Shqipëria/Aktualitet

PEJA SHËNOI 40 – VJETORIN E PRANVERËS SHQIPTARE ’81 DHE KUJTOI E NDEROI HEROIN E LPK – UÇK – SË DHE TË KOMBIT XHEMAJL FETAHAJ

Këshilli Organizues “Pranvera Shqiptare ’81, bashkë me komunën e Pejës dhe me shokë, – veprimtarë, – të Lëvizjes, mbajti sot Akademi për 40 – vjetorin e demonstratave të vitit 1981. Moderatore e kësaj ngjarjeje ishte Majlinda Sinani – Luli, e cila edhe recitoi dy poezi (në hapje dhe mbyllje të Akademisë)… Akademia nisi me intonimin e Himnit tonë kombëtar. Pastaj, mësuesit dhe nxënësit e Shkollës së muzikës interpretuan disa këngë të bukura me mjeshtër (piano, flautë e gitarë), që u duartrokitën fort nga publiku…Pastaj fjalën e mori Kryetari i Komunës e nikoqiri, Gazmend Muhaxheri, që ka merita të veçanta për organizimin dhe shënimin dinjitoz të këtij përvjetori jubilar të Pranverës Shqiptare ’81…Në vazhdim për ngjarjet e vitit 1981 dhe rëndësinë e tyre në historinë e Lëvizjes Kombëtare, foli Kryetari i Këshillit “Pranvera Shqiptare ’81”, Hydajet Hyseni, kurse pë veprimtarinë e Lëvizjes në Pejë e rrethinë, për organizimin dhe veprimtarinë e shumë grupeve, si dhe për ndjekjet, arrestimet dhe dënimet me shumë vite burg mbajti kumtesë Sali Lajçi…

Për jetën, veprimtarinë, përpjekjet, luftën dhe rënien heroike të Xhemajl Fetahajt, Hero i LPK – UÇK-së dhe i krejt Shqipërisë, dhe të shokëve dhe bashkëluftëtarëve të tij mbajti kumtesë, Ibish Neziri. Të pranishmit e shumtë në këtë Akademi, në emër të Organizatave të dalura nga Lufta,i përshëndeti me një fjalë të shkurtër Xhavit Jashari.