Botë

Mynihu bënë bashkë kryeministrat e dy shteteve të Shqipërisë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në botë, mbahet që nga viti 1963 dhe vit pas viti, mbledh njerëzit më të rëndësishëm nga bota e politikës, për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Liderët e rreth 45 shteteve dhe organizatave u mblodhen në Hotel Bayerischer Hof për të debatuar çështje, ku më e rëndësishmja është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sfidat me të cilat po përballen të gjithë.

/gj.m/