Botë

Për herë të parë, pas dyqind vitesh, dhunohet tempulli i demokracisë amerikane nga “falangat” e Kryetarit Donald Tramp

Qindra militantë të ekstremit të djathtë, të nxitur dhe organizuar nga Kryetari që humbi zgjedhjet, kanë sulmuar dhe kanë thyer mbrojtjen e Capitol Hill-it, duke u përleshur me policinë për të penguar numrimin ceremonial të votave elektorale, që konfirmuan fitoren bindëse të Bajdenit. Pas një ore e gjysmë ekstremistët kanë hyrë brenda. Nënkryetari, Majk Pensi, dhe senatorët janë detyruar të largohen në një vend të sigurt. Gjatë përleshjeve me policinë u vranë katër militantë protestuesë dhe pati shumë të lënduar. Brenda Kongresit amerikan u qëllua për vdekje nga policia edhe një grua protestuese. Ka edhe shumë policë e oficerë të plagosur. Janë thyer edhe dritaret e Senatit në anën perëndimore. Policia ia doli t’i largojë militantët e Trampit dhe ka arrestuar mbi 50 veta, protestuesë.

Sulmi ndaj tempullit të demokracisë amerikane, i pa dëgjuar më parë, ka tronditur amerikanët. Nga kjo dhunë e shfrenuar janë distancuar edhe republikanët. Në fund, edhe Kryetari humbës, Donalt Trampi, është detyruar t’u bëj thirrje “falangave” të tij që të kthehen në shtëpi… Dhunën e nxitur nga Trampi e kanë dënuar edhe shumë personalitete të botës demokratike.