prishtina morën pjesë: Hydajet Hyseni, Sylë Nuha, Berat Luzha, Bejtulla Tahiri, Bajrush Xhemaili, Agim Sylejmani, Naser Kuka, Bedri Llapashtica dhe unë. Nga Tetova ishte Xhevat Ademi me shokë, nga Kumanova Kryetari i Degës së Shoqërisë Lëvizja, Ulusi Beqiri, me Bashkim Osmanin dhe me shokë tjerë… Kishte edhe shokë nga Shkupi, Kërçova, Struga e qytete tjera shqiptare. Akademinë e drejtoi (moderoi) Bekim Adili. Kumtesë për Pranverën Shqiptare ’81, në emër të Këshillit Organizues, lexoi Agim Sylejmani. Për veprimtarinë atdhetare e kunderpushtuese në Gostivar e më gjerë mbajti kumtesë intelektualja dhe veprimtarja (e burgosur politike) e dalluar, Nafija, pastaj Ali Ahmeti, Shefit Gjaferi, etj.