Kulturë\Letërsi

Pajtim Xhelo: Poezi për Kryeheroin e lashtësisë, stërgjyshin tonë, Aleksandrin e Madh – LEKËN

Në foto është Leka i Madhërishëm ( Aleksandri i madh) me kalin e tij Bucefal . Të huajtë duhet ta dinë që, si emri Leka, ashtu edhe Bucefal ( Bu – Bue – Buo është Bualli. Në qafën e kalit ishte vizatuar koka e buallit, i cili përfaqëson forcën . Fjala përbëhet : Bu ( buall) + ce – çë( që) + fal…..bualli i falur. Ky emër i mbeti, sepse, sipas disa autorëve, ai që donte t’i shiste kalin Filipit, ia fali të birit, Lekës, nga që vetëm ai mundi t’i hipte) janë të dy emra Shqiptarë dhe kjo është një nga provat e pakundërshtueshme që Maqedonët ishin shqiptarët e sotëm të sajesës ” Maqedoni”.
PA LE TË ÇIRREN, LE TË ZIHEN
Lexuar e dëgjuar kam kaq herë
Që Leka i Madh na paska qenë grek..
Të shohësh ëndrra për diell në verë
Sikur hijen tënde e puth dhe e prek?
Sllavët çirren se Aleksandër quhej
Dhe se mirëfilli ishte maqedon,
Po në cilin libër të lashtë shkruhej
Se sibersllavët njihnin Lekën tonë?
I madhi emër te ne ishte gjithnjë,
Në shekujt hijerëndë, po edhe tani,
Me qiri të kërkosh nuk gjen dot asnjë
Kërkund në Greqi dhe në Maqedoni.
Nëse vjen këtu Lekë Dukagjini
Dhe dikush e pyet pse quhet kështu,
Do flasë Mati, do këndojë Drini :
” Maqedonia ka burimin këtu!
Pa ilir, pirust ishte Ematia,
Prijës trim që rebelohej për lavdi,
Në Pela na e dehu dashuria…
Elheniane ajo, pirust ai.
Dy bij të Ilirit, shqip flisnin të dy.
Sa e bukur vash’ e jugut si një perri
Rob e mbajti prijësin pirust aty.
Dikur vendin e quajtën Emati.
Shekuj më pas një prijës tjetër thesprot
Në Pela gjet vdekjen për një dashuri,
Quhej Maqedon.Princi ematiot
Quajti Ematinë Maqedoni.
Lekë Matrënga, Lekë Dukagjini,
Princi i Fronit quhet Leka i Parë.
Iskanderin në harrim do e lini?
Paraja jonë është Lekë, jo Dinar
Një herë piruste, më pas thesprote,
Pa ku u gjet sllave Maqedonia?
Me babën ilir , nënën epirote
Ç’dreqin kërkon Lekën e Madh Greqia?
Pse, grek na qenka Pirro Epiroti?
Hellët duan të vjedhin madhështinë?
Jo, bre, është pellazg , është bir Zoti,
Taulantët i dhanë diturinë.
Shqiptarë me emrin Pirro ka kudo,
Madje në Nartë edhe në Himarë.
Në Greqi kot mos u lodh e mos kërko
As nëpër rrënoja, , as te të gjallë.
Më thuaj o Zot, ç’do ky sllav, ç’do ky grek?
Nuk u ke thënë kush janë të parët?
Sa të ndryshëm jemi…Na ndan një hendek
Sibersllavët, grekët nga ne shqiptarët.
Pa le të këlthasin e le të zihen,
Me shoshë s’mbulohet dot asnjë diell
Dhe kurvat e BE-së le të krihen…
Ti shqipe ngrihu e lirë në qiell!