Kulturë\Letërsi

Pjesë e shkëputur nga “Historia e Skënderbeut”, e Poetit Kombëtar, Naim Frashëri

Pjesë e shkëputur nga “Historia e Skênderbeut”,Naim Frashëri.
Edhe shokëtë që kishte:
Si Tanushi me Uranë,
E Mojsiu me (Hamzanë)
Si Maneshi e Muzaka,
Që hidheshin posi flaka,
E si Lekë Dukagjini,
Si Perlati e Mardini
Zenebisha, Araniti.
Gjon-Koka, q’ish si hastriti,
Kont, prens, mbretër e të tjerë,
Burra të vler e të ndjerë,
Qenë trima të vërtetë,
Nuk u bënë rob në jetë.
Njohnë të madh Skënderbenë,
Zun’ udhën e urtësisë,
Ishin larg marrëzisë…
Madhëritë nuk i donin,
Po kishin vëllazërinë,
S’e qasninë djallëzinë,
Pa lan’ emërë për jetë.
Zotërinjtë e vërtetë…
S’kishin ata thash`e theme
Të këqija e të rreme,
Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin e Skënderbenë.
Uranë= Vrana Konti