Sport

Përballja me Suedinë në EURO 2020, për herë të parë në histori, Spanja pa asnjë lojtar të Real Madrid

Për herë të parë në histori, Spanja nuk ka grumbulluar asnjë lojtar nga Real Madrid, për listën e tyre përfundimtare të skuadrës për një kompeticion të madh si Kampionati Europian.

Luis Enrique nuk përfshiu asnjë lojtar nga Los Blancos në panelin e tij me 24 persona për Euro2020 të kësaj vere, pavarësisht se skuadra përfundoi e dyta në La Liga dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni Sergio Ramos – lojtari më me shumë ndeshje në të gjitha kohërat e Spanjës – ishte mungesa më e dukshme, por asnjë nga shtatë spanjollët në skuadrën e ekipit të parë të Madridit nuk u përfshi.

Mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal, mbrojtësi i gjithanshëm Nacho Fernandez dhe sulmuesi Marco Asensio të gjithë u lanë jashtë, ndërsa Lucas Vazquez humbi turneun për shkak të dëmtimit dhe nuk kishte asnjë thirrje për Alvaro Odriozola ose Isco.

Lista e plotë e ekipit për EURO 2020:

  •  David de Gea (Manchester United)
  •  Unai Simon (Athletic Bilbao)
  •  Robert Sánchez (Brighton & Hove Albion)
  •  Aymeric Laporte (Manchester City)
  •  Jordi Alba (Barcelona)
  •  Jose Gaya (Valencia)
  •  Pau Torres (Villarreal)
  •  Diego Llorente (Leeds United)
  •  Eric García (Manchester City)
  •  Cesar Azpilicueta (Chelsea)
  •  Sergio Busquet (Barcelona)
  •  Koke (Atletico Madrid)
  •  Marcos Llorenta (Atletico Madrid)
  •  Thiago (Liverpool)
  •  Rodri (Manchester City)
  •  Fabian (Napoli)
  •  Marcos Llorente (Atletico Madrid)
  •  Alvaro Morata (Juventus)
  •  Mikel Oyarzabal (Real Sociedad)
  •  Gerard Moreno (Villareal)
  •  Dani Olmo (RB Leipzig)
  •  Pedri (Barcelona)
  •  Ferran Torres (Manchester City)
  •  Adama Traore (Wolverhampton Wanderers)
  •  Pablo Sarabia (Paris Saint-Germain)

j.l./ dita