Histori

Muharem Gjafa: “Zëri i Popullit” sot mbush 79 vjet

“Zëri i Popullit” sot mbush 79 vjeç!
Gazeta “Zëri i Popullit” u themelua në Tiranë, më 25 gusht 1942.
Në krye të PKSH-së gazetën “Zëri i Popullit” e themeloi Enver Hoxha, i cili ishte edhe gazetari e kryeredaktori i parë i saj.
“Zëri i Popullit” është gazeta që tmerroi pushtuesit fashistë e nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre tradhtarë; që ngriti popullin në LANÇ dhe në ndërtimin e mbrojtjen e socializmit!
Sa kohë që Enver Hoxha ishte në krye vendit, të popullit, të Partisë, të shtetit, të ushtrisë, gazeta “Zëri i Popullit” ishte zëri i së vertetës jo vetëm i popullit shqiptar, po edhe i proletariatit e popujve tjerë të botës!
Gazeta “Zëri i Popullit” nuk është më organ i shtypit të PSSH-së. Kjo parti borgjeze e hodhi tej “Zërin e Popullit” shqiptar!
Po të kishte qenë kryeballisti Mithat Frashëri themeluesi i “Zërit të Popullit”, 79 vjetori i saj do të ishte festuar me tamtame nga PS-ja dhe shteti fashist!
Lavdi, nder e respekt “Zërit të Popullit” dhe gazetarëve e drejtuesve besnikë të saj!

Lavdi Enver Hoxhës!