Miq të dashur! Me mirënjohje dhe përulje urojmë sot të mësuesit në Shqipëri dhe në çdo trevë shqiptare, Gëzuar 7 marsin!
Edukatorë të nderuar! Jeni Ju ata që keni në dorë të ardhmen e vendit. Jeni Ju, prindërit e dytë për çdo fëmijë që mësoni dhe edukoni, duke u cilësuar njerëzit më me fat në punën Tuaj fisnike të mësimdhënies, dhe ndërkohë, jeni ajo plejadë që nuk harroheni kurrë nga armata e madhe e nxënësve tuaj.
Nga Elbasani, djep i arsimit dhe i kulturës së thellë kombëtare, nga Elbasani i Kongresit të Arsimit, nga vatra e Dhaskal Todrit dhe Konstandin Kristoforidhit, OKDA Dega Elbasan, dërgon tek çdo edukator brezash, falënderimet më të ngrohta, duke uruar njëkohësisht, të keni shëndet, mbarësi dhe gjithçka ju duhet në familjet Tuaja!
add a comment