Shqipëria/Aktualitet

“Piramida” e Tiranës, një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë për 2023-shin

Bota e përparuar nuk ec me mendjen e politizuar dhe vulgarizuar të një klase politike dhe të një medie primitive… Bota e civilizuar vlerëson “produktin” – veprën dhe nuk merret me sistemin politik e shtetëror të kohës. Projekti i një objekti në formë piramide është realizuar në vitin 1988 dhe ishte menduar të ishte Muze për burrshtetasin më të madh të kombit… Bandat vandaliste të S. Berishës dhe qarqet më të errëta antishqiptare u përpoqën ta dëmtonin dhe rrënonin, por nuk ia dolën. “Piramida” i qëndroi kohës dhe sot qenka vlerësuar në mesin e 12 projekteve më të mira në botë. Krenarë me arkitektët dhe shtetin e Enver Hoxhës… (GL)

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, ka përfshirë edhe Piramidën, ku mijëra të rinj presin që të mësojnë gjuhët e kodimit, duke marrë një profesion të sigurt për vendin e punës.

“Studio MVRDV ka disa projekte për të përfunduar në vitin 2023, por një nga më të pazakontat është riparimi i një piramide të viteve 1980 në Tiranë. Ndërtesa e amortizuar, e njohur si Piramida e Tiranës, do të rihapet si një qendër rinore, e cila përmban studio dhe klasa për të rinjtë shqiptarë. Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar Enver Hoxhës, por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së sistemit në vend”, thuhet në shkrim.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Lista e plotë me 12 projektet e vlerësuara si më të mirat në botë për vitin 2023:

  1. The Pyramid of Tirana, Albania, by MVRDV
  2. Sub-Center Library, China, by Snøhetta
  3. Abrahamic Family House, UAE, by Adjaye Associates
  4. Bezalel Academy of Arts and Design, Israel, by SANAA
  5. Paddington Square, UK, by Renzo Piano
  6. Gilder Center, USA, by Studio Gang
  7. Toranomon-Azabudai, Japan, by Heatherëick Studio
  8. Factory International, UK, by OMA
  9. Zhuhai Jinëan Civic Art Centre, China, by Zaha Hadid Architects
  10. National Library of Israel, Israel, by Herzog & de Meuron
  11. The Spiral, USA, by BIG
  12. Maggie’s Centre, UK, by Studio Libeskind.