Portreti/intervista

Muharrem Xhafa: Përkujtimore në kujtim të Mehmet Karakushit

Përkujtimore në kujtim të Mehmet Karakushit!
Dje, familja Karakushi shtroi në Durrës një drekë në kujtim dhe nderim të Mehmet Karakushit, i cili u nda nga jeta para disa ditësh, duke lënë pas gjurmë, shembuj e vlera të rralla për familjen e tij, për fisin e për të afërmit e tij, për shoqërinë, kudo që Mehmeti jetoi, punoi dhe drejtoi!
Për të nderuar kujtimin e të ndjerit Mehmet Karakushi ishin ftuar e kishin ardhur të afërm, shokë dhe miq të tij e të familjes Karakushi nga Hasi e Kukësi, nga Durrësi e Tirana dhe shumë rrethe të vendit! Ishte i ftuar dhe kishte ardhur edhe një grup shokësh të tij nga Universiteti i Tiranës, ku Mehmeti kishte kryer studimet e larta.
Drita Karakushi, bashkëshortja e Mehmetit, Shpëtimi dhe Valbona, bij të tyre, bënë gjithëçka për të kënaqur të afërmit, miqtë e shokët e ardhur, duke nderuar kështu bashkëshortin, babën e vet, shokun e mikun e të gjithëve. Nuk mbeti tavolinë pa biseduar e pa kujtuar shokun e mikun e vet të nderuar, Mehmet Karakushin.
Emocionues ishte mesazhi i shkruar i Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve të Veteranëve të rrethit të Durrësit akorduar Mehmet Hasan Karakushit (pas vdekjes), komunikuar të pranishëmve të shumtë nga kryetari i kësaj Organizatë, Besim Shahini.
Përkujtimorja kushtuar Mehmet Karakushit ishte një ngjarje e paharruar dhe një shembull se si mund dhe duhen nderuar njerëzit me vlera të spikatura në shoqëri. Ajo u mbyll me urimin ngushëllues popullor për familjen Karakushi : I paharruar kujtimi i Tij!
Tiranë, më 9 tetor 2022

Postimet e fundit !