Trashëgimia jetësore ecën, shtohet e zhvillohet, nga e cila çdo brez që i lë vendin tjetrit, lë dhe porositë bazë të kulturës, fisnikërisë, traditës paraardhëse që duhet ruajtur me çdo mjet dhe në çdo rrethanë, e shumë e shumë porosi, të cilat kanë mbajtur gjallë dhe kanë njësuar dhe karakterizuar me cilësi të larta shqiptarizmin, pra qenien tonë kombëtare.
Kjo forcë, kjo dëshirë dhe kjo mbrujtje për të mësuar sa më shumë nga gjithçka ka të bëj me të kaluarën e afërt dhe të largët, me historinë dhe rrethanat e zhvillimit të saj, por dhe për të vërtetuar atë çka hiri i së kaluarës ka lënë pas, djali i Elbasanit Ilir Hoxha, na solli foto me pamje rrëqethëse, edhe pse ato na vijnë pas 75-80 vitesh nga ndodhitë reale të përjetimit të tmerreve që ka në ndodhur atje.