Botë

OKB: 141 vota “për” Rezolutën që kërkon tërheqjen e Moskës nga Ukraina… Abstenojnë Kina dhe India

Me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime u miratua sot nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me 141 vota  “për”, me 7 vota kundër dhe me 32 abstenime miratoi Rezolutën që kërkon tërheqjen e plotë të forcave pushtuese ruse dhe rivendosjen e paqes në Ukrainë.

Teksti iRezolutës “ripohon përkushtimin për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe bën thirrje për “ndërprerjen e armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave ushtarake ruse”. Italia është gjithashtu midis 75 bashkësponsorizuesve të Rezolutës. Kina dhe India ishin dy nga vendet e mëdha që abstenuan.

Kina, e cila ditët e fundit ka demonstruar solidaritetin e saj me Rusinë, abstenoi nga votimi, hera e katërt që e bën këtë në votat në lidhje me Ukrainën. India dhe Afrika e Jugut ishin gjithashtu midis 32 vendeve që abstenuan.

Rusia, së bashku me gjashtë vende të tjera, votuan kundër rezolutës. Mes të tjerëve ishin Mali dhe Eritrea, të cilat më parë kishin abstenuar në votimet e tjera për Ukrainën. (GL)