Muharrem Xhafa: Pse të mos kërkojmë që Europa t’i përmirësoj gabimet e saj historike ndaj Shqipërisë
Miku im!
Eshtë normale të mos jesh dakort me statusin tim apo të një tjetri! Po ka plot njerëz që nuk e kuptojnë drejt ose nuk duan ta kuptojnë drejt, mbase kanê edhe frikë, të thonë të vërtetën e ngjarjeve! Bie fjala, për Europën! A është Europa ajo që, më 1913-ën, me fuqitë e saj të mëdha, e copëtoi Shqipërinë, popullin e kombin e saj, në 5 shtete?! Dhe përse? Për t’u bërë qejfin shteteve fqinjë, shovinistë! Dhe kur? Pasi ishte shpallur Shtet i Pavarurë! Ore “budalla”, po nuk e ka bërë këtë Enveri! Edhe këtë Enverit do t’ia lësh?! Ok, që Europa e sotme nuk është ajo e 1913-ës! Po pse të mos i kërkohet Europës që të korrigjojë gabimet e saj historike ndaj Shqipërisë? Madje, jo një herë të vetme! BE-ja, a është Europa? Kjo duhet ta bêjê këtë! Enver Hoxha nuk e nënshkroi Helsinkin, po marrëdhëniet diplomatike, shtetrore, ekonomike me shtetet europiane, të Ballkanit e të botës, i mbajti në bazë të rregullave e ligjeve të kohës! Ama, kjo nuk e pengoi Enverin me shtetin socialist të denonconte copëtimin e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha të Europës më 1913-ën! Pse nuk paska të drejtë Shqipëria, populli, kombi shqiptar, të ketë shtetin e vet kombëtar në tokat e veta amëtare, të ketë flamurin kombëtar e gjuhën e vet amëtare?! Ketë te drejtë nuk mund t’ia heqë askush Shqipërisë! Forca eshtë tjetër gjë! Të thuash se shqiptarët të ndarë në shtete të ndryshme, do të bashkohen në Europë, se nuk ka rrugë tjetër, kjo do të thotë t’i kundêrvihesh, të jeshë kundër çështjes kombëtare! Enveri e pat thënë se nuk duhet te ketë dy Gjermani! Dihet si u bashkuan ato! As dy Vjetnamë. Ato u bashkuan me luftë! As dy Kore! Të shohim çfarë do të ndodhë! Po nuk duhet të ketë as popull shqiptar të ndarë në 5 shtete! Një Shqipëri! Dakort, kjo nuk arrihet nesêr, po duhet punuar me mend pêr ta arritur!