Kulturë\Letërsi

Mina T. Qiriçi: Legjendat nuk vdesin

10 janar 1944 – 10 janar 2024
LEGJENDAT NUK VDESIN!
Heroit të Popullit Kajo Karafili në 80 vjetorin e rënies
Tregim
Nga Mina T. QIRICI
Myslym Peza u ngrit vrullshëm në këmbë.
Shpatullat e gjera prekën degët e lisit.
Vuri dorën mbi dhjetëshen e famshme dhe gjëmoi: -Legjendat nuk vriten!
Kajo Karafili është legjendë! Mban në zemër flakën e lirisë! E ndezëm ne!
Pezakët!
Çeta e parë partizane në botë kundër fashizmit! Trimi i babës! Me Kajon në krahë kisha një batalion trimash me vete!”
Partizanët dhe fshatarët e Cikalleshit e varrosën Komandantin e Batalionit në lëndinëzën e vogël pranë pyllit me pisha të gjelbër.Degët e pemëve uën kokën!Toka e ngrirë hapi zemrën!
E mori në gji djaloshin njëzet e tre vjeçar nga Bllaca e Pogradecit!Flokët e gjatë, të zez, të ndarë në mes, si dy krahë shqiponje, i qarkonin ballin.
Krismat e pushkëve çanë ajrin e ftohtë të fshatit Lis-Patros mesditën e 10 janarit 1944!
-Vdjekje fashizmit!
-Liri e popullit!
Partizanëve u lotonin sytë!Më shumë lotonte vajza partizane Myrvete Peza!Shkulte flokët kaçurrelë dhe dihaste nga dhimbja!
E fejuara e Kajo Karafilit!Mbesa e babë Myslymit! E puthi në ballë!
-Do ta marr hakun!
Lajmi për vrasjen e Kajo Karafilit u përhap si mortajë nga gjermanët dhe ballistët gjithëkund.
Pezë, Kavajë, Durrës, Shijak,Tiranë.
Askush nuk e besonte!Aq sa mund të vritet dëshira për liri, aq vritet Kajo Karafili!
Komandanti ballist Ram Habili kërkonte të shkulte nga zemrat e njerëzve mitin!
Legjendën e trimërisë!
Të shkulte dashurinë për liri!
Dhjetë ditë ia kërkoi varrin!Dhjetë ditë gërmoi me duar e thonj çdo centimetër fushë, lëndinë e zabel rrethinave të Kavajës.Dhjetë ditë mallkoi tokën që e mbante në gji!
E gjeti në ditën e njëmbëdhjetë!
Ia treguan spiunët!
Fshatarët u rrëqethen!
Zhvarroset i vdekuri?
Ram Habili pa kod dhe moral!
-E shikoni? Është Kajo Karafili!-thirri çmendurisht. Kajo Karafili i Babë Myslymit ka vdekur! Kajo Karafilin e vrava unë!Nuk ka më Kajo!Nuk ka më legjendë!
Kavajasit e thjeshtë kalonin pranë kufomës së partizanit të ç’varrosur me shpatullat e gjera dhe krahët muskulozë mbështetur pas murit të vjetër!
Qendronte në këmbë!
Si rrap shekullor!
Njëmbëdhjetë ditë mbuluar me dheun e ftohtë dimëror!Njëmbëdhjetë netë nën tokën kallkan!
Fytyra e djaloshit pogradecar ende qeshte!Flokët krahëshqiponjë ia përkundëte era e detit shkumbëbardhë!
-Pështyjeni!-ulëriu Ramë Habili!
-Qëllojeni me gurë!-turfulloi togeri gjerman!
-Trimi i nënës!-psherëtiu plaka kavajase.Në dorë mbante një luleborë. E vendosi mbi gjoksin e partizanit që vazhdonte të qeshte! Qeshte me ballistët dhe gjemanët!
Studenti Met Tabaku hoqi nga qafa shallin dhe lidhi ballin e partizanit.Të mos e lagte shiu i janarit!
Iu afrua kryeballistit dhe tha përbuzshëm:
-Kostandini u ngrit nga varri për të mbajtur besën e dhënë!Ti ngrite nga varri Kajo Karafilin për të thyer mitin!E ktheve në legjendë!Ngrite nga varri atentatorin sypatrembur që u bënte varrin armiqëve!Legjendat nuk i tret dheu!Ripërtërihen! Nga hiri si Feniksi!Ky është fundi yt prej ballisti bashkëpunëtor me nazistët!Populli nderon heronjtë!Përbuz tradhëtarët!
Të nesërmen në vend të trupit të Kajo Karafilit gjermanët dhe ballistët gjetën një pirg të madh me lule.
Kavajasit e rivarrosën me nderime në varrezat e qytetit të vjetër!
Ditë më pas partizania me flokët kaçurelë u qëllua për vdekje.Në dorë mbante revolverin e Kajos.
-Po më pret! Më varrosni pranë tij!
Nxori nga xhepi një monedhë floriri dhe i tha partizanit Çelmeta:
-Ma ka dhënë baba për unazën e fejesës.Bëje gjerdan martese në ditën e çlirimit të Shqipërisë!
E ndjej! Është shumë pranë!
Kur vjen pranvera dy pëllumba të bardhë fluturojnë mbi kodrat dhe fushat e Pezës!
Me gugatie dashurie!
Vajza pezake Myrvete Peza!
Djaloshi pogradecar Kajo Karafili!
Vazhdojnë të duhen ende!