Mërgatë

Një urim nga nxënësi mërgimtar Jon Gjini

28 NËNTORI!

Letër për ju, shqiptarë në të gjithë botën, të dashur bashkëmoshatarë!

Sot, ne po festojmë 108 vite Pavarësi, 108 vite liri. Sot, ne festojmë, 28 Nëntorin e vitit të largët 1443, ditën kur vendi ynë u çlirua nga Osmanët nga Gjergj Kqstrioti – Skënderbeu, Heroi yne Kombëtar.

Nem sot festojmë  Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e vitit 1443, por edhe atë të vitit 1912, Shpqlljen e Pavarësisë për Shqipërinë Natyrale (90 000 k ; kqtrore) aë mori përsëri jetë, atë të pavarësisë shqiptare të Ismajl Qemalit, atë të një Flamuri që u ringrit, të një shqiponje e cila rifilloi fluturimin e saj.

Të kujtojmë dhe çlirimin e Tiranës nga partizanët shqiptarë dhe 28 Nëntorin e vitit 1944, kur Enver Hoxha, në krye të Qeverisë demokratike, hyri në Tiranë. Eshtë një moment solemn: “Toka e Shqiponjave” shpëtoi nga pushtuesit pa ndihmën e ushtrive sovjetike dhe angloamerikane, falë guximit të luftëtarëve të saj të Nacional-clirimtares.

Pastaj, në të njëjtën ditë të vitit 1955, lindi një hero legjendar i popullit shqiptar, i njohur si një mbrojtës i padiskutueshëm i popullit shqiptar të kosoves dhe të vlerave shqiptare, Adem Jashari.

Të mos harrojmë gjithashtu se në këtë Ditë, më 28 Nëntor të vitit 1997, ne përkujtojmë shpalljen botërisht të Ushtrisë së lqvdishme Clirimtare të Kosovës.

Kjo Ditë nuk përfaqëson vetëm këto ngjarje, ajo përfaqëson një mori emocionesh, përfaqëson mijëra burra dhe gra që kanë sakrifikuar veten për këtë Ditë, për suksesin e kësaj Pavarësie, të kësaj lirie, për suksesin e kësaj Shqipërie dhe për bashki ;in e saj në një shtet e me një flamur. Por, kjo ditefestohet gjithashtu për të na kujtuar, për të mos harruar se Shqipëria është një kulturë, liria e një shqiponje, një gjuhë e lashtë, një popull, i shpërndarë në botë nga Mërgata, mbetet një popull i fortë, i fuqishëm dhe i vendosur në rrugën e tij të zhvillimit e përparimit.

Më 28 Nëntor 2020, erdhi kjo ditë, kjo ëndërr shqiptare, që të gjithë shqiptarët e presin me padurim, ajo që zgjon një vend që fle, një ditë që zgjon shqiptarët në të gjithë botën për një shkak, atë të vendit tyre, atë të Shqiperise.

Pa dyshim, deri sa të lexoni këto pak rreshta, mijëra flamuj tashmë po valëviten në ajër.

Mos kërkoni të ndryshoni historinë, thjesht ktheni të drejtat e saj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në këto kohë të vështira, kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj, kudo që të jeni.

                                                                                                                                                   GËZUAR !