Komenti

Ndarja e Kosovës nuk është opcion që mund të kalojë pa luftë!

Lufta e armatosur është opcion në tavolinën e Vuqiqit dhe falangave serbe në veriun e Kosovës. Ne shqiptarët, kudo që jemi, duhet të jemi gati për një të “papritur” të mundshme!
Shteti edhe mund të ketë kufizime në vendimmarrje lidhur me situatën e krijuar në kufirin me Serbinë por, me sa shihet, situata mund të acarohet më tej. Provokimet serbe mund të qojnë në një luftë të re në mes Kosovës dhe Serbisë. Vuqiqi po i mpreh shpatat, ai po kërcënon me luftë! Unë si individ, si njeri i këtij vendi, u bëj thirrje të gjithë veteranëve të luftës, rinisë sonë atdhedashëse dhe tërë popullit tonë të mrekullueshëm, që të jenë sy qelë dhe në gjendje gatishmërie. Shqiptarët se duam luftën, por gatishmëria dhe mobilizimi vullnetarë është i domosdoshëm. Në këtë drejtim, mendoj unë, komunat duhet të lëvizin…
Në të kundërtën, një lloj Komiteti vullnetarë për mbrojtjen e Kosovës, i koordinuar tërësisht nga institucionet përkatëse (Ministria e Mbrojtjes) dhe nën komandën e FSK-së, duhet ti merr përgjegjësitë e duhura në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe Pavarësisë së Republikës Kosovës. Ndarja e Kosovës nuk është opcion që mund të kalojë pa luftë!