Arkiv / Ripublikim

Muharrem Xhafa: Për Nënë Terezën dhe nderimin e saj për Enver Hoxhën

3 shtator 2016
Një facebook-as kerkon qe t’i pergjigjem tri pyetjeve te tij për Nënë Terezën.
1.
A beson një komunist në “mbrekullite” e Nene Terezes?
2
A eshte e vertete qe Nene Tereza ka vene lule te Varri i Enver Hoxhes
3.
Nese po, perse?!
1.
“Miku” im, te kuptoj qe je nxitur per pyetjet e tua nga veprimtarite e organizuara per nder te shenjterimit te Nene Terezes.
Shkurt, do te ta jap nje pergjigje!
Nje komunist e ateist nuk mund te jete as me filozofine e as me praktikat e Nene Terezes per “zgjidhjen” e nevojave te popullit.
Por Nene Tereza duhet pare ne kompleks. Ajo eshte nje shqiptare e permasave boterore, nje nobeliste, e cila qendron ne maje me personalitete te shquara te botes. Nene Tereza – fetare e krishtere, por i ben nder popullit shqiptar!
Krahasimi calon, po edhe Skenderbeu, Heroi yne Kombetar, ka qene i krishtere, qe Marksi e vleresonte si burrin e madh shqiptar te Mesjetes, i cili mbrojti nga invazioni osman jo vetem vendin e tij, po edhe qyteterimin europian e krishterimin!
Ne sherbimin e saj te perkushtuar ndaj njerezve pa dallim, Nene Tereza u jepte rendesi publike sjelljeve e veprimeve te saj psikologjike, fizike, frymes njerezore, materiale, fakt qe e ben interesant personalitetin e Nene Terezes!
Nje komunist, sic e thashe, nuk e sheh zgjidhjen e problemeve ne filozofine e praktikat e Nene Terezes, po as nuk mund te mohoje qe ajo ishte nje grua shqiptare tokesore, me fame boterore!
2.
A ka vene Nene Tereza lule te Varri i Enver Hoxhes?!
Kohe me pare i kam dhene pergjigje ne fb kesaj pyetje : Po, kjo eshte e vertete!
Ne gushtin e vitit 1989, Nene Tereza (Gonxhe Bojaxhi) beri viziten e pare te saj ne atdheun e vet, ne Shqiperi. Me kete rast, ajo shprehu deshiren qe te vendoste lule te Varri i Enver Hoxhes, per ta nderuar si burreshteti e udheheqes i popullit shqiptar dhe te Monumenti “Nene Shqiperi”, akt i madh qe mund ta bente vetem nje grua e nivelit te Nene Terezes!
Si e tere vizita e saj, edhe vizita ne Varrezat e Deshmoreve, duke vendosur lule te Varri i Enver Hoxhes dhe te Monumenti “Nene Shqiperi”, eshte filmuar nga ekipi qe e shoqeronte dhe nga Televizioni Shqiptar.
Ky film duhet te jete dhe sot ne Arkivin e TVSH dhe ne Arkivin e Shtetit.
Sa me kujtohet, Nene Terezen e priti edhe Nexhmije Hoxha, ne cilesine e Kryetares se Frontit Demokratik te Shqiperise.
3.
Pse vuri lule te Varri i Enverit?- pyesni ju.
Perseris : Nene Tereza ishte shqiptare e mencur, boterore! Ajo e vleresonte figuren e Enver Hoxhes si burre shteti dhe sepse, ne krye te popullit shqiptar, udheheqesi kishte bere shume per vendin e tij.
Kur erdhi ne Atdheun e saj, ne Shqiperi, Nene Tereza u habit qe nuk po shihte rrugeve te shtrire, njerez mjerane, lypesa, lebroze, te sakatuar, qe nuk i dilte askush perpara per t’i kerkuar ndihme per buke a sherim, cka, ne menyren e saj, edhe e ka shprehur nje dukuri te tille!
“Miku” im!
Nene Tereza nuk ia lejonte vetes te binte ne nivelin e klases se sotme politike te popullit shqiptar, te politikaneve e te shtetareve te sotem, te cilet duhet te mesojne nga Nene Tereza per nderimin e historise e te figurave te shquara te saj dhe per perkushtimin ndaj popullit!
Keta jane larg Nene Terezes!