Kulturë\Letërsi

Pëllumb Xhufi: Shqiptarët popull i vjetër që s’ka ndryshime të karakterit gjenetik

Historiani Pëllumb Xhufi ishte këtë të premte i ftuar në emisonin “Reviw” në Euronews Albania për të folur rreth prejardhjes së shqiptarëve.

Sipas tij shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës, të cilët nuk kanë ndryshime të karakterit gjenetik.

“Nga kërkimet që janë bërë, burimet fillojnë nga antikiteti, për ilirët dhe janë goxha të bollshme,  të dhëna ka edhe nga gërmimet, nga vëllezërit tanë arkeolog. Ata mund të ndërtojnë një fazë para historike të popullit shqiptar dhe arrihet deri në periudhën e paleolitit.

Nga ajo periudhë ka një vazhdimësi në periudhën e bakrit, të hekurit dhe me periudhat pasardhëse. Duhet pasur parasysh se zona jonë ka qenë nga zonat, ku të gjitha dyndjet e kanë synuar. Se kanë synuar detin e ngrohtë të Mesdheut.

Shqiptarët dalin nga këto analiza të fundit një nga popujt më të vjetër të Evropës dhe një nga popujt që kanë një vazhdimësi pa pasur tronditje të trungut, me prurje dhe me dhënie pa dyshim, por pa pasur ndryshime të karakterit gjenetik,-tha Pëllumb Xhufi.