Vështrim/Analizë

Pajtim Xhelo: Të krenohemi që jemi Albanë (shqiptarë) por jo vetëm me fjalë

Miqtë e mi!
Ne, Albanët, duhet të ndihemi krenarë, por jo me fjalë, sepse fjalët i merr era.
Ndërsa popujt e tjerërë të Europës kanë ndërtuar Ngrehinën e Historisë së tyre mbi themele të dyshimta, shpesh të panjohura, ne e kemi patur këtë Ngrehinë të ndërtuar mbi themelet më të lashta, që në Agimin e Jetës mbi këtë Tokë.
Veç këtë Ngrehinë na i prishën stuhitë , çmenduritë dhe pangopësitë e popujve shëtitës, endacakë, të cilët heraherës, i mësuam si ndërtohen themelet mbi të cilët të nisnin Ngrehinën e tyre.
Mirëpo endacakët ishin popuj që nuk e njihnin durimin dhe përvoja e jetës i kish mësuar që të rrëmbenin atë që të tjerët e kishin ndërtuar me mund e mënçuri, në një rrugëtim të përbashkët me Kohën.
Ata i lartuan Ngrehinat mbi themelet që gjetën gati nga populli Alb.
Jo vetëm kaq, po hodhën edhe gurë të rinj( mbase të sjellë nga pyjet e egra prej nga erdhën) mbi themelet tona, për të thënë më pas që këto themele i patën ndërtuar ata.
Kjo u bë me ne dhe për këtë, ne nuk jemi aspak fajtorë. Është turp dhe e pafalëshme që ne ta veshim ” qyrkun” e fajit, sepse kështu u pëlqen disa “shqiptarëve” që vetëm flasin Gjuhën Shqipe dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me Shqiptarët e Vërtetë ( Albanët)
Nëse duam t’i vërtetojmë Botës ( veçanërisht Europës) që ne jemi populli ” Par” që erdhëm me Agimin e Jetës këtu, në këtë ” Bërthamë” ku jetojmë sot ( Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë,Greqi, Në Brigjet Jugore dhe Veriperëndimore të Detit të Zi, Itali, Kroaci, Slloveni, etj), këtë duhet ta bëjmë me mënçuri, me punë këmbëngulëse dhe me tejdukshmëri e ndershmëri, me kujdes, që të mos biem në grackat dhelpërore të armiqëve tanë dhe të sahanlëpirësve të tyre.
Ka aq shumë të vërteta kokëforta që kanë heshtur dhe heshtin akoma në mjegullën dhe trazirat e shkaktuara nga ” Të mëdhenjtë” që u bënë ” Të mëdhenj” me mosmirënjohjen, pabesinë dhe dinakërinë ndaj Zemërgjerësisë, Mikpritjes , Besnikërisë dhe Mirësisë sonë, saqë mjafton dëshira e mirë e ” Urtësisë dhe Mënçurisë” e intelektualëve Atmëmëdhetarë për të hedhur dritë mbi rrënojat, për të zbuluar ” Jetën që fle në një gjumë mijëravjeçar” dhe që është gati të flasi e të bërtasi vetëm me fjalët e një Gjuhe Hyjnore, asaj të të parëve tanë.
Nuk po hy në detaje, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj ” kujtese” të thjeshtë.
Nëse studjuesit do të thellohen në punën e tyre, do të zbulojnë që :
1.Të gjitha Mitet, Legjendat dhe Shkrimet e Shenjta, të cilat, me pa të drejtë u vishen Grekëve, apo Romakëve, i përkasi një populli të vetëm, i cili, për fat të keq është thirur, sipas orekseve, apo erërave që frynin nëpë kohë me emërtime të ndryshme . Atnantë, Shumerë, Pellazgë, Hititë, Nesitë, etj.
2.Të gjitha Perënditë e Mitologjisë kanë qenë njerëzit e mençur dhe të ditur të Kontinentit të përmbytur, Atlantës ( Atlantida), kontinent, që sipas të gjitha gjasave kishte zhvillimin që ka Bota sot. Jo mëkot në mitet e lashtësisë, Perënditë na jepen në mardhëniet mes tyre, në një mënyrë sjelljeje si njerëzit. Disa prej tyre, madje martohen me vdekëtarë dhe lindin Gjysmëperëndi, etj, etj.
3.Nëse do t’i krahasojmë këto Mite me kohët të cilave u përkasin( përafërsisht), do të na habisë fakti, që ato nuk lidhen me ardhjen e grekëve në Peloponez, kanë qenë tek Epirotët dhe Arbanitët e Peloponezit edhe më parë.
4.Si çdo popull ardhacak, edhe grekët, krahas kulturës që sollën andej nga erdhën( gjë që akoma nuk dihet e sigurt nga kanë ardhur) rrëmbyn me të gjitha mënyrat e kusërisë kulturën e epirotëve dhe arbanitëve, popujve që gjetën kur erdhën e më pas, gjithçka e quajtën të tyre. Kjo ka ndodhur gjithmonë, si në kohët e vjetra, edhe në ato të reja. Perandoritë dhe pushtuesit, kanë ngritur Madhështitë e tyre mbi shfrytëzimin e Kulturës dhe shpirtit të popujve të tjerë. Kështu ndodhi edhe me ne.
5.Një problem, i cili duhet studjuar dhe argumentuar e përligjur me kujdes dhe durim, është ai i shkrimit të Gjuhës sonë. Çdo shqiptar i mënçur ia ka bërë vetes një pyetje, e cila ka qarkulluar si ” hije e hijes” për kohë të tëra : ” Si ka mundësi që një popull i pushtuar për 2000 vite nga Perandori të ndryshme, i lakmuar dhe i përbaltur nga orekset prej Hidre të fqinjëve tanë të pabesë, të ruajë Gjuhën e vet të Pashkruar, vetëm të folur? “
Në çfarëdo pikëpamje që ta analizosh këtë, del në përfundimin që ” Asnjë gjuhë nuk mund të ruhet kur nuk është e folur dhe e shkruar” Për këtë ka shembuj të gjallë të shumë gjuhëve që kanë vdekur.
Po Gjuha Jonë si mbijetoi???
Kjo është mëdyshje aq shqetësuese, saqë duhet t’i kish ngacmuar njerëzit tanë të ditur për të ” gërmuar ” thellë e më thellë, jo vetëm nën tokë, ku janë rrënjët tona të pleksura e të ngatërruara dhe t’i pastrojnë këto rrënjë nga ” viruset” ardhacake, por edhe në Hipotekat e errëta të atyre që kanë ngatërruar dhe po e mbajnë peng Të vërtetën e Popullit Alb.
Veç kësaj, nëse do merren të mirëqena përfundimet mashtruese dhe gënjeshtare të historiografisë së deritanishme, gjithçka do të mbetet ” hije e hijes”, ashtu si u përpunua në punishtet dhe laboratorët e atyre që mbajtën dhe po mbajnë Botën mbi Të Pavërtetën dhe Të Panjohurën e ” Miteve të sajuara”
Njerëzimi është si fëmija, që pëlqen përrallat, edhe kur hiperbola e tyre arrin në të Pabesueshmen. Kur fëmija rritet, shpesh ka mall t’i dëgjojë heraherës këto përrall, edhe pse tashmë e di që ato janë pasqyrim i përmbysur, jo i vërtetë. Me këto dua të them, se disa popuj( në rastin tonë, sllavët e jugut, grekët, apo edhe të tjerë, edhe pse e dinë këtë fakt, që shqiptarët e kanë folur këtë gjuhë prej mijëra vitesh dhe duket si e pabesueshme që të mos e kenë shkruar para vitit 1555, duan të besojnë fabulën e Korbit dhe dhelprës.
Thua që shqiptarët ta kenë dhuruar alfabetin e tyre ( shkrimin e gjuhës së tyre) grekëve ardhacakë, ashtu si u gënjye Korbi nga dhelpra???
Thua grekët ta kenë rrëmbyer atë me dinakëri???
Sot ka shumë përpjekje për ta vërtetuar këtë, po deri tani janë më tepër sesa përfundime të pakundërshtuara, logjike, hamendësime të pakonturuara.
Cili është mendimi im?
Grekët nuk e sollën alfabetin dhe shkrimin të ngarkuar mbi kuaj apo me anijet me të cilat erdhën. Ai alfabet lindi kur ata ishin ngulur në Peloponez e më gjerë.
Për sa kohë që në zbulimet arkeologjike ka fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe në alfabetin grek, përse të mos mendojmë që ky alfabet ( ose një i afërt me të) të mos e kenë marrë ata nga epirotë, arbanitët dhe, akoma më në veri dhe verilindje, nga ilirët???
Natyrisht, kjo është një temë, sa e vështirë, aq edhe e domosdoshme për ne.
Po përmend vetëm një fakt.
Emri i Kontinentit të Pëmbytur ” Atlanta” nuk shpjegohet me asnjë gjuhë tjetër, vetëm me Gjuhën Shqipe :
At + Lan ( ë) + ata – Pra, do të thotë : Atin lanë ata.
Ky shpjegim është aq i qartë dhe kuptimplotë, sa edhe bindës.
Cilët ishin ata që lanë Atin?
Kuptohet, banorët e Atlantës që u përmbyt.
Le të marrim fjalën tjetër :
” Atlas ” ose ” Atlash” Kështu quhej mali shumë i lartë i Kontinentit të Përmbytur, një emër i përbërë :
At + lash – që do të thotë – Lash Atin.
Po kështu, edhe emri i Oqeanit Atlantik kuptohet vetëm në Gjuhën Shqipe, në vijimin e emrit Atlas dhe Atlanta : At + lanë +ik ( Lanë atin dhe ikën)
Nëse do të shohim fjalë, shprehje fjalor, etj të Gjuhës Shqipe, do vëmë re një përputhje perfekte të ” formës ” me ” përmbajtjen”, gjë që i përket gjuhëve më të vjetra( nuk po përmend cilat gjuhë, se ato dihen). Po marr vetëm një shembull :
/ Themel i sigurt /
Po e zbërtjej :
Fjala ” themel ” zbërthehet në : them + e + l( ë) – Pra do të thotë :
them ( diçka( dhe lë( aty) . Ky është kuptimi i fjalës së herëshme vetëm shqipe( e theksoj, vetëm shqipe) / Themel/
Shohim tani fjalën / i sigurt/ të cilën e kam zbërthyer në shkrimet e mëparëshme, që do të thotë ” i fortë, i qëndrueshëm, si guri”
Atëhere shprehja ” themel i sigurt ” do të thotë ?
” Them diçka dhe e lë atje që qëndrushme e të fortë si gur”
Ka ku të shkojë më Shqip se kaq???
Si kjo ka qindra e mijëra të tjera.
Ja pra, kjo është Gjuha Shqipe, gjuha që është më afër kuptimit të vërtetë të shumë fjalëve, të cilat, në gjuhët e tjera nuk zbërthehen.
Mali Atlas njihet si Mal i Shenjtë, ku jetonin gjithë Perënditë, ato Perëndi ( po ato) të cilat grekët i vendosën në Olimp dhe në Pind.
Në të vërtetë, ato Perëndi grekët nuk i sollën me anijet që erdhën…Ato i gjetën tek Epirotë dhe Arbanitët… Edhe ilirët.
Po këta të fundit nga i sollën?
Ky është një përfundim me shumë vlera.
Para ardhësit Pellazgë, nuk ishin gjë tjetër, veçse banorët e Kontinentit të Përmbytur, Atlantës. Ata që shpëtuan nga përmbytja, rrugëtuan nëpër Gadishullin Iberik, deri në jug të Danumit dhe zbritën më pas në Bajjkan, ndërkohë që një pjesë e tyre shkuan në Egjipt.
Ishin po ata, të njëjtët. Dikush i quajti Shumerë, Dikush Pellazgë, dikush hititë.
Ishin gjithmonë Ata, banorët e shpëtuar nga pëmbytja e Atlantës…
Ishin Pellazgët, të cilët dhanë qytetërimin në Mesdhe e më pas në Europë.
Po të shohësh emrat e shumë qyteteve të Shumerëve, ata kuptohen vetëm në Gjuhën Shqipe.
Shumerët më të vontë thoshin se kishin zbritur nga mali Zagros. Nuk do shumë mundim që të kuptohet ” mali Sakros , pra ” mali Sakro” ose ” mali i Shenjtë”…
Pikërisht Mali Alas”
Sa i përket qenies sonë pasardhës direkt të Atij populli, kjo sot nuk vihet nga askush në dyshim.
Dielli nuk mbulohet me shoshë…
Të gjitha fjalët, emërtimet, zbërthehen dhe kuptohen në të vetmen gjuhë, në Gjuhën Hyjnore Shqipe.
Faktet janë këtu, të vërtetat janë tek ato fakte.
Le ta detyrojmë Europën mosmirënjohëse të na pranojë si “Popull Alb”, si ” Popull Par” e të mos na shohë si ” Përderës”, si ” Lypsarë”
Kjo varet nga ” Urtia e Mënçur Shqiptare” që duhet ta detyrojë Qeverinë Shqiptare t’i kthejë Krenarinë Kombit të vet.
Pajtim Xhelo, 9 dhjetor 2022