Kulturë\Letërsi

Mitrush Kuteli: I bie arës mespërmes (Poezi°

“I bie arës mespermes
e gjer në bres
e përmbi bres
humbas me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam…
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim…
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!…
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Mitrush Kuteli – Ndërtimi