Lëvizja\UÇK

Pandeli Bardhi: Veteranët 65 vjet mbajnë ndezur heroizmin dhe lavdinë

Kanë kaluar 65 vjet nga 20 Korriku i  vitit 1957, kur veteranët, krijuan Organizatën e tyre..U ndez  ky “pishtar” për të mos u shuar kurrë, për të mos u shuar heroizmi partizan për të mos u harruar ideali i shenjtë që u priu atyre qindra e mijëra burrave, të rinjve e të rejave, në luftën e Madhe Nacional Çlirimtare. Dhe nuk ka ideal  më të shenjtë se sa kur lufton për Atdheun, që ai të gëzojë lirinë e Pavarësinë, që shoqëria dhe familja të gëzojë lirinë dhe pavarësinë. Mbi bazën e këtyre idealeve që u udhëhoqën bijtë dhe bijat e këtij populli në luftë, u krijua edhe Organizata e Veteranëve, një “pishtar” për të qëndruar përherë ndezur e ndezur të vazhdojë të qëndrojë për brezat që do të vijnë. Në përvjetorin tuaj të  65-te., të nderuar shokë Veterane, i cili përkon edhe me 120 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 78 vjetorin e Çlirimit, nuk ka se si të mos i jemi mirënjohës atyre burrave të lavdishëm që morën përsipër për të ndezur këtë “pishtar”, për të krijuar këtë Organizatë, pasuese e heroizmit dhe lavdisë partizane Me mirënjohje kujtojmë Kryetarët e kësaj Organizate qysh nga krijimi i saj, i shokëve Beqir Balluku, Shevqet Peci, Pirro Dodbiba. Adnan Qatipi, Rustem Peci e deri tek Kryetari aktual Odhise Porodini, DEBATIK-asi i orëve të para qysh në moshën 12 vjeçare, i cili mbetet simbol i luftës, i heroizmit. i idealeve të luftës, i thjeshtësisë dhe krenarisë partizane. Në këtë përvjetor të lavdishëm, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ata kryeredaktorë e gazetarë të nderuar të Organit “Kushtrim Brezash” të kësaj Organizate si Fiqiri Vogli,Hamdi Sallaku, Nexhmi Menzelxhiu. Gjikë Kurtiqi, Dhimitër Shtëmbari, Sevo Tarifa e deri tek Bashkim Koçi e Riza Bregasi etj që mesazhet e veteranëve të luftës e të punës, të pasardhësve të tyre të shkojnë deri në skajet më të largëta të Atdheut, atje ku priten me padurim nga të gjithë ata që duan të ecin në këto gjurmë. Drejtues të kësaj Organizate “Nderi i Kombit”, vinin nga lufta, mbas përpjekjeve dhe akteve  të shumta lavdie dhe heroizmi, të cilat i lanë amanete, pasardhësve të tyre për t’i përcjellë dorë më dorë, ashtu, të ndezura…. Këtë detyrë historike ka marrë përsipër kjo Organizatë që me të drejtë mban Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, detyrë të cilën e ka kryer me sukses. Qysh nga ajo ditë e 20 Korrikut të vitit 1957,  nga një armatë e madhe me qindra mijëra luftëtarë pjesëmarrës në radhët e formacioneve partizane,sot, mbas 65 vitesh, ata numërohen me gishtat e dorës.. Është e vërtetë që vitet bëjnë punë  e vet, që dëshmitarët e heroizmit të luftës e të punës tashmë janë shumë pak, por është po kaq e vërtetë që gjurmët dhe amanetet e tyre nuk do të  treten por  të vazhdojnë të ecin përpara tek pasardhësit e tyre, që lavdia dhe heroizmi të përcillen brez pas brezi. Ashtu si në luftë kur me thirrjen e  Atdheut të rinj e të reja mbushën radhët e formacioneve partizane për shporrjen e pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit, ashtu edhe mbas çlirimit e sidomos me  krijimin e organizatës së Veteranëve, pasardhësit e veteranëve morën në dorë flamurin e paraardhësve të tyre, të bijve e bijave të rënë në luftë. E morën e po vazhdojnë ta marrin këtë përgjegjësi brez pas brezi… Sa shumë erëra, fryjnë sot, për të shuar këtë flakë, për të mohuar Historinë e lavdishme të Luftës nacional Çlirimtare. Historia shkruhet ashtu si është , me realizëm dhe realiteti është që jo pak gjak është derdhur për çlirimin e vendit, jo pak heroizma janë treguar, jo pak sakrifica janë bërë..Dihet që Historia, shkruhet nga fitimtarët dhe si e tillë, ndoshta mund të ketë edhe ndonjë teprim, por themelet e saj, qëndrojnë të patundura, gjaku nuk mohohet, heroizmi nuk mund të fshihet,fitoret nuk mund të errësohen. Jo pa qëllim fryjnë këto erëra nga shumë drejtime, nga shumë skuta e lloj-lloj “krimbash” që zvarriten për të mohuar gjithçka të mirë që është bërë për këtë vend, nga ata që nuk i lidh asgjë me interesat e larta të Atdheut, por vetëm me tradhtinë..Në ç’do kthesë të madhe të Historisë,kur është dashur puna për të vendosur për fatet e Atdheut, janë shënuar akte të mëdha trimërie dhe heroizmi, sikurse, nuk kanë munguar edhe tradhtarët e ata të vënë në shërbim të pushtuesve e veglave të tyre. E gjithë kjo stuhi, që fryn nga  shumë drejtime, që ka si qëllim të vetëm të errësojë shkëlqimin e faqes më të ndritur të historisë, të shuajë flakën që i ndriçon këtij shkëlqimi nuk bëhet nga ata që me sakrifica të mëdha, pa marrë parasysh rrezikun u përleshën me armikun e shumë prej tyre dhanë jetën, nuk bëhet nga ata që ju futën punës për ndërtimin e Vëndit të shkatërruar nga lufta, Kjo bëhet me qëllim të caktuar, nga “brumbujt” e errësirës që këta të zvarriten për të marrë flamurin e “shpëtimtarëve” të Shqipërisë, qofshin këta të djathtë, të majtë apo të qendrës, që nuk zbrazën një pushkë e sot thonë, “duam pjesë”! Fitorja e madhe për Çlirimin Vendit, nuk erdhi lehtë, pa gjak e sakrifica të mëdha. Edhe sot, nuk është e lehtë për konsoliduar një demokraci të vërtetë, por kjo, mbi të gjitha kërkon një mendim të kthjellët e të qartë, jo duke mohuar të kaluarën, sepse duke mos ditur prej nga vjen, nuk e di as ku shkon, Demokracia e vërtetë, nuk vjen as duke mohuar luftën e heroizmin, as duke bashkëpunuar me tradhtarët që i vendosin “gurrë nën rrota” marshimit demokratik, ashtu si e deshën dhe e dëshiruan ata që dhanë jetën, që u bënë fli në lulen e rinisë. Heronj e vërtetë të luftës e të punës, u bënë me vepra, me shembuj heroizmi dhe jo me llafe pazari, sikurse kërkojnë të bëhen sot…. Por, ja që ka edhe  elementë antikombëtarë që këtë  heroizëm të të parëve të tyre, e quajnë “faj” dhe për këtë u përdhosin edhe varret ku ata prehen, kërkojnë të zhdukin edhe lapidaret e ngritur në vendet historike e për nder të Heronjve, pra,të fshijnë historinë. Historia e shkruar me gjak, nuk mund të fshihet kurrë siç mendojnë dritëshkurtrit që mund ta fshijnë atë me një të rënë të lapsit..Nuk është në nderin dhe lavdinë e heronjve edhe përpjekjet që bëhen për të futur në radhët e tyre, edhe ata që nuk kanë dhënë asnjë fije kontribut në shërbim të luftës e të punës dhe jo vetëm kaq, por kanë punuar e luftuar për të sabotuar Luftën e Madhe Nacional Çlirimtare. Me këtë rast, edhe unë si pasardhës i veteranëve të Lavdishëm u uroj qindra e mijëra kolegëve të mijë, suksese edhe më të mëdha në të ardhmen që drita të triumfojë kurdoherë mbi errësirën që flaka e “pishtarit” të quajtur Organizata e Komitetit Kombëtar të veteraneve, të mos shuhet kurrë. As unë dhe askush tjetër që jemi aq shumë krenarë që militojmë në këtë Organizatë, nuk mund të mos lëmë pa përmendur punën e palodhur që bëjnë veteranët në drejtimin e Kryesisë së kësaj Organizate me shokun Odhise Porodini në Krye, simbol i luftës dhe heroizmit, me shokun  Veli Myftari, si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Organizate, shokët dhe shoqet Dhimitër Shtëmbari,Murat Dardha, Vera Qirko Tarifa, Elidiana Cani etj, etj. Urimet më të përzemërta, meritojnë veteranët e nderuar në këtë Përvjetor Madhështor, Organizata e veteranëve “Nderi i Kombit” që është dhe mbetet jo vetëm kaq, por edhe “Lavdia e kombit”, “Krenaria e kombit”…