Vlerat shoqërore të fjalës së 6 shkutit 1967 të Enver Hoxhës as plaken, as harrohen! Ato mësime dhe ide i mbanë mend gratë dhe burrat e sotëm, që, 54 vjet më parë, ishin ose në moshë të re ose të rinj e të reja. Ai fjalim atakonte, në radhë të parë, fenë si dogëm dhe çdo qëndrim poshtërues të saj lidhur me zakonet prapanike kundër grave, vajzave, burrave dhe të rinjve shqiptarë. Ai fjalim synonte emancipimin e shoqërisë shqiptare kundër çdo ideologjie, qëndrimi e praktike antikombëtare. Thelbi i atij fjalimi historik ishte : Feja e shqiptarit është shqiptaria, se shqiptarë nuk janë as latinë, as arabë , as turq, por ilirë! Ai fjalim ishte shuuuumë i gjërë dhe shuuuuumë aktual edhe sot! Ata e ato që nuk e kanë jetuar atë kohë, duhet të dinë se në zbatim të ideve dhe mësimeve të Enverit lindën jo një, po disa lêvizje progresiste, si lëvizja kundër ideologjisë fetare si ideologji antikombëtare dhe zakoneve prapanike të lidhura me “të, levizja pêr emancipimin e gjithanshëm të gruas, të vajzës, të familjes shqiptare etj.. Në kohën e Enverit askush nuk guxonte të ngrite dorë e të nepërkëmbte gruan e vajzên e Shqipêrisë.
add a comment