Pas lëkundjeve nga tërmeti në Dibër emergjencat bëjnë bilancin: 110 banesa të dëmtuara, më e prekura Fushë-Bulqiza
Rritet bilanci i dëmeve nga tërmeti në qarkun e Dibrës. Institucioni i Prefektit të Dibrës në komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qellim.
Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;
Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa.
Njësia Administrative Zerqan 22 banesa.
Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 28 banesa.
Njësia Administrative Gjoricë 11 banesa.
Njësia Administrative Ostren 9 banesa.
Njësia Administrative Trebisht 6 banesa.
Njësia Administrative Martanesh 6 banesa.
Njësia Administrative Bulqizë, 4 banesa.
Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.