Tjera

Për shkak të aksidentit tragjik me dhjetë shqiptarë të vdekur pezullohet – shtyhet mbajtja e Akademisë Pranvera Shqiptare ’81 në Gjakovë

PËR SHKAK TË AKSIDENTIT TRAGJIK SHTYHET MBAJTJA E AKADEMISË PRANVERA SHQIPTARE ’81 NË GJAKOVË
Në aksidentin tragjik humben jeten dhjetë shqiptare, bashkëkombës tanë dhe janë lenduar 45 të tjerë. Ky lajm shkaketoi dhimbje e pikellim kudo nder shqiptare. Kosova shqiptare neser eshte ne zi. Dhembje e zi kane shqiptaret pa dallim. Prandaj, te gjitha veprimtarite qe do te mbaheshin neser jane pezulluar… Pra, edhe Akademia qe do te mbahej neser ne Gjakove per Pranveren Shqiptare ’81, eshte pezulluar dhe shtyhet per nje dite tjeter.
Këshilli Organizues Pranvera Shqiptare ’81 i bashkohet dhimbjes e pikellimit te familjeve qe u goditen nga kjo tragjedi dhe u shpreh ngushellime nga zemra per humbjen e më te dashurve ! Atyre u qofte i lehte dheu i tokes arberore, kurse familjeve, farefisit dhe miqve force per ta perballuar dhembjen e madhe !
P. S. Ne bashkepunim dhe mirekuptim te plote me Komunen e Gjakoves do te vendoset per diten kur do te mbahet Akademia per Pranveren Shqiptare ne Gjakove dhe do te njoftoheni ne kohen e duhur…
Me dhembje e pikellim, Kryetari i Keshillit Pranvera Shqiptare ’81, Hydajet Hyseni.