Ekonomi

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, merr formë një tjetër hapësirë e Vlorës së Rilindur

IRANË, 5 nëntor/ATSH/ Një hapësirë e re po i kthehet Vlorës me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit, ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të punimeve në këtë shesh, që po ndryshon krejt pamjen e derisotme të qendrës së Vlorës.

“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030”, deklaroi Rama.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.