Shqipëria/Aktualitet

Pas sanksioneve të vendosura ndaj një grupi “kosovarësh” në Veri të Kosovës Ambasadorja Juri Kimi paralajmëron të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupcion

UROJMË! Shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, i ka dhe i kishte instrumentat dhe potencialet për t’i “disiplinuar” pushtetarët e majmur nga përfshirja në korrupcion, kontrabandim e trafikim të pasurive të Kosovës shqiptare gjatë këtyre dy dekadave… SHBA – të, bashkë me partnerët evropianë, i kishin dhe i kanë potencialet dhe instrumentat e mjaftueshëm edhe për “disiplinimin” e grupeve të korruptuara “kosovare”, të përfshira në trafikim e kontrabandim dhe të kriminalizuara, që kanë vrarë e terrorizuar shqiptarë të Veriut të Kosovës edhe pas Luftës Çlirimtare… Këto grupe të organizuara, strukturuara dhe “komanduara” nga Serbia kanë vepruar kryesisht nën ombrellën e UNMIK – EULEX -it dhe pranisë ndërkombëtare!!… Prandaj, urojmë SHBA – të për sanksionet e para të vendosura kundër këtyre grupeve! Le të shpresojmë e të besojmë që Fuqia më e madhe e botës, për të mirën e paqes dhe të stabilitetit në rajon, do t’i sanksionojë edhe grupet dhe individët tjerë të përfshirë në korrupcion e krim të organizuar dhe në minimin e demokracisë… (G. L.)

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas sanksioneve të vendosur ndaj një grupi serb që vepron në Veri të Kosovës. Në një postim në “Twitter” teksa shpërndan deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, Yuri Kim thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion.

Ajo ka dhe një paralajmërim për ata që janë të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, duke iu thënë se tani është koha më e mirë për të ndaluar.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.
Emërtimet si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, deklaron Yuri Kim.