Shqipëria/Aktualitet

Muharrem Xhafa: 11 Janari – Dita e Republikës së Shqipërisë

11 Janari –
Dita e Republikës së Shqipërisë!
Nesër është 11 janar 2023 – 77 vjetori i festës së Republikës Popullore të Shqipërisë.
Shqiptarët duhet të dinë se 11 Janari i vitit 1946 është dita e shpalljes së Shqipërisë Republikë Popullore! Ajo ishte dite feste!
Regjimi borgjez nuk e nderon ditën e shpalljes së Shqipërisë Republikë Popullore, sepse i ka rrënjët në LANÇ, e kanë vendosur komunistët dhe është vendosur në socializëm.
Po edhe pse nuk e nderon regjimi borgjez, nuk e harron populli!
Shqipëria gjatë LANÇ-it ka qenë “Monarki”, jo Republikë.
Enver Hoxha i kishte premtuar popullit shqiptar se formën e shtetit do ta zgjidhte pas çlirimit të Atdheut dhe e mbajti fjalën.
Më 2 dhjetor 1945, u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të Shqipërisë, të cilat qenë zgjedhje të përgjithshme, të lira, të drejtpërdrejta e të barabarta.
Asamblea Kushtetuese e Shqipërisë, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.
Në shpalljen e Shqipërisë Republikë Popullore ishin të pranishëm edhe përfaqësues të misioneve të fuqive të mëdha antifashiste të Luftës së Dytë Botërore : Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik!
Shqipëria, me emrin e lavdishëm Republika Popullore e Shqipërisë, është pranuar në OKB e në organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe është njohur prej më shumë se 150 vendesh të botës, me të cilët ajo kishte lidhje diplomatike, ekonomike e kulturore!
Ndryshimi i emrit në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, më 28 dhjetor 1976, nuk ndryshoi thelbin e fomës së shtetit, por i pasqyroi më plotë e më saktë përmbajtjen e tij dhe përparimin që vendi ynë kishte bërë në vitet socializmit.
Dita e 11 janari 1946, e shpalljes së Shqipërisë Republikë Popullore, shënon edhe ditën e fitores zyrtarisht të popullit shqiptar mbi monarkinë zogiste e zogistët, mbi ballistët dhe bajraktarët.
Rroftë 11 Janari 1946!
Rroftë Republika!
Më 10 janar 2023