Menderes Zeneli: Qenan Mehmeti atdhetar dhe veprimtar i palëkundur i çështjes kombëtare shqiptare
Qenan Memeti Zhunica, ashtu si ka dëshirë ta thërrasin, ka lindur më 01 dhjetor 1959 në Zhunicë të Preshevës, nga prindërit, babai Memeti dhe nëna Isnija, tashmë të ndjerë! Ata kishin katër djemë e një vajzë: Rrustemin, Ekremin, Qenanin, Gurselin dhe Mernijen. Qenani si shumë të tjerë, në familje e aty përreth u rrit me një standard mesatar. Po ngjarjet e bujshme të vitit 1981, si edhe te shumë tjerë, lanë vërragë të pashlyeshme edhe te ky i ri i asaj kohe.
Qenan Memeti, si student në Rumani, në vitin 1984 u burgos për veprimtari “kundërrevolucionare”, ashtu si vlersoheshin atëherë. Po ku u burgos, sa u dënua e sa ishte kohëzgjatja e burgut të tij? Cila ishte aktakuza, kush ishin dëshmitarët në gjygj, dhe si silleshin me të burgosurit shqiptarë, ata shqiptarë që punonin nëpër organet shtetrore? Pas lirimit nga burgu ku e kah shkoi, çfar bëri e si u “risocializua” në rrethin ku jetonte. Pas emigrimi në Zvicër, me kë u njohtua fillimisht atje? A u këthye ndonjëherë në vendlindje, etj. Me kë bashkëpunoi gjatë Luftës në Kosovë, të udhëhequr nga UÇK-ja. Ku ishte gjatë Luftës në Preshevë? Me kë bashkëpunoi pas të gjitha këtyre veprimtarive? Ku është sot dhe çfarë bën? A ka pasur ndonjë shpërblim material a moral për vuajtjet e tija në burg, e poashtu edhe për veprimtarinë e tij pas burgut? Të gjitha këto do t’i mësojmë nga bashkëbisedimi me të, si një personalitet i vetdijshëm e i përgjegjshëm për të gjitha ato që ka kaluar gjatë jetës së tij.
Shkollën fillore e ka përfunduar në fshatin Zhunicë të Preshevës, katër vjetët e dyta të tetëvjeçares dhe gjimnazin i ka përfunduar në Preshevë. Pas gjimnazit, në vitin shkollor 1978/79, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore (dega Biologji), në Prishtinë. Gjatë vitit 1979 shkon në Craiova të Rumanisë për ta mësuar gjuhën Rumune, si parakusht i përgatitjes për studimet e tija në Universitetin e Bukureshtit. Si student në Rumani qëndroi deri më 17 Maj të vitit 1984. Është kjo pikërisht data e burgosjes së tij nga shërbimi sekret jugosllav, arsyeja e vetme për të cilën edhe nuk ka arritur t’i përfundojë studimet.
Cilat ishin hollësitë e filleve të brumosjes, në frymën e idealit kombëtar, të të riut Qenan Memeti, gjë për të cilat ai shprehet me shumë mallë! “Që nga fëmijëria kam qenë i yshqyer me frymën patriotike nga prindërit e mi, gjë për të cilën kurr nuk do mundem t`i falënderoj sa duhet, prandaj edhe jam krenar që i pata prindër. Kujtimi për ta është i gravuar përjetësisht në mua”! Shkuarja për studime në Prishtinë dhe qëndrimi njëvjeçarë atje ia mundësoi të njohë edhe veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare.
Ka pasur fatin e nderin të njohë Prof. Muhamet Mehmetin e ndjerë, te i cili ka banuar së bashku me Heroin e Kombit Xhemajli Berishën. Me Xhemajliun e lidhin fillet e aktivitetit politik e patriotik, nga i cili mësoi shumë gjëra që nuk i kishte ditur më parë. Aty pasurohet me shumë gjëra të rëndësishme, të cilat nuk i harron asnjëherë, dhe kur e merr malli për shokët e idealit i kujton me shumë nostalgji, “Të falenderoj në pafundësi Heroi i Kombit Xhemajli Berisha! Përjetësisht LAVDI ty dhe Prof. Muhamet Mehmetit, po edhe gjithë të rënëve për liri”!
Gjatë qëndrimit në Rumani bie në kontakt të përhershëm me përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, Idriz Shehun dhe Muharrem Sulkën. Me përfaqsuesin e Ambasadës në Sofje kishte rënë në kontakt përmes babait Memetit, i cili kishte kontakte të përhershme me Ambasadën Shqiptare atje, kontakte të cilat i zhvilloi para se të shkonte në Rumani. Njohja dhe shoqërimi me këta të fundit, e pasuroi dhe e kaliti edhe me më shumë gjëra të rëndësishme jetike. I falënderon pafundesisht këta atëdhetarë që e ngritën edhe më lartë idealin për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare! U burgos më 17 maj 1984 nga sigurimi shtetëror jugosllav, për vepër penale Spiunazh kundër shtetit, sipas nenit 128 të ligjeve adekuate të RSFJ-së, dënimi iu dha nga Gjykatësi shqipfolës Ekrem Islami, në Gjykatën e qarkut të Vranjës. Kjo gjykatë e dënoi atë me 6 vite burg. Pas 8 muajëve hetimesh të rënda dhe gjykimit në Vranjë, e dërgojnë në burgun e Nishit për ta vuajtur dënimin. Në këtë burg, 6 muajt e parë i kalon në izolim, së bashku me kriminelë të të gjitha llojeve. Më pastaj transferohet në pavionin “C”, pas vujatjes së dënimit prej 5 vjetësh, lirohet një vit më herët.
Po si i ra në gjurmë aktivitetit të Qenan Memetit, Sigurimi i atëhershëm shtetërorë jugosllav? Sipas pohimeve të Qenanit, “Ata janë A.S, B.F, T.K dhe M.M, plus ka edhe të tjerë që do i nxjerrë një herë tjetër. A.S dhe B. F. ishin të dërguarit special të sigurimit shtetëror jugosllav në Bukuresht, këta insistonin që të vinin për vizitë te unë në Bukuresht dhe njëherit e vizituan edhe Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Pas vizitës së tyre aty më njoftoi Sekretari i Parë i Ambasadës, se këta të dy janë të dërguar nga sigurimi serb për të mbledhur informata. Gjatë procesit gjyqësor pikërisht këta dy ishin dëshmitarët e prokurorisë”. Gjatë procesit hetimorë nga Presheva ishin Metushi dhe Stanimiri, po edhe nga Nishi e Beogradi vinin inspektorë për marrjen në pyetje në zyrat e sigurimit, të cilët nuk prezentoheshin. Ne burgun e Nishit njohtohet edhe me të burgosurit tjerë politikë të trojeve shqiptare nën okupim, Eshref Jakupin, Hysen Gegën, Ahmet Isufin, Faikun e Breznicës, Bajram Kosumin dhe vllaun e tij në pavionin “A”. Në pavionet tjera ishin Ramadan Pllana, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Hasan Ukëhaxhaj, Sherif Konjufca, Saqip Zumberi, Syl Mujaj, Gani Koci, Enver Dugolli, Xhevat Zekaj, Sejdulla Kadriu dhe shumë të tjerë. U kërkon ndjesë atyre që nuk ua ka mbajtur në mend emrat, sepse ka kaluar kohë e gjatë nga viti 1989. Pas lirimit menjiherë u dergua të kryej shërbimin ushtarak jugosllav. E dërguan në ishullin kroat Mali Loshinj. Qëllimi i tyre ishte që ta shtinin përsëri në kurth, por si pasojë e përvojës së hidhur ishte kalitur mirë, dhe nuk pësoi ndonjë burgosje tjetër.
Pasi këthehet nga shërbimi ushtarak largohet për në Zvicër, pas dy viteve (1990-91) të qëndrimit atje, kthehet në vendëlindje për t’u kurorëzuar me Nesrine Rexhepin, dhe prej atij viti nuk e ka parë më vendlindjen ndonjëherë. Prej atëherë, me bashkëshorten Nesrine Memeti-Rexhepin, jeton e punon në Zvicërr. Të dy bashkë i kanë djemtë: Linorin, Drilonin dhe Dardanin, por edhe nipin Loanin, djali i Linorit dhe bashkëshortes së tij Michèle Memetit.
Kontaktet e para me ilegalen jashtë vendit, me Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës (më vonë Lëvizja Popullore e Kosovës), i ka pasur me Abaz Xhukën, Musa Xhaferin, Fazli Veliun dhe Gjyle Krasniqin, e pastaj edhe me të tjerë gjatë qëndrimit në qytetin e Luzernit. Pas kërkesës për strehim në Basel/CH e transferuan në kantonin e Valais në qytetin e Crans-Montana. Këtu njihet me Abaz Pllanën dhe dy kusherinjtë e tij Dautin dhe Behxhetin, të cilët e vënë në kontakt me Bardhyl Mahmutin në Bex/VD. Bardhyli e vuri në kontakt edhe me të tjerë veprimtarë në këte kanton, po edhe në kantonin e Lozanës me vëllezrit Avdyl e Malë Panxhaj dhe shumë veprimtarë të tjerë të LPK-së në të gjitha kantonet e Zvicrës.
Tashmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte marrur formë të mirëorganizuar, dhe paraardhësja e saj LPK-ja, i jepte forcë e mbështetje të fuqishme. Qenani, prej fillimit të luftës u gjend në bashkpunim me përfaqësuesin Politikë të Ushtërisë Çlirimtare Bardhyl Mahmutin, Gjeneral Jashar Salihun, (Jasharin e ndjerë e kujton edhe sot me shumë dhëmbje e mall se ndërroi jetë herët, akoma pa e shijuar Lirinë e shumëpritur më 2001) Agush Bujën, Dr.Naser Ramadanin, Menderes Zenelin, Memet Bislimin, Bekim Makollin dhe Zenel Sukën, po edhe me shokë të tjerë në misione të ndryshme diplomatike nëpër shtetet e ndryshme të Europës qendërore. Gjithashtu gjatë periudhës së Luftës çlirimtare të Kosovës, ishte rasti kur u organizuan konvoji më i madh humanitarë nga Zvicrra për në Kosovë. Ky aktivitet humanitar u organizua fal veprimtarëve të çështjes kombëtare në të gjitha kantonet e Zvicrës. Qenan Memeti e kreu këtë obligim në bashkëpunim të ngushtë me Agush Bujën, Jashar Salihun dhe kryetarin e shoqatës “Mëmëdheu” në ST-Galen Isuf Sherifin, dhe 62 shoferët e shoqatës së Zürihut të Epërm dhe Zürihut të Ulët. Kontribut dhe mund të madh kanë dhënë Avdyl Panxhaj me shumë shokë tjerë, Falemnderit Zvicer! Fill pas pëfundimit të Luftës në Kosovë, Preshevës me rrethinë iu deshtë të organizohet për një përballje tjetër me shtetin e mbetur Serbia dhe Mali i Zi (Jugosllavia e tretë, si quhej atëherë). Qenan Memeti me Adnan Asllanin e Menderes Zenelin udhëtuan në vendlindje, ku e përfaqësoi diasporën për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Në muajin prill të vitit 2000 mori pjesë në Mbledhjen e zgjeruar të UÇPMB-së, të Këshillit Politik për Preshevë Medvegjë e Bujanoc, në Malishevë të Gjilanit. Aty u morën vendime të shumta, zgjërimi i Këshillit më antarë tjerë, bashkëpunim i ngushtë i Këshillit Politik dhe faktorit Ushtarak…! Mbështetje Politike, Logjistike, financiare nga Diaspora. Qenan Memeti, si Koordinatorë për organizimin e Diasporës, bashkë me shumë të tjerë mori pjesë në Mbledhjen e mbajtur në Bernë të Zvicrrës ku u themelua Fondi “Zëri i Atdheut” për Zvicër, në të cilin kryetar u zgjodh Hamdi Ajdini. Aktivitetet në Diasporë vazhduan gjatë gjithë kohës, sa kishte luftë në Luginë të Preshevës. Qenani me shokë, si gjithëmonë ishte për mbrojtje politike, mbështeje financiare, logjistike, për kontakte me bashkëatdhetarë nëpër Zvicër. Ai për nevojat e luftës udhëtoi edhe në Gjermani, Holandë, Belgjikë e gjetiu. Bashkpunim të ngushtë ka pasur me shumë veta, me Menderes Zenelin, Ramadan Pllanën, Halim Selimin, Saqip Zymberin, Xhymshit Saqipin, Luan Xhemailin, Bunjamin Ademin, Driton Tahirin dhe shumë e shumë të tjerë. Ka shkuar shpesh në vendlindje, ku ka takuar udhëheqësit Politik e Ushtarak Halil Selimin, Sejdulla Kadriun, kom. Shpëtimin (Mustafë Shaqirin), kom. Lulin (Lulzim Ibishin) kom. Profin (Xhemal Zenelin) kom. Delltën (Bardhyl Osmanin), zëvendës-komandantin e njësitit Shkaba të brigadës “113 Ibrahim Fejzullahu” të Zonës Operative të Preshevës, Orhan Rexhepin.
Shqiptarët gjithëandej janë angazhuar njësoj për çështjen tonë të përgjithshme, por, se a u arrit qëllimi mbetet për t’u dëshiruar! Kosova është aty ku është, por jo ashtu si deshtën dëshmorët, heronjët, veprimtarët politik e ushtarak! Ka shumë punë përpara për t’u bërë, sfidë që nuk është lehtë t’i bëhet ballë! Edhe shqiptarët jashtë Kosovës në viset e saja, si në Luginë të Preshevës, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Çamëri, shpresat i kanë te Kosova dhe Shqipëria, të cilat duhet t’i kërkojnë faktori ndërkombëtarë bashkëpunim e mbështetje. Para pëfundimit, ata që dikur kishin vuajtur bashkë nëpër burgjet e rënda nëpër Jugosllavi, sikur nuk u kujtuan, që edhe shqiptarët jashtë Kosovës, si bashkëvuajtës të dikurshëm, kanë dhënë shumëçka nga vetja e tyre për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Po sa u shpërblyen moralisht e materialisht ata? Shqiptarët e Kosovës u shpërblyen me shtetësi e dokumente udhëtimi, e ata që ishin të burgosur, morën edhe shpërblim material për vitet e kaluara në burgje! Ndërsa ata jashtë Kosovës, as me njërën e as me tjetën?! Për koinçidencë, Qenan Memeti nuk ka as dokumente të Preshevës e as të Kosovës, as shpërblim material (nuk është i vetmi, ka plotë raste të tjera), edhe pse Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligje për këto çështje. Për të gjitha këto që u thanë, të gjithëve i kërkojmë ndjesë, për ndonjë gjë që nuk shkon, por një gjë është e sigurtë cilido emër që është përmendur, në një formë apo një tjetër, ose mungon dikush nga bashkëvuajtësit, bashkë veprimtarët, faktet na janë ofruar prej Qenan Memetit, ku ka një Arkivë të tërë, për burgun, veprimtarinë ilegale të luftës në Kosovë e në Preshevë, dhe atë humanitare. Ai konvoji i përmendur më parë në dokumente cilësohej si humanitarë, por në të vërtetë fjala ishte për kamionë ushtarak, që i dedikoheshin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u mbrojtën me fanatizëm, gjë e cila u
pasqyrua edhe në mediat e kohës, si në Zvicër e në Itali!
Nga e gjithë kjo veprimtari e bujshme, organizative, diplomatike, politike, patriotike, humanitare, logjistike, Qenan Memeti i kujton me shumë respekt shokët bashkveprimtarë. Një falënderim të veçantë e ka për familjen e ngushtë, të cilëve u ka munguar gjatë asaj kohe, bashkëshortes Nesrine Memeti-Rexhepit, djemëve Linorit, Drilonit e Dardanit.
Shumë shëndet për ata që vuajtën, nderë e rrespekt të madh për veprimtarët, veteranët e luftës, invalidët e luftës së Lavdishëme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇPMB-së! LAVDI Dëshmorëve dhe Heronjëve të Kombit!
Në shenjë respekti atyre që kontribuan për Kosovën! Urime Pavarësia Kosovë!