Ka nderruar jete Xhabir Klenja , mesues “Migjeni” nga Manastiri
Në moshën 78 vjeçare në qytetin e Manastirit ka ndërruar jetë pishtari i arsimit në rrethin e Pellagonisë, Manastir, Keshavë , Ostrec , Mexhitli, Zhabljak, Xhabir Klenja, ose siç e thërrisnin nxënësit dhe ish nxenesit e tij : ,,mësues Migjeni nga Manastiri “. Por, kush eshte Xhabir Klenja ? Xhabir Klenja ka lindur me 11 dhjetor 1946 ne Ladorisht, komuna e Struges. Shkollen fillore e kreu ne Ladorisht, shkollen e mesme ne Struge, mandej bashk me prinderit vendoset ne qytetin e Manastirit (në vitin 1967), ku vazhdon studimet ne fakultetin pedagogjik. Sapo kryen studimet punesohet si mesues ne rrethin e Manastirit, ne fshatrat perreth: Keshave, Ostrec, Mexhitli, Zhabjan, etj. Shpesh here nxenesit e tij kur e takonin me admirim e thirrnin ,,mesues Migjeni nga Manastiri.
Edhe pse i larguar nga Struga ne Manastir , komunikimin dhe kontaktet me Ladorishtaret – Struganet nuk i shkeputi fare si ne aspektin pedagogjik, por edhe shoqeror. Viti 2001 do te jete fatal per mësuesin Xhabir Klenja dhe familjen e tij. Shtepia e tij do te digjet teresisht nga vandalistet. U dogj shtepia qe per nje numer Strugan ishte nje lloj konsulate… Per shkak te proceseve te montuara politike ndaj shqiptareve, qe zhvilloheshin ne gjyqet e Manastirit, nje numer i madh struganesh te kjo shtepi gjenin strehim. Arsimi shqiptar ne Maqedonin e Veriut humbi nje nga veteranet e arsimit gjenerata e te cilit vuri themelet e arsimit ne vendin tone . U prehsh ne paqe mesues i nderuar Xhabir Klenja!