ZAGARI
Sa e mjerë që është,
Puna e zagarit,
Tërë jetën vrapon,
Për hesap të gjuetarit.
Dhe sa të jetë i ri
E të gjuajë mirë,
I zoti i jep atij
Ndonjë asht për të lëpirë.
Por, dikur, kur të mplaket,
E të mos ngrihet prej toke,
E shpërblen gjuetari,
Me një plumb pas koke!
Sa e mjerë që është
Puna e zagarit,
Por edhe më e mjerë,
Është jeta e tradhtarit.
1980
SORKADHJA
Ik e ik,
Ik e ik…
Ik e ik,
Nga gjuetari.
Sa në fushë,
Sa në male;
Sa drenushë,
Sa sorkadhe…
Ik e ik,
Ik e ik…
Ik e ik,
Nga gjuetari;
Ik e ik,
E te gjuetari…
1990. Burgu “Deligrad”, Nish
add a comment